Të veçanta

Negociatat, Ballkani dhe Macron

E ardhmja europiane e vendeve ballkanike duket se nuk po sheh dritё nё fund tё tunelit. Ajo qё deri para disa ditёsh shihej si njё zgjerim i sigurtё i Bashkimit Europian me dy shtete tё tjera qё ishin Shqipёria dhe Maqedonia e Veriut, sot po kthehet nё mbylljen e derёs sё organizmit europian ndaj kёtyre shteteve. Tё dy shtetet nё kuadёr tё integrimit europian janё munduar tё zhvillojnё reforma, pёr tё plotёsuar kushtet e nevojshme pёr tё marrё statusin kandidat nё BE. Sigurisht qё ka shumё problematika akoma qё kёto shtete nuk kanё zgjidhur, por duhet theksuar se shumё nga pikat e kёrkuara i kanё pёrmbushur, pavarёsisht debateve tё ndryshme politike qё hasim sot nё tё dy vendet. Ajo qё ka bёrё hapa mё drastike ka qenё Maqedonia e Veriut, e cila ndyshoi shumicёn e kastёs sё saj politike, bёri reforma tё shumta dhe u detyruar tё bёjё kompromis pёr emrin e saj, nё njё marrёveshje me Greqinё, nё njё kohё kur emri shpreh identitetin historik tё njё shteti dhe vetёm nёn kushte anormale do tё kishte njё kompromis tё tillё. Kёshtu u shpreh edhe kryeministri Zaev, i cili deklaronte se pёr shkak tё hapjes sё procesit tё anёtarёsimit nё BE i bёmё gjithё kёto hapa.

Por ditёt e fundit duket se ky proces po has vёshtirёsi nё bindjen e tё gjithё shteteve rreth njё dakordёsimi unanim. Mё Francёn nё krye dhe me presidentin Macron qё deklaron se nuk do tё japё njё dritё jeshile pёr hapjen e negociatave, ka filluar njё lobim i fuqishёm edhe nga shtete si Gjermania dhe Italia, tё cilat e kёrkojnё me ngulm njё hapje tё negociatave. Macron shprehet se Bashkimi Europian duhet tё reformohet brenda vetes, mё pas tё mendojё pёr zgjerim. Por ky duket thjesht si njё justifikim para mediave, pasi nё tё vёrtetё, hapja e negociatave nuk do tё thotё qё direkt njё shtet bёhet pjesё e organizmit mё tё lartё europian. Fakti qё kёto shtete kanё arritur tё bёjnё shumё reforma, duhet qё statusi kandidat tё merret, ndёrsa plotёsimi i çdo kushti apo kriteri pёr tu bёrё pjesё e Bashkimit Europian, do tё bёhet shkallё- shkallё nё tё ardhmen.

Nё mёnyrё konkrete Macron theksoi edhe faktin qё pёr Shqipёrinё ёshtё bёrё gabim edhe fakti i liberalizimit tё vizave, pasi pati njё dyndje emigrantёsh, konkretisht edhe nё Francё. Por ajo qё duhet veçuar ёshtё fakti qё Franca nuk ka qenё vendi prioritar i shqiptarёve pёr ta pasur si vendqendrim. Kohё para liberalizimit tё vizave, Franca kishte krijuar kushte pёr azilantёt, tё cilёt pёr njёfarё kohe mund tё merrnin pasaportёn franceze, e shumё emigrantё vёrshuan aty pёr tё marrё pasaportёn. Ndёrsa e gjithё kjo bёhej pёr tё pasur njё pasaportё europiane, me tё cilёn mund tё punoje nё çdo vend tё BE- sё. Synimi kryesor i shqiptarёve ka qenё dhe vazhdon tё mbetet Britania e Madhe, por Macron, i cili vjen nga njё kulturё centrike si ajo francezja, ku ata mendojnё se janё nё qendёr tё botёs, ai lejon vetes tё thotё qё problemi i emigrantёve shqiptarё ёshtё kthyer nё serioz nё vendin nё tё cilin ai qeveris. Kёtё nuk e thotё as Britania, qё e pёrmendёm mё sipёr, e as Gjermania e Italia, shtete tё cilat kanё numrin mё tё lartё tё emigrantёve shqiptarё nё Europё.

Kёto janё vetёm dёshirat e njё lideri, qё kёrkon tё kthehet nё populist dhe tё jetё figura kryesore e Europёs. Edhe tё qenurit kundёr hapjes sё negociatave shkon paralel me kёtё pikёpamje, pasi duke qenё sё Gjermania, e cila ka qenё lokomotiva tёrheqёse e BE-sё dhe me njё Angela Merkel nё largim, Macron po pёrpiqet tё marrё rolin e liderit, tё cilin mund ta pёrfitojё edhe me njё bashkёpunim mes tij e Merkel, nё kёmbim tё votёs pro ndaj dy vendeve ballkanike. Dёshirёn pёr tё bёrё tё parin, Macron e ka shfaqur edhe mё herёt, madje ai ishte edhe njё nga arsyet pse pati njё mosdialog herёn e fundit kur u ulёn nё tryezё Kosova dhe Serbia. Por me kёtё ai thjesht tregon qё nuk ёshtё njё lider europeist dhe nuk interesohet se çfarё synon Bashkimi Europian tё pёrcjellё, por interesohet nё njё qasje tё ngushte individualiste e centrike.

Janё afro tre dekada qё vendet Ballkanike pёrpiqen tё bёhen pjesё e familjes europiane, e njё votё kundёr, mund tё cёnonte shumё paqen e qё mbizotёron kohёt e fundit nё Ballkan, i cili gjithmonё ka qenё konsderuar njё fuçi baruti e gatshme pёr tё shpёrthyer nga momenti nё moment. Gjithё politikat shtetёrore pёrgjatё gjithё kёtyre viteve janё ndёrmarrё nё kuadёr tё aderimit nё BE, dhe pas njё kohe kaq tё gjatё, njё votё negative do tё ishte njё zhgёnjim si pёr popujt e dy shteteve, por edhe pёr qeveritё respektive. Me njё votё kundёr, BE- ja e humbet pёrfundimisht tagrin pёr tё pasur influencё nё shtetet ballkanike, kjo mbёshtetur edhe nё deklaratёn qё kryeministri Italian Conte bёnte drejtuar Macronit, ku shprehej se nёse Franca nuk donte tё hapte rrugёn e negociatave me Shqipёrinё dhe Maqedonin e Veriut, paramendoni sesa jo e gatshme ёshtё pёr ti dhёnё zgjdhje çёshtjes sё Kosovёs.

Ballkani ka qenё njё vatёr pёrplasje fuqish, si nga ana e vendeve perёndimore, ashtu edhe forcёs ruse, por viteve tё fundit edhe ndikimit turk. Influenca ruse kohёve tё fundit nё dy vendet pretendente pёr statusin kandidat ёshtё shtuar shumё, sidomos nё instanca tё larta shtetёrore. Kjo ka bёrё qё tё lobohet shumё qё dy shtetet tё marrin statusin kanditat, pasi influenca perёndimore do tё ishte akoma mё e lartё e do ti mbyllte dyert influencave tё tjera. Nё tё kundёrt, do tё kishim njё kurs tjetёr drejtimi pёr vendet e Ballkanit, qё do tё sillte njё fryme anti- europiane nё shtete tё cilat janё kufitare mё vendet e Bashkimit Europian. Pёrveç influencave tё tjera, do tё kishte dhe nje rritje tё ligjёrimit nacionalist, qё mund tё shkaktojё destabilitet nё rajon. Kryetari i Republikёs Srpska nё Bosnje dhe Hercegovinё deklaroi para dy ditёsh nё njё intervistё qё shteti i Bosnies do tё pushonte se ekzistuari brenda pak kohёsh. Vetёm njё fjali e tillё na bёn tё mendojmё se kjo fuçi baruti e quajtur Ballkan do tё shpёrthejё nё momentin kur faktori ndёrkombёtar perёndimor do ta heqё vёmendjen nga rajoni. Prandaj ёshtё nё interesin e vetё Bashkimit Europian qё tё japi njё sinjal pozitiv pёr gjithё vendet e Ballkanit, duke treguar se perёndimi interesohet dhe ёshtё nё krah tё kёtyre shteteve.

 

                                                                                                                                                               Qazim Fuçija

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shko te TOP