Të veçanta

Kemi humbur durimin

 

Po ecim me kokën e kthyer pas

Me frikën e rrugës për të mos humbur

Po qeshim nga inati buzagaz

Frutat pa u pjekur duam t’i shkundim

 

E kemi humbur durimin pa e ditur

Ne fjalë e në vepër jemi ndarë

Mëllefi ndaj punës na erdhi duke pritur

Prandaj kush veç foli ngeli si më parë

 

Durimin që mbartim e kemi humbur

Gaboi më tepër kush eci në frikë

Ndaj dhe veten tonë dot se kemi mundur

Perëndimi i diellit është mundësi e dytë

 

E kemi humbur durimin dhe për tu kuruar

Po harrojmë shërimin veç për një ndasi

Jemi musafir tek njerëzit e paftuar

Të gjithë jemi ngutur për në largësi

 

 

E kemi humbur durimin edhe tek ushqimi

Nuk po dijmë ta ndajmë pa u dëmtuar

Sofra mund të jetë plot me çfare sheh syri

Buka vështirë të tretet nëse ska shijuar

 

 

Durimin e kemi humbur dhe tek cfarë premtuam

Ashtu si hëna kur fshihet nëpër male

Nuk pyetëm shpirtin në atë që u betuam

Ligjet thyen më lehtë se shkelja e një fjale

Fatjon Kadillari

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shko te TOP