Fjalor i filozofisë I
A
a posteriori – I shpjeguar nga eksperienca, pra, shpjegim i cili varet nga përvoja dhe është i mëvonshëm.
a priori – I shpjeguar pavarësisht përvojës, në një mënyrë logjike, jashtë saj.
absrtaktim – 1. Veprim i shpirtit që ka të bëjë me izolimin e një elementi të një objekti ose në bashkimin e objekteve për t’i konsideruar të veçuar.
- Veprim i shpirtit i cili konsiston në formimin e një ideje nga dallimi, veçimi, ndarja ose ribashkimi i elementëve të zakonshëm në një shumëllojshmëri objektesh.
- Rezultat i një ose disa veprimeve precedente (të mëparshme)
absolut – që nuk varet dhe nuk kushtëzohet nga diçka tjetër; që merret a që
vështrohet në vetvete, pa u lidhur e pa u krahasuar me diçka tjetër E vërteta absolute. Ide absolute.
agnostik – pasues dhe mbrojtës i pikëpamjeve të agnosticizmit.
agnosticist – që ka të bëjë me agnosticizmin; që ndjek e mbron parimet e
agnosticizmit. Teori (rrymë, pikëpamje) agnosticiste. Qëndrim agnosticist.
agnosticizëm – rrymë filozofike idealiste, që mohon mundësinë e njohjes së botës
objektive dhe të ligjeve të zhvillimit të saj.
aksident – Vetia e një qenie e cila nuk i përket përkufizimit të saj.
atribut – veti thelbësore, e domosdoshme dhe e përhershme e një sendi a e një dukurie; cilësi që karakterizon një send a një dukuri. Atribut i brendshëm i materies. Atribut i një shoqërie.
analogji – ngjashmëri e strukturave midis elementëve nga fusha të ndryshme.
analitik – vërtetim që bazohet në kuptimin e termave, fjalëve ose koncepteve prej të cilëve kompozohet.
animal – jetesë e organizuar që organizohet nga fakti i lëvizshmërisë dhe ndjeshmërisë.
art – veprimtari e prodhuar prej njeriut, nga imitimi i produkteve të natyrës.
artisan – prodhues nëpërmjet punimit me dorë i artefakteve të përdorshme, të cilat ai i përpunon plotësisht vetë.
artist – individi që prodhon vepra arti.
ateizëm – Doktrina e cila mohon ekzistencën e Zotit, përgjthësisht ekzistencën e Zotit unik dhe transedent (të përjetshëm).
autoriteti – 1. ndikueshmëri e natyrshme, afttësi legjitime për të bërë të tjerët të të binden.
- fuqi për të bindur, legjitime për shkak të statusit të saj.
- person ose institucion që zotëron një pushtet të këtij lloji.
Komente