web analytics

Të veçanta

Përse dehen njerëzit!!

Nga: Ibrahim Xhepmetaj

Kur mendojmë për “të dehurit” si fenomen, menjëherë na shkon mendja tek pijanecët e përbuzur dhe abuzimi me alkoolin. A ju ka ngacmuar ndonjëherë arsyeja, se përse është kaq i përhapur përdorimi i pijeve alkoolike dhe pse është kaq normal ky fenomen njerëzor në gjithë historinë e tij? Pse ka kaq shumë pijanecë, pije të ndryshme alkoolike, pijedashës, të varur nga alkooli…??!!

Mendoj se, njeriu, duke mos patur forcë dhe dëshirë për t’i shkuar në fund arsyes dhe shkaqeve të ngjarjeve dhe problemeve në jetën e vet, merret me pasojat, ngecet tek simptomat. Kështu, pijanecët janë të urryer e të përçmuar jo se dehja është e keqe në vetvete, porse pasoja me të cilën përballen, kur zgjedhin rrugën më të shkurtër të arritjes së “paqes” , ata atëherë bëhen të dëmshëm për veten dhe shoqërinë. Miti shoqëror ama  për alkoolin është se  “nuk ka problem”, përderisa nuk bie në “duart” e gabuara dhe nuk abuzohet me të. 

Realiteti tregon se alkooli dhe drogra janë normë shoqërore, për shkak të krizave të mëdha shpirtërore dhe rënies së moralit shoqëror. Drogaxhiu dhe pijaneci tregojnë forcë dhe trimëri apo dobësi dhe frikë duke u dehur dhe droguar?!

Gjithashtu shihet se ai që e prodhon  alkoolin është “i zoti”, “tregtar”, ndërsa ai që e konsumon ” i keqi vetes”, ” i dobët”? A ka vërtet dallim në mëkat mes atij që e shet dhe e blen ‘helmin”?! A e keni menduar ndonjëherë, ç’farë i motivon njerëzit të pijnë alkool, të dehen dhe pse pikërisht preferojnë “të dehen” duke u alkoolizuar??

Dihet që alkooli është “kënaqësi” e rreme, sepse nuk ka asgjë të këndshme në “djegien” dhe “idhësinë” e  “të prishurës”, “të tjetërsuarës”, – përmes fermentimit. Fermentimi si proces kimik, si gjendje fizike e kthen të mirën në të keqe (rrushi  p.sh në esencë është ushqim dhe pije e mirë e shijshme, por nën efektin e kohës dhe në rrethana të caktuara, ajo i humbet disa veti dhe kthehet në diçka tjetër. Vallë sikurse kto fruta “të ëmbël, të pastërt”, si analogji,  a nuk ngjet kjo edhe me njeriun, i cili kur humbet vetitë qenësore (mendjen, kuptimin, qartësinë, dashurinë,) lyp të “ri-kthehet”, në vete, përmes “dehjes”. A nuk është “dehja” një metaforë e ‘arratisjes nga vetja’. A nuk është konsumimi i alkoolit shprehje e gabuar e nevojave, që për t’i përmbushur, ato nuk pranojnë zbrazëti, dashuria e humbur kërkon dashuri të gjetur, largimi kërkon afrim, mangësia plotësim. Pra a nuk është “pirja e alkoolit” një përfshaqje e plotësimit material të një nevoje në thelb shpirtërore?! Çfarë i shtyn apo tërheq realisht njerëzit të pijnë alkool, të dehen, të tymosin, të harbohen, të qajnë, të zihen, të bëhen të dhunshëm..?! 

Njeriu është qenie e dobët dhe si e tillë ka nevojë vazhdimisht të mbështetet diku, nuk ekziston dot në zbraztirë, shpirti sikurse trupi ka nevojë vazhdimisht të ushqehet,  edhe shpirti që të gjallohet, e mendja të ndriçohet që njeriu të jetë në paqe me veten, kanë nevojë për energji. Për shembull,  trupi e merr energjine nga ushqimi, uji, aktiviteti fizik, mendja nga të menduarit, puna, ndërsa shpirti kërkon ushqimin e vet, i cili nuk përfirohet nga asnjëra prej këtyre. Nëse nevojat e shpirtit tentohet të plotësohen me ushqime jo-shpirtërore, rrjedhimisht efekti pasues  përkthehet me zbrazëti, errësisë, vuajtje, pa-lumturi.

A nuk po ju vuan shpirti atyre që pijnë..?!  Edhe neve që dehemi në forma të ngjashme…?!

A nuk kanë motive, problemet dhe hallet e jetës ata që zgjedhin alkoolin për t’i “zgjidhur”? A nuk është dehja përpjekje për t’i mbijetuar “asimilimit” nga ‘uria’ shpirtërore apo shkatërrimi?! A nuk është dehja një rrugë-dalje emergjence e shpejtë që në fakt,  vetëm zgjat mbijetesën, por nuk ofron jetë, nuk jep zgjidhje?! Më thoni pak kur ne njerëzit kur “dehemi” a i kemi zgjidhur vërtet problemet, i kemi “shkarkuar” realisht përgjegjësitë, barrat tona, apo vetem vetëm sa jemi arratisur me pretekst duke i harruar “përkohësisht” ato. Problemet reale kërkojnë zgjidhje thelbësore, përgjegjësia e përhershme, kërkon mjete për zgjidhje të përjetshme,  kështu, sapo njeriu të “zgjidhet” nga “përgjumja dhe ëndërrimi” i dehjes, do filloj të ndiej sërish dhimbjet, sepse problemet nuk kanë ikur, dhe nëse nuk kërkon rrugë tjetër, do kërkojë një”dehje” tjetër do kërkojë një tjetër, edhe një tjetër, që të zgjasë dhe shtyjë kohën, të minimizojë parehatinë dhe vautjen e çastit, ndërsa problemet rrjedhimisht shtohen dhe zmadhohen.

Këndellja dhe shërimi bëhet pastaj më i vështirë, derisa njeriu të pranojë idhësinë e ilaçit, përballë “ëmbëlsisë” së helmit. Përderisa alkooli si bëka fajde shpirtit, po as mendjes e trupit, atëherë është çfarë e ngin dhe kënaq vërtet shpirtin??

Cili ushqim është bërë ngopje, shërim, zgjim për të?!

 …Ja përse dehen njerëzit!!

 

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shko te TOP