Të veçanta

Fjalor filozofie (A)

A

a posteriori – I shpjeguar nga eksperienca, pra, shpjegim i cili varet nga përvoja dhe është i mëvonshëm.

a priori – I shpjeguar pavarësisht përvojës, në një mënyrë logjike, jashtë saj.

absrtaktim – 1. Veprim i shpirtit që ka të bëjë me izolimin e një elementi të një objekti ose në bashkimin e objekteve për t’i konsideruar të veçuar.

  1. Veprim i shpirtit i cili konsiston në formimin e një ideje nga dallimi, veçimi, ndarja ose ribashkimi i elementëve të zakonshëm në një shumëllojshmëri objektesh.
  2. Rezultat i një ose disa veprimeve precedente (të mëparshme)

absolut – që nuk varet dhe nuk kushtëzohet nga diçka tjetër; që merret a që
vështrohet në vetvete, pa u lidhur e pa u krahasuar me diçka tjetër E vërteta absolute. Ide absolute.

agnostik – pasues dhe mbrojtës i pikëpamjeve të agnosticizmit.

agnosticist – që ka të bëjë me agnosticizmin; që ndjek e mbron parimet e
agnosticizmit. Teori (rrymë, pikëpamje) agnosticiste. Qëndrim agnosticist.

agnosticizëm – rrymë filozofike idealiste, që mohon mundësinë e njohjes së botës
objektive dhe të ligjeve të zhvillimit të saj.

aksident – Vetia e një qenie e cila nuk i përket përkufizimit të saj.

atribut –  veti thelbësore, e domosdoshme dhe e përhershme e një sendi a e një dukurie; cilësi që karakterizon një send a një dukuri. Atribut i brendshëm i materies. Atribut i një shoqërie.

analogji – ngjashmëri e strukturave midis elementëve nga fusha të ndryshme.

analitik – vërtetim që bazohet në kuptimin e termave, fjalëve ose koncepteve prej të cilëve kompozohet.

animal – jetesë e organizuar që organizohet nga fakti i lëvizshmërisë dhe ndjeshmërisë.

art – veprimtari e prodhuar prej njeriut, nga imitimi i produkteve të natyrës.

artisan – prodhues nëpërmjet punimit me dorë  i artefakteve të përdorshme, të cilat ai i përpunon plotësisht vetë.

artist –  individi që prodhon vepra arti.

ateizëm – Doktrina e cila mohon ekzistencën e Zotit, përgjthësisht ekzistencën e Zotit unik dhe transedent (të përjetshëm).

autoriteti – 1. ndikueshmëri e natyrshme, afttësi legjitime për të bërë të tjerët të të binden.               

  1. fuqi për të bindur, legjitime për shkak të statusit të saj.
  2. person ose institucion që zotëron një pushtet të këtij lloji.

 

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shko te TOP