Paradoks kombëtar
Nga: Ibrahim Xhepmetaj
Populli palestinez se lëshon atdheun e vet edhe pse ditë e natë për një vit ju hodhën bomba, duke ushtruar represion dhe gjenocid, duke jua rrënuan shtëpitë, j’ua vranë familjarët e gjithë kjo sakrificë për kauzën e tyre për të mos e lëshuar atdheun, e sapo e rifituan lirinë vrapuan në vatanin e tyre për ta rindërtuar.
*Nga ana tjetër populli ynë, i bekuar nga katër anët me resurse, jeton në paqe, por prapëseprap mallkon dheun e tij, konsumon çdo ditë identitetin e tij dhe bën sakrifica hyjnore për kauzat e të tjerëve si p.sh një “pasaportë” e huaj, e cila si shpërblim ju ofron shpresa të rreme, rrënim psikologjik dhe zhvatje deri në pikën e fundit…
Pyetja është çfarë i dallon kto popuj, kur njëri sakrifikon për vendin e vet gjithçka, e tjetri sakrifikon për t’i mohuar atij (vendit) gjithçka?
-E para është motivi besimi. Burimi nga e marrin fuqinë palestinezët është aq i ndryshëm nga burimi i cili ushqehemi ne.
-Atje mbizotëron optimizmi në kulmit të fatkeqësisë, kurse këtu mbizotëron mjerimi në kulmin e mundësisë.
-Ata janë të fuqishëm, sepse vërtet veprojnë me qartësi dhe vendosmëri, ndërsa ne jemi të dobët sepse në të vërtetë ndjehemi të pashpresë dhe rrugën na e vizatojnë të tjerët.
-Ata se ulin kokën dhe janë optimistë sepse kanë krenari dhe ndjehen modestisht superior ndaj armikut, ne jemi të demoralizuar dhe inferiorë sepse kemi shkëputur lidhjen me historinë dhe po arratisemi nga “vetja” -identiteti ynë. *Së fundmi Zoti ka ligjet e Tij dhe nuk i bën padrejtësi askujt. Sikur ta trajtosh veten do të trajtojnë.
Përfund fajin s’na e ka askush dhe duhet të nisim reformën duke rregulluar vetëpërceptimin. Popujt nuk shkatërrohem me luftë, por duke ju tjetërsuar “shpirtin” e tyre. Armiku fiton ndaj teje, kur të bën si vetja. Armiku më i madh i yni sot është vetja jonë.
Komente