Të veçanta

Fjalor i Diplomacisë (C 1)

C

Calendar – Në përdorimin diplomatik dhe arkivor, një listë me dokumentacione të rregulluara kronoligjikisht së bashku me një përmbledhje të shkurtër të tyre apo transkriptë e plotë, ose kombinim i të dyjave. Kalendarët u zbuluan në burokracitë e periudhës mesjetare për të lehtësuar qasjen në përmbajtjet në dokumentet origjinale, si: traktatet, depozita dhe letra.

Chancery (arkivi) – Hapësira e zyrës ku funksionon Shefi i Misionit dhe stafi i tij. Kjo zyrë nganjëherë quhet ambasada, por, teknikisht, ambasada i referohet vetë delegacionit diplomatik.

Chief of mission (Kryetar i misionit) – Zakonisht i quajtur edhe ambasador, kreu i rendit në një ambasadë ose mision dhe përfaqësues personal i kryesuesit të shtetit i kombit të tij.

Convention – Marrëveshje e lidhur ndërmjet dy a më shumë shteteve për shkëmbime në fushën tregtare, kulturore etj. Një asamble e personave që takohen për një qëllim të përbashkët sidomos një takim të delegatëve me qëllim të formulimit të një marrëveshjeje me shkrim për çështje specifike. Fjala specifikisht i referohet vetë marrëveshjes me shkrim.

*Marrëdhëniet Konsullore – 1963

*Marrëdhëniet Diplomatike – 1961

*Mbi ligjin e traktatave – 1969

* Mbi parandalimin dhe dënimin e krimeve kundër ndërkombëtarëve

*Personat e mbrojtur, përfshirë agjentët diplomatikë – 1973

*Privilegjin dhe imunitetin e agjencive speciale – 1946

*Kombet e Bashkuara – 1946

*Përfaqësimi i shteteve në raport me organizatat ndërkombëtare me karakter universal – 1975

*Misionet speciale – 1969

*Statuti i refugjatëve – 1951

Cancelar (kancelar) – Kryeministër (në Austri e në Republikën Federale Gjermane); titulli që mban kryeministri në këto shtete. *Detyra e titullit që kanë disa drejtues me përgjegjësi në administratën e disa vendeve borgjeze; ai që ka këtë detyrë a titull. Kancelari i vulës.

Civil and political rights (të drejta civile dhe politike): Zakonisht përdoret për të përshkruar të drejtat që parashikohen në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Politike dhe Civile, 1966 (psh. e drejta e vetëvendosjes; e administrimit të lirë të pasurive dhe burimeve natyrore; e mosdiskriminimit; e barazisë në të drejta midis burrave dhe grave; e drejta e jetës; liria nga tortura, trajtimi apo ndëshkimi mizor, çnjerëzor apo degradues; liria nga skllavëria dhe nënshtrimi; liria nga arrestimi apo ndalimi arbitrar; liria e lëvizjes brenda një shteti; e drejta e lirisë dhe sigurisë së personit; barazia përpara gjyqit; e drejta e gjykimit të drejtë dhe publik nga një gjykatë e paanshme lidhur me akuzat penale; ndalimi i përgjegjësisë penale me fuqi prapavepruese; e drejta e privatisë në çështjet familjare, shtëpisë dhe korrespondencës; liria e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetar; liria e shprehjes; e drejta e grumbullimit paqësor; e drejta e organizimit në shoqata dhe pjesëmarrja në aktivitete publike).

Country desk (vendi shtetit) – Departamenti i Shtetit ka zyrë për çdo vend me të cilin Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie diplomatike.

Country team (ekipi i shtetit) – një grup ndërinstitucional i përbërë nga kryesuesit e secilit departament të shtetit në ambasadë dhe krerët e agjensive tjera qeveritare në SHBA. Takimi i ekipit shtetëror paraqet rast të rregullt për shpërndarjen e informacioneve midis agjencioneve dhe një mundësi për të koordinuar aktivitetet.

Consulate (Konsullata) – Një zyrë pjesë e ambasadës ose e themeluar nga një komb në një qytet të rëndësishëm të një kombi tjetër, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve që udhëtojnë ose qëndrojnë aty. Përveç kësaj, këto zyra janë të ngarkuara me kryerjen e detyrave të tjera të rëndësishme të tilla si lëshimi i vizave (kur kjo kërkohet) për të strehuar shtetasit e vendit që dëshirojnë të udhëtojnë në vendin që përfaqëson konsullata. Të gjitha konsullatat, qofshin të vendosura në kryeqytet apo në bashkësi të tjera, janë administrativisht nën ambasadorin dhe ambasadën.

Constitution kushtetutë: Ligji themeltar dhe organik i një shteti, që përcakton konceptimin, karakterin dhe organizimin e qeverisjes së tij, si edhe përshkruan shtrirjen e fuqisë së sovranitetit dhe mënyrën e ushtrimit të tij. Traktat për krijimin e një organizate ndërkombëtare ku përcaktohet mandati dhe funksionet e saj.

Capitulation (kapitullimi) – është veprim që nënkupton vetëpranimi i mundjes dhe dorëzimi armikut, duke ndërprerë veprimet luftarake a kundërshtimet e duke pranuar kushtet që dikton ai si fitues. Regjimet e kapitulimeve ishin themeluar edhe në Egjipt, Persi, Kinë, Japoni…

Consular officers (nëpunës konsullor): Zyrtarë shtetërorë që përfaqësojnë shtetin jashtë vendit për çështjet e vizave dhe qëndrimit. Neni 1(d), Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore, 1963, përcakton se nëpunës konsullor është “çdo person, përfshi edhe drejtuesin e postit konsullor, të cilit i është besuar ushtrimi i funksioneve konsullore”. Shiko edhe consular functions.

Consular functions funksione konsullore: i referohet mbrojtjes së interesave të shtetit dërgues dhe shtetasve të tij në shtetin pritës; nxitjes së forcimit të marrëdhënieve tregtare, ekonomike, kulturore dhe shkencore midis shtetit dërgues dhe shtetit pritës (Neni 5, Konventa e Vjenës).

Crime, international krim, ndërkombëtar: Sipas të drejtës ndërkombëtare, krimet kundër paqes, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, pirateria, genocidi, aparteidi dhe terrorizmi konsiderohen si krime ndërkombëtare. Çdo shtet ka për detyrë të gjykojë apo ekstradojë individët përgjegjës për kryerjen e këtyre krimeve; përgjegjësia individuale për këto krime është e detyrueshme edhe në nivel ndërkombëtar (Gjykata ndërkombëtare penale për Ish-Jugosllavinë dhe Ruandën, Gjykata Penale Ndërkombëtare). Shiko edhe genocide, terrorism.

Code (kod) – Sistem shenjash a sinjalesh konvencionale, që përdoret për dhënien e një njoftimi, të një urdhri etj. nëpërmjet telefonit, telegrafit ose radios. Kod sekret. Kod telegrafik. Kod me shifra (me shkronja)

Cold War (Lufta e ftohtë) – ishte një gjendje e tensioneve politike dhe ushtarake pas Luftës së II Botërore, ndërmjet fuqive të Bllokut Perëndimor (Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre në NATO dhe të tjerë) dhe fuqive të Bllokut Lindor (Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tyre në Paktin e Varshavës). Shkaku kryesor i fillimit të Luftës së ftohtë ishte gara e filluar me armatim mes SHBA-ve së bashku me Aleatet-Perendimor dhe BRSS(Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike) dhe Shteteve komuniste të cilat dolën pas Luftës se Dytë Botërore.

Colonialism KOLONIALIZËM – Politika e sundimit, e shtypjes dhe e shfrytëzimit të kolonive nga ana e një shteti kapitalist, imperialist; sundim kolonial.

Colony (koloni) – Vend i pushtuar me forcë nga një shtet i huaj kapitalist, imperialist që humb pavarësinë për një kohë të gjatë dhe shtypet, shfrytëzohet prej tij në mënyrë të egër e të pamëshirshme. *Pjesë e popullsisë së një vendi, që është shpërngulur për arsye të ndryshme e ka shkuar në një vend tjetër, ku jeton e punon duke ruajtur zakonet e gjuhën amtare; ngulim. Kolonitë shqiptare jashtë Atdheut. Kolonia shqiptare e Egjiptit (e Bukureshtit).

Crisis (Krizë) – konflikt ndërkombëtar që besohet nga shumica e qeverive si piknisje e luftës. Gjendje e vështirë në një fushë (politike, ekonomike etj.) kur kontradiktat janë ashpërsuar shumë deri në shpërthim dhe kur ka çrregullime të rënda në këtë fushë. Krizë politike, gjendje politike e rëndë që sjell pakënaqësi të madhe në masat popullore. Krizë qeveritare periudhë kur një qeveri ka dhënë dorëheqjen dhe ende nuk është formuar qeveria e re që ta zëvendësojë atë.

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shko te TOP