web analytics

Të veçanta

Verbëria e arrogancës Tramp-Netanjaho-iste, Apo të vraposh nxitimthi drejt humnerës së determinuar.

Nga: Sabaudin Jashari

“Izraeli do të vrapojë nga një triumf tek tjetri drejt shkatërrimit të tij të padiskutueshëm”- Jakob Talmon.

Tashmë ngjarja, lufta “në hava e në dhe”, mes koalicionit Izrael-Amerikë ndaj Iranit, është shumë e dukshme dhe e madhe prandaj nuk ka nevojë për përshkrim. Mirëpo ajo që realisht të bën përshtypje, dhe nuk para dëgjon të diskutohet, të paktën nga media shqipfolëse, është fakti se sa dukshëm shfaqet mendjelehtësia dhe idiotësia e arrogancës deri në verbëri Trampo-Netanjohoiste, e kjo e fundit, pra verbëria e tyre u bën të pamundur të shikojnë dhe të parashikojë efektet shkatërrimtare ndaj tyre dhe ngrehinave të tyre.

Pikërisht në këtë kontekst të rifreskohet kujtesa në lidhje me fundin e Faraonit, dhe se pse kjo ngjarje është përjetësuar në Librin e Zotit. Pra si është e mundur që Faraoni edhe pse pas nëntë argumenteve hyjnore, u detyrua t’u japë lirinë Benu Israilëve, ai sërish përfundoi i mbytur në fund të detit. Pra kemi të bëjmë me verbërinë e arrogancës që pamundëson parashikimin e pasojave të sjelljeve të papërgjegjshme që bën vetë arroganti.

“Nejse…”

Çfarë nuk shikon arroganca e “binomit” të mësipërm:

1- Nxjerrjen mësim nga e kaluara e luftërave të tyre veçanërisht në rajonin ku po kërcejnë “vallen e tyre të fundit të shthurur, prej të dehuri”. Raste të ngjashme si: Afganistani, Iraku, Irani, dhe së fundi Gaza… Gaza vërtetoi përfundimisht se tigri 75 vjeçar na ishte prej kartoni. Pra “binomi” nuk arriti të mundë dhe ç’militarizojë 40 mijë njerëz, e si mund të mundë dhe ç’militarizojë një shtet si Irani me atë demografi, sipërfaqe e kapacitete ushtarake.

2- Arroganca dritëshkurtër nuk di të krahasojë…

 “Kaposhllëku” arrogant i frymëzuar nga arrestimi “spektakolar” i Maduros bëri lidhjen e shkurtër përvëluese mes Maduros dhe Khameneit e mes Venezuelës dhe Iranit, e mes venezuelasve dhe iranianëve. Do të thotë që verbëria e arrogancës prej “kaposhi” bën të pamundur thellimin në psikologjinë, karakterin dhe historinë e dy popujve dhe sistemeve. Pra “O “kaposh” nuk janë njëlloj…” Nuk janë njëlloj as në aspektin karakterial, as në aspektin historik e bihejvioral.

3- Nuk shikon se Gaza dhe populli i saj pavarësisht kushteve katastrofike në të cilat jeton, këtë ngatërrim këmbësh prej arroganti të verbër që “binomi” i bëri vetes, do ta shfrytëzojë intensivisht për të riorganizuar veten siç bëri në armëpushimin e parë. E për rrjedhojë tashmë ëndrra izraelite e ç’militarizimit të Hamasit merr fund përgjithmonë.

4- Nuk shikon se Siria e çliruar po e shfrytëzon intensivisht çdo ditë për t’u konsoliduar dhe forcuar. “E ku e din ti “arrogancë” se ç’do të thotë Siri e lirë dhe e fortë. Kthehu në historinë e kryqëzatave ta kuptosh edhe pse të duhet dritë, e verbëria e arrogancës ta pamundëson. Gjithsesi, pyete Jakob Talmon-in se ta tregon.

5- Nuk shikon se Turqia tashmë përfundimisht po ribën hartën e influencës së ardhshme gjeografike, po ribën hartën e aleancave të reja dhe po planifikon se sa grushte i duhen për “knockdown” e fundit pas të cilit ringu do të jetë i gjithi i saj.

6- Nuk shikon se shtetet arabe të “parcelizuara” tashmë janë të destinuara të mbyllin përfundimisht bazat ushtarake të ardhura nga përtej oqeanit sepse, veç kostove marramendëse, ato me këtë “kaposhllëkun” e fundit vërtetuan se jo vetëm nuk mund t’i mbrojnë këto shtete por janë sebeb shkatërrimi ndaj tyre.

7- Nuk shikon se po këto shtete të “parcelizuara” tashmë dalëngadalë janë të destinuara të krijojnë një aleancë të re mbrojtjeje e cila kalon përmes dy linjave: konsolidimi i radhëve të brendshme në aspektin organizativ dhe në aspektin e armatimeve, si edhe strehimi tek “Abi i madh”- Turqia, gjë të cilën këto shtete e kuptuan qartazi që me luftën e Gazas dhe përfundimisht me sulmin prej “rrugaçi të lagjes” të “bibit” ndaj Katarit.

8- Nuk shikon se kjo luftë prej “kaposhit” e zbuloi Amerikën dhe nxorri në pah një fakt shumë domethënës për të ardhmen e saj, pra fakti se Amerika na paska mbetur mbrapa në aspektin e mbrojtjes krahasuar me disa sisteme raketore që përdor Irani dhe se Amerika paska nevojë akute për raketa për t’u përballur me Iranin. Dmth: “”Rrugaçi i lagjes” mori një dackë nga një “humbamen” dhe e lëshoi shakëll në tokë e përfundimisht reputacioni i ra përtokë e frika prej tij përfundimisht mbaroi.” Dmth: Mu kur të të mbushet mendja se ke arritur majat mu aty të ka filluar fundi. Magrullëku i arrogancës e ka bërë “binomin” të mendojë se s’ka dhe s’mund të ketë më të fortë se ata e nuk mund të arrij ndokush atë që kanë arritur ata. Pikërisht në këtë moment “Magrulli” harron se bota është gjithmonë në lëvizje. Ehhhh sa dëm të madh i ka bërë Fukuyama Amerikës me teorinë  “fundi i historisë”.

9- Nuk shikon “Bibi” se toka që ka pushtuar prej më shumë se 75 viteve tashmë është bërë përfundimisht e pabanueshme për të dhe pushtuesit e racës së tij. Xhanëm këtë e shkaktoi 2 vjet luftë me Gazan e “vockël”, kurse kjo lufta e fundit i ka bërë përfundimisht “t’ia mbathin me të katra”.

10- Nuk shikon “bibi” se evangjelistët po ia përdorin popullin e tij “mish për top” dhe se “Armageddoni” u përdor edhe nga Papa Orbani për të motivuar luftërat 200 vjeçare të kryqëzatave megjithatë ikën nga erdhën. Prap theksoj: pyeteni Jakob Talmon-in dhe shokët e tij t’jua tregojnë se si mbyllet kjo “lojë”.

11- Nuk shikojnë edhe faktin se “Dragoi” dhe “Ariu polar” ka kohë që kanë pritur këtë implikim të verbër prej “kaposhi” e tashmë po fërkojnë duart për mundësinë që u është dhënë. Prandaj Irani po thotë përditë: “Jo negociata. Lufta mbaron kur të themi ne”. Emërimi i “të zotit të gjakut”, pra i Hamaneit të ri ishte mesazh i qartë. E për rrjedhojë “binomi” po u lutet “persëve” përditë: “aman negociata” e shumë shpejtë do iu thonë: “bëni ç’të doni me bombën atomike, veç aman negociata”, sepse “tanii e kuptuam se e gjithë ekonomia jonë paska qenë e varur nga kjo zonë”.

E si përfundim, pas gjithë kësaj, pak “profetësi”:

1- Pushtuesit izraelitë po “përgatisin valixhet” e po vënë minat për të shkatërruar me duart e tyre atë qytetërim gjakësor që ngritën vetë mbi gjakun dhe kockat e qindra mijëra palestinezëve e kështu përsëritet ajo çka thuhet tek 59/2.

2- Ribërja e hartës së lindjes së mesme, e cila do të ristrukturohet, por tashmë jo sipas idesë së Bernard Luizit, por sipas idesë dhe aspiratave të zotëve historik të saj.

3- Mbyllja përfundimtare e bazave të “përtej oqeanit” në lindje të mesme dhe tkurja e “përtej oqeanit” në kontinentin e vetë.

E kështu një epokë e re, një civilizim e ri dhe një diell i ri, i ngrohtë dhe jo djegës po lind për të ndriçuar njerëzinë… “Aaameeeeeen”

 

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shko te TOP

This website stores cookies on your computer. These cookies are used to provide a more personalized experience and to track your whereabouts around our website in compliance with the European General Data Protection Regulation. If you decide to to opt-out of any future tracking, a cookie will be setup in your browser to remember this choice for one year.

Accept or Deny