VARGJE
1
Zoti im, me t’u lut për diçka, e me ma dhënë
Është mëshirë, dhuratë, bujari
Zoti im, edhe nëse s’më pranon lutjen, e zëmë
Dhuratë është fakti që t’lutem Ty
Me iu lut Zotit me sinqeritet qe ta bëjë zemrën të mirë
Është e pamundur mes me ta kthy lutjen
Ama dije
Se të keqinjtë s’i luten Zotit për zemrën
Re të zeza mbi tokën e thatë, të çarë, të etur
Çdokush, dhe katran qoftë, e njeh zemrën e tij
Kur retë e bardha pikojnë, e tokën ta kenë prekur
Shkëmb a mal, lule a myshk, padyshim do të mbijë
2
Ç’kapak i bukur libri, ç’penë që nuk bën pis
Përshëndetu me zogjtë, stoleve bregtetare
Në u bëfsh poet i kapakëve, kërko e vdis
Ç’mendje, që ka zili flokët e thinjur, çmendesh
Hallet e mëdhaja i kanë njerëzit e mëdhenj
Mos qofsh i vogël, prej të voglave të endesh
Kë ke zgjedhur për shokë te pafundësisë
A u binde se arrin të shkosh, që të vijnë pas
Në qofsh i mirë, cdokush vjen pas hijeshisë
S’fshihen dot, dashuria dhe varferia e ashper
C’bën një i varfër i dashuruar, i mjerë
Heq dorë nga dashuria, bëhet me i varfër
Zjarrin që të shkakton të nxehtë, shuaje
Por askush s’digjet kur do ti, s’i ke ti shkëndijat
Mos e lër atë që digjet për ty të vuajë
Bela e vështirë, ty s’të bie mendja
Unë s’të genjej dot, a të urrej, a më bezdis
Do mburresh nesër që vargjeve të mia të përmendja
Në qofsh poet i zemrës tënde do të jetosh gjatë
Në u bëfsh poet i kapakëve, kërko e vdis
Ç’poezi pret të dëgjosh të më quash të ngratë
3
Ti ike si vesa e verës
Ç’ma njom mua shpirtin tashmë
Më kujtohesh hera-herës
Më kujtohesh me fytyrë, aromë dhe zë
Ata, minatorët në duart e tyre
S’mbanin tjetër veç kazma
Kujt i shkëlqenin diamantet pra
Kujt, pa grotesk, pa sarkazma
Kur t’kem ma shumë sevape se gjynahe
Do t’them se s’kam frike nga vdekja
E nëse një ditë do m’hiqet kjo frikë
Do t’jetë prej mëshires Zotit, jo nga vetja
Mëshire është me m’fal gjynahet
Mëshirë me m’drejtu me bo punë t’mira
4
Vezët e gjarprit u ngrohën nga pëllumbi
Me padurim priste cicërimat të dëgjonte
Zhgënjehet ai zog për kohën që e humbi
E “bijtë e tij” përsëri dot nuk i mohonte
Gjarpër lindi, s’e di ç’prisje gjë tjetër
Të fluturojnë s’bëhej fjalë t’i mësonte
Gjarpri do t’i kthehej zvarritjes patjetër
E gjer atëher pëllumbi do të shpresonte
Komente