Të veçanta

Procesi zgjedhor dhe cёnimi i votёs sё lirё

Zgjedhjet elektorale janё nga temat mё tё pёrfolura nё pothuajse tё gjitha vendet, nё tё cilat zhvillohen procese tё tilla. Nё çdo sistem, zgjedhjet janё mjetet, tё cilat e legjitimojnё njё udhёheqje tё caktuar. Nё sistemet demokratike, sidomos me pёrhapjen e demokracisё pёrfaqёsuese, zgjedhjet paraqiten si mundёsia e popullit pёr tё shprehur vullnetin e tij politik, nёpёrmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur. Nёpёrmjet pluralizmit tё subjekteve politike, qytetarёt kanё mundёsi tё zgjedhin lirisht, sipas pikёpamjes sё tyre pёr tё mirёn e pёr zhvillimin, atё subjekt qё ata mendojnё se plotёson kushtet pёr ta zhvilluar shtetin nё tё cilin ata jetojnё. Tё tilla janё proceset zgjedhore, tё cilat organizohen nё vendet demokratike.

Nё sisteme tё tilla kemi disa mёnyra nёpёrmjet tё cilave realizohet vullneti popullor. Kemi ndarje mes vendeve pёrsa i pёrket organit mё tё lartё qeverisёs. Mё tё pёrhapurat janё sistemet parlamentare dhe presidenciale.  Kemi psh. SHBA-nё, ku presidenti ёshtё organi mё i lartё shtetёror, i cili zgjidhjet drejpёrsёdrejti nga populli. Kemi sisteme parlamentare siç ёshtё edhe Shqipёria, ku parlamenti ёshtё organi mё i lartё drejtues, pjesёtarёt e tё cilit zgjidhen nga qytetarёt nёpёrmjet sistemeve tё ndryshme zgjedhore: a. proporcional- ku numri i votave tё marra nga njё parti, nё bazё tё ndarjes territoriale pёrkthehet nё mandate parlamentare, b. mazhoritare- ku populli zgjedh kandidatё konkretё, e jo emra partish, ose c. miks- sistem qё ndёrthur dy tё parat.

Po ashtu edhe nё sistemet diktatoriale, zgjedhjet janё mekanizmi qё pёrdoret nga subjekti drejtues apo individi udhёheqёs pёr tё gjeneruar pushtetin e tij, e pёr tu justifikuar edhe nё arenёn ndёrkombёtare pёr pushtetin qё mban. Edhe pse procese tё tilla nё kёto sisteme janё thjesht fiktive, ato shёrbejnё si njё mjet pёr tё justifikuar gjithё pushtetin dhe politikat e ndjekura. Rast konkret pёrmendim proceset zgjedhore nё shtetin komunist shqiptar (1945-1990). Nё konkurencё nё zgjedhje ishte vetёm njё parti, e individёt/ qytetarёt ishin tё detyruar tё merrnin pjesё nё votime, ditё e cila shёrbente edhe si festё mbarёkombёtare pёr fitoren e partisё qeverisёse. Nё sisteme tё tilla, pёrqindja e votuesve kap shifrat e 99% dhe tё gjithё shkojnё “tё gёzuar” pёr tё votuar, pasi janё tё detyruar ti binden ideologjisё mbizotёruese.

Edhe nё arenёn ndёrkombёtare, zgjedhjet janё mekanizmat kryesore pёr njohjen e elita udhёheqёse nё vende tё caktuara. Kujtojmё rastin e Venezuelёs: rreth njё vit mё parё u kryen votime, fitoi partia opozitare, por presidenti vendosi tё krijojё njё parlament tё dytё, pёr tё mos hequr dorё nga pushteti. Nё kёtё moment shumica e shteteve bёnё deklarata me anё tё sё cilёs ata njihnin qeverinё qё do krijohej nga opozita, e nuk njihnin qeverinё qё qёndronte me forcё nё pushtet. Edhe nё njё kёndvёshtrim historik nё sferёn politike shqiptare, qeveria e krijuar nё Shqipёri nga Fan Noli (1924), njё nga arsyet pse nuk u pёrkrah nga forcat perёndimore ishte fakti qe nuk erdhi nё pushtet pёrmes zgjedhjeve. Shumё studiues kёtё e kanё cilёsuar si njё nga veprimet mё tё pamenduara mirё nga Noli, i cili nё kohёn qё erdhi nё pushtet, kundёrshtarёt e tij politik i kishte tё larguar tё gjithё nga vendi, e duke menduar se qeverisja e tij nuk rrezikohej mё, mori vendimin tё mos zhvillohej proces zgjedhor, nё kёtё mёnyrё duke mos e legjitimuar qeverinё e tij nёpёrmjet votёs popullore.

Por vota ёshtё edhe njё nga mjetet mё tё kontestuara nё historinё e proceseve zgjedhore. Vota (nё kuadrin e zgjedhjes politike) nё demokracitё pёrfaqёsuese mund tё cilёsohet si vendimi i çdo individi pёr njё subjekt ose individ tё caktuar, tё cilin e mendon si alternativёn mё tё mirё tё mundshme nё qeverisjen vendore apo qendrore. Vota duhet tё jetё e lirё, jo e imponuar, pasi ёshtё edhe njё nga tё drejtat e individit qё tё zgjedhё pёrfaqёsuesit e tij. Ndёrsa dhunimi i kёsaj tё drejte ёshtё i dёnueshёm me ligj. Pavarёsisht kёsaj, nё shumё vende, kemi njё cёnim tё votёs sё lirё. Vota mund tё dhunohet nёpёrmjet mёnyrave tё ndryshme.

Pikё sё pari, shit-blerja e votёs, ёshtё fakti mё i qartё i mospasjes sё njё lirie nё zgjedhje. Shitja e votёs nga qytetarё tё zakonshёm, edhe blerja e saj nga individё tё ndryshёm, ёshtё njё tregues qё rezultati pёrfundimtar i procesit zgjedhor nuk ёshtё real, sipas asaj qё qytetarёt e atij vendi duan, bazuar nё lirinё e zgjedhjes edhe tё vullnetit tё pёrgjithshёm, por i fiksuar nga faktorё tё jashtёm, tё cilёt para procesit tё votimit, me mjete tё ndryshme, kanё dashur tё kenё njё rezultat qё i konvencionon gjithёsecilit prej tyre. Kjo ёshtё forma mё klasike e cёnimit tё votёs sё lirё. Duke grupuar kёtu edhe metodat e ndryshimit tё kutive tё votimit, ndryshimit tё fletёve tё votimit apo edhe shtimit tё fletёve tё votimit nё kuti.

Sё dyti, tregues tjetёr i dhunimi tё votёs sё lirё, ёshtё edhe pamundёsia pёr zgjedhje mes disa alternativave. Qё njeriu tё zgjedhjё diçka, duhet tё ketё disa alternativa, pasi nё tё kundёrt nuk do tё ishte mё mundёsi zgjedhjeje, por vendim i imponuar. Le tё marrim njё shembull praktik rreth kёsaj. Njё person shkon nё njё supermarket dhe dёshira e tij ёshtё tё blejё njё çokollatё. Kur ai shkon afёr stendёs qё janё vendosur çokollatat, ai vёren se aty ёshtё vetёm njё lloj çokollate. Pra nё kёtё mёnyrё ai ёshtё i detyruar ta blejё atё çokollatё, edhe pёrkunddrejt faktit qё nuk i pёlqen, ose nё rastin ekstrem, tё mos e blejё fare. Ndryshe do tё ishte sikur nё atё stendё tё ishin disa lloje çokollatash, pasi nё kёtё mёnyrё, personi do tё kishte mundёsi tё zgjidhte mes opsioneve tё ofruara.

Nёse e zbresim nё realitetin shqiptar tё zgjedhjeve tё fundit ёshtё pikёrisht fenomeni pёr tu trajtuar. Kёtu kemi disa pёrplasje mendimesh rreth kёtij treguesi. Pyetja qё parashtrohet ёshtё: A ёshtё cёnim i votёs sё lirё fakti qё nuk ka alternativё zgjedhjeje?  Nё pamje tё parё po. Shembull pёr kёtё janё dikaturatat mbarё botёs, njёlloj si ajo qё sundoi nё Shqipёri pёr 45 vjet. Nё votime kishte vetёm njё alternativё zgjedhjeje, dhe individi ishte i detyruar tё votojё opsionin e vetёm. Nё shoqёritё e diktaturёs komuniste ky fenomen ёshtё mjaft i njohur.

Por pyetja lind se a ёshtё rasti i tillё dhe nё zgjedhjet e fundit vendore nё Shqipёri? Njё mendim ёshtё qё po, duke u nisur nga se thamё mё sipёr. Ndёrsa mendimi tjetёr ёshtё jo. E kjo nisur nga fakti se çfarё ka ndodhur nё Shqipёri disa kohё pёrpara procesit zgjedhor. Partitё opozitare bojkotuan procesin elektoral, dhe kёtё e bёnё me vetёdijen e tyre tё plotё. Pra nuk kishte njё tendencё tё organizuar shtetёrore pёr tё larguar partitё opozitare e pёr tё kryer zgjedhje njё partiake.

Argumentet e tё dy ideve janё tё shumta, e po pёrdoren vetёm nё kёndvёshtrime partiake. Por çёshtja themelore ёshtё a quhet votim i lirё ky rast. Sigurisht nёse do tё kishte shpёrfillje tё partive opozitare do tё ishte rast konktret diktature vote, por nё njё rast tё tillё, ku hapёsira pёr tё konkuruar politikisht ёshtё mёse e mundshme, e mos marrja pjesё nё votime ёshtё vendim partiak, treguesi i lirisё sё votёs bёhet shumё i vёshtirё pёr tu pёrcaktuar e shumё kompleks. Kjo pasi nё kohёn kur hapet gara pёr regjistrim tё subjekteve zgjedhore, e ka vetёm njё apo dy subjekte qё regjistrohen, nga shumёkush mund tё quhet si diçka normale, pasi vetёm ato subjekte kanё shprehur gatishmёrinё tё konkurojnё mes njёri- tjetrit.

Sё treti, cёnimi i votёs sё lirё vjen edhe nga moslejimi pёr tё votuar. Votimi mund tё konsiderohet si akti mё sublim politik i njё qytetari tё thjeshtё dhe nuk duhet cunguar nё asnjё lloj forme. Pёrtej tё gjithё pakёnaqёsive, apo çdo elementi negativ, individi duhet tё jetё i lirё tё shkojё tё votojё, pa pasur presion pёr tё votuar, nё tё njёjtёn kohё pa pasur presion edhe pёr tё mos votuar. Vota ёshtё mjeti i vetёm qё qytetari mund tё ndikojё nё arenёn politike. E me atё votё ai zgjedh, ose asnjanёson- duke shpallur votёn tё pavlefshme.

Propagandimi pёr tё mos marrё pjesё nё procesin e votimit, e dhunon votёn e lirё. Kjo pasi faktorё tё jashtёm po i imponojnё vendimin individёve tё ndryshёm. Nёse ecim nё bazё tё kёsaj logjike, propaganduesit e saj dalin tё jenё mё tё aftё se tё tjerёt, dhe se qytetarёt nuk e dinё se cila ёshtё mё e mira pёr ta, e i nevojitet drejtim e kёshillim. Kёtu cёnohet parimi i lirisё sё votёs, pasi kёshillimi e drejtim drejt njё zgjedhjeje mund tё bёhet fare mirё gjatё fushatёs elektorale, duke bindur qytetarёt pёr mё tё mirёn. Nё demokracitё pёrfaqёsuese, populli i zgjedh pёrfaqёsuesit e tij, dhe mё pas i kёrkon llogari atyre. Por nёse qytetarёt tregohen indiferentё, atёherё i hapin rrugё korrupsionit e fenomenve tё tjera negative. Sa mё indiferent tё jesh, aq mё shumё do tё pranosh çdo politikё apo çdo shёrbim qё ofrohet nga organet drejtuese, pavarёsisht sesa tё gabuara mund tё jenё ato. Ndёrsa duke votuar nё rastin qё nuk bie nё dakordёsi mё subjektet zgjedhore, duke shpallur votёn tё pavlefshme, pёrçon njё mesazh tek subjektet politike, duke i bёrё ato tё kёrkojnё reformin tё brendshёm tё organizimit tё tyre.

Nё kuadёr tё kёsaj mund tё spekulojmё qё votat e pavlefshme nuk merren parasysh, por kjo nuk ёshtё plotёsisht e vёrtetё. Subjektet politike janё organizime qё kёrkojnё pushtetin, e do tё bёjnё ç’tё jetё e mundur pёr ta arritur qёllimin e tyre. Kjo do tё thotё qё do tё shkojnё edhe pas disa interesave tё pёrgjithshme shoqёrore, pasi u intereson tё forcohen politikisht. Nё pamje tё parё mund tё duket sikur votat e pavlefshme nuk llogariten fare, por subjetet politike reflektojnё shumё rreth tyre, duke pasur fokus arritjen e fitimit tё atyre votave nё favor tё vetes nё tё ardhmen. E kjo nuk mund tё arrihet pa pasur njё ndryshim, brenda vetё organizimit politik.

Sё katёrti, cёnimi i votёs sё lirё sё fundmi ёshtё rritur edhe me zhvillimin teknologjik. Nё shumё shtete aplikohet sistemi i votimit elektronik. Pra nuk kemi njё fletё votimi, por nёpёrmjet teknologjisё elektronike, qytetari voton. Edhe pse njё metodё qё ka filluar tё pёrdoret pёr tё lehtёsuar procesin dhe pёr tё pёrshpejtuar numёrimin, po rezulton edhe si njё mjet shumё i brishtё dhe lehtёsisht i rrezikuar pёr manipulim.

Nё njё rast tё tillё nuk ёshtё e nevojshme tё krijohet kontakt me qytetarёt votues, por nё bazё tё hack-imit tё teknologjisё, mund tё ndryshohet rezultati zgjedhor. Problematika mё e madhe e shfaqur nё kuadёr tё votimit elektronik, ёshtё hipoteza e ngritur pёr manipulim tё zgjedhjeve presidenciale nё SHBA. Pas fitores sё Trump si president i SHBA-ve, u akuzua shteti rus dhe shёrbimet sekrete ruse, se kishin manipuluar sistemit teknologjik, duke ndryshuar edhe rezultatin zgjedhor nё favor tё Trump.

Pёrtej kёsaj, fenomeni negativ nuk konsiston vetёm nё faktin qё u bёnё manipulime tё sistemit elektronik. Problematika mё e madhe qёndron nё faktin qё ky manipulim ka ndodhur nё vendin e cilёsuar si mё demokatiku, e mё i zhvilluari, ku liria respektohet nё nivel tё lartё. Ky fenomen, vendos nё pikёpyetje gjithё proceset zgjedhore tё formёs elektronike nё vendet e tjera, tё cilat janё mё tё pafuqishme teknologjikisht pёr t’ju pёrgjigjur sulmeve tё tilla kibernetike.

Kёto janё vetёm disa nga metodat e pёrdorura pёr tё cёnuar votёn e lirё qytetare, por qё sigurisht ka edhe tё tjera. Tё gjitha kёto metoda janё tё rrezikshme, pasi pёrveç cёnimit tё lirisё sё votёs, mund tё shёrbёjnё edhe si faktorё destabilizues brenda njё shteti tё caktuar. E pavarёsisht kёtyre fenomeneve negative, vota vazhdon tё mbetet njё nga mjetet kryesore tё realizimit tё tё drejtave politike dhe mjet i domosdoshёm pёr legjitimitetin e qeverive apo udhёheqёsve nё mbarё botёn.

 

Qazim Fuçija

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shko te TOP