web analytics

Të veçanta

N’skaj – rreth nesh

Portali/Media N’skaj ngërthen në vetvete frytet e përpjekjeve dhe përsiatjeve të një grupi intelektuelësh të cilët në sajë të punës, angazhimit dhe bashkëveprimit mes tyre synojnë të çlirojnë mendimin prej pluhurit të opinioneve amatoreske të rëndomta dhe bestytnive që pengojnë përshfaqjen e pastër, logjike dhe shkencore të tij (mendimit).

Qëllimi i kësaj përpjekje konsiston në arritjen e artikulimit të mendimeve autentikë, objektivë, koherentë dhe të vlefshëm si subjekte të dialogut dhe argumentimit në dialektikën e shoqërisë sonë.

Larmishmëria e kategorive të portalit konsiderohet si mekanizëm efektiv në synimin për t’i mundësuar gjithsecilit të shprehë mendimin e vet në një prej formateve të përcaktuara: koment/opinion mbi ngjarje dhe zhvillime, esse dhe artikuj në lidhje me fenomene e koncepte të rëndësishme, konspekte libri, fjalor konceptesh e termash të shkencave shoqërore, reflektime artistike/krijimtari, shkrime e fakte nga historia e vendit dhe e botës edhe analiza periodike të zhvillimeve.

 

Shko te TOP