Të veçanta

Fjalor i Diplomacisë (B 1)

B

Bilateral – dypalësh: Që përfshin dy palë apo dy shtete. Shiko edhe multilateral, treaty. Diskutimet, negociatat ose traktatet dypalëshe janë midis një shteti sovran dhe një entiteti tjetër, qoftë një shtet tjetër sovran ose një organizate ndërkombëtare. Marrëdhënia midis dy kombeve quhet një marrëdhënie dypalëshe.

Balance of power (Balancimi i pushtetit) – shpërndarja e fuqisë midis shteteve në çdo kohë të dhënë.

Border (kufi) – Vijë që ndan territorin tokësor apo zonat detare të një shteti nga një tjetër.

Border management –(menaxhim kufiri): Lehtësim i flukseve të autorizuara të biznesmenëve, turistëve, migrantëve dhe refugjatëve si edhe zbulimi dhe parandalimi i hyrjes së paligjshme të të huajve në një vend të caktuar. Masat për menaxhimin e kufijve përfshijnë vendosjen nga ana e shtetit e kërkesave për vizë, sanksione për kompanitë e transportit që sjellin të huaj të parregullt në territor dhe bllokimin në det. Standartet ndërkombëtare kërkojnë balancimin e lehtësimit të hyrjes së udhëtarëve të ligjshëm me parandalimin të hyrjes së udhëtarëve për arsye të pabazuara ose me dokumentacion të pavlefshëm. Shiko edhe border control.

Barganing (Bisedime) – shkëmbimi i ofertave dhe kundërofertave, ndonjëherë e kuptuar si pazarllëqe. Në këtë kuptim barganin është një taktikë e përdorur brenda negociatave. *Sinonim për negociata

Belligerent (ndërluftues) – një shtet i angazhuar në luftë, një grup kryengritës me këtë status.

Breaking relations (Marrëdhëniet e ndërprera) – akti zyrtar i ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me një komb tjetër, duke nënvizuar kështu mosmiratimin e veprimeve dhe politikave të atij shteti. Bëhet vetëm në situata të rënda.

Burden of proof (barra e proves): Përgjegjësia e një pale për të vërtetuar një akuzë apo pohim të kundërshtuar. Në kontekstin migrator, një i huaj që kërkon të hyjë në një shtet të huaj përgjithësisht mban barrën e provës, që do të thotë se, i huaji duhet të vërtetojë se ai/ajo ka të drejtë të hyjë dhe se nuk është i/e papranueshëm në bazë të ligjeve të shtetit.

Blockade (Bllokadë) – Një varg masash e veprimesh që zbaton një shtet kundrejt një shteti kundërshtar për t’ia prerë lidhjet politike, ekonomike etj. me vendet e tjera, me qëllim që ta vetmojë, ta dëmtojë e ta detyrojë t`u nënshtrohet synimeve politike të tij. Bllokadë politike (ekonomike, diplomatike, financiare).

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shko te TOP