web analytics

Të veçanta

E drejta për akses në internet si e drejtë njerëzore

     Të gjithë njerzit janë të barabartë para ligjit dhe këtë e bazojmë te të drejtat e tyre. Secili ka të drejtën të votojë, lirinë e shprehjes, së pronës private, të arsimimit e një sërë të drejtash, të cilat pavarësisht se shumë nga njerëzit nuk i kanë lexuar në nenet e kushtetutës apo në konventa, i kanë të qarta në sajë të bisedave e predikimeve të përditshme.
Coronavirus-i dhe karantina e ka futur botën në një proces reflektimi mbi njeriun dhe nevojat jetike. Në këtë proces reflektimi bën pjesë secili prej nesh. Mirëpo a duhet mednuar edhe për ata të cilët nuk kanë akeses në internet në këtë kolaps botëror? Shumë mund të mendojnë se janë të privilegjuar që nuk e ngarkojnë mendjen e shpirtin me këtë “luftë” e ndoshta kjo është një anë e medaljes. Po ana e tjetër e medaljes?! A mund të jetë një individ i informuar njësoj me një individ të pa informuar?!
Imagjino të mos dish se çfarë ndodh përreth teje, të jetosh vetëm në vorbullën tënde dhe të izolohesh nga bota. Të merresh me veten dhe për veten predikohet kudo dhe me të drejtë, pasi njerëzit e kanë tepruar duke ndërhyrë e duke u marr me tjetrin më shumë se sa i takon.  Po në këto kushte? E drejta për informim është bazike dhe në kushtet e Webit 2.0 ku gjithçka ka të bëjë me interaktivitetin, televizioni nuk mjafton.
Në qoftë se analizojmë mediat, televizioni është ajo media tradicionale me më pak “sy kritik” se çdo media tjetër. Në televizion, e sidomos në kanalet kombëtare, na shfaqen vetëm qeveritarë dhe versioni i tyre i ngjarjeve.  Përkundrazi në rrjetet sociale, ku vetë qytetari është kthyer në “një media” ,për shkak se mendimin e tij e përcjell kudo, kritika dhe opozita është më e pranishme se në mediat tradicionale.  Ky është edhe thelb i demokracisë.
Media është një nga aktorët politikë më me ndikim dhe më të fuqishëm e nëse në media na mungon kritika dhe analiza e njerëzve që i shohin gjërat me objektivizëm, mund të themi pa dyshim se rrezikohet demokracia dhe rritet manipulimi, i cili është më me ndikim tek ata të cilët nuk kanë akses në internet.
Në Shqipëri, por ndoshta dhe në botë, njerëzit më në moshë nuk kanë akses të mjaftueshëm me internetin dhe nëse kanë tregojnë rezerva në përdorimin e tij.  Këta njerëz shohin vetëm pozitën dhe opozitën politike 90% të kohës. Ata nuk formojnë një opinion përtej kësaj.  Opozitën nuk bën vetëm politika, opozitën mund ta bëj çdo qytetar, i cili sot qëndrimin e tij e shfaq vetëm në Web dhe duke krijuar interaktivitete konstruktive.  Këto aktivitete konstruktive e zgjerojnë horizontin dhe na ndihmojnë të jemi objektiv dhe gjakftohtë me ngjarjet në të cilat përballemi.  Madje doja të shtoja dhe një nga gjërat më të prekshme në këto momente i cili është mesimi online dhe në kohë reale.
Duke qënë se institucionet arsimore në Shqipëri nuk janë të trajnuara si duhet dhe as të përgatitura, edhe ne që kemi akses në internet dhe mundohemi të ndjekim çdo leksion e shpjegim hap pas hapi do të kemi pikëpyetjet tona kur t’i kthehemi normalitetit. Pa le të mendojmë pak për ata nxënës dhe studentë të cilët nuk kanë akses në internet, kanë mungesë kompjuterash, vështirësi për ofertën e celularit e peripeci shumë të tjera që kjo pandemi na solli. Jo vetëm që mbeten prapa dhe kanë shumë vështirësi me ritmin e leksioneve, por a mund të quhen ata të barabartë kur të japin provimet apo kur t’i kthehemi gjëndjes së mëparshme?! – Sigurisht që jo, sepse mungon ajo e drejtë që kjo pandemi po na tregon se e kemi të domosdoshme në këto kushte globalizmi.
Ka mësues e drejtues të institucioneve arsimore që po bëjnë përpjekje maksimale për këta nxënës e studentë të privuar, por duhet të pranojmë se nuk është diçka e cila mund të zgjidhet prej një grupi të cunguar individësh. Kjo çështje kërkon zgjidhje nga organet kompetente dhe po përhapet një trend, ku çdo qeveri në botë do të duhet ta shohë më thellësisht të drejtën e secilës familje për të pasur akses në internet dhe për t’u informuar në kohë reale. Studiuesit më të mëdhenj të medias e quajnë aksesin në internet si një të drejtë themelore të çdo individi dhe bazë për një demokraci të zhvilluar dhe CoronaVirus-i u bë një nga “dëshmitarët” më të mëdhenj të këtij fenomeni.

Klivia Kafexhiu

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shko te TOP