Fjalor i filozofisë II
Barbari: 1. Mungesë qytetërimi. 2. Mizori ekstreme, shkatërruese dhe çnjerëzore. 3. Akt që shpreh barabri, në kuptimin e mëparshëm.
Bukuri (si mbiemër): 1. Që realizon një ideal nisur nga krahasimi me llojin e vet. 2. Që shkakton një kënaqësi estetike.
Bukuri (si emër i zakonshëm): Standard i gjykimit estetik
Nevoja: 1. Ajo çka – nëse mungon – kërcënon jetën ose mbijetesën e individit. 2. Ajo çka është e domosdoshme për funksionimin optimal të një qenie të gjallë. 3. Më tej. Ajo që është e domosdoshme për mirëfunksionimin e një sistemi, makine apo organizmi.
I/e mirë/a: 1. Termi lavdërues më i përdorshëm, i kundërti i të keqit/es. 2. Konform të mirës. 3. Që manifeston mirësi.
Lumturia: Gjendje kënaqësie e plotë, e qëndrueshme dhe e fortë.
Mirësia: Virtyt që të mundëson t’i bësh mirë tjetrit dhe të jesh i sjellshëm ndaj tij.
Shkak: Ai që prodhon një gjë, që e sjell gjenë në të tashmen. A. Burimi i domosdoshëm i një fenomeni që ai (shkaku) prodhon. B. Arsyeja apo motivi i një veprimi.
Ndryshimi: 1. Transformimi sasior ose cilësor i një realiteti të njëjtë. 2. Zhvendosja e një realiteti nga një tjetër brenda së njëjtës hapësirë.
Komunikimi: 1. Akt i përcjelljes së shenjave ose informacioneve. 2. Përmbajta e këtij ndërveprimi.
Komente