web analytics

Të veçanta

Matja e rendimentit të mësimdhënies dhe të nxënit për një shkollë efektive (Roli i dretjuesve dhe mësuesve në ditët e para të fillim vitit)

   Nga Bledar Lipo

    Mësimdhënia dhe të nxënit janë dy proçese që e shoqerojnë punën e çdo shkolle, drejtuesi, mësuesi apo prindi. Çdo shkollë ka si synim ose arsye përse ekziston – të nxënit e nxënësve dhe përmirësimin e performonacës se vet, përmes arritjeve të nxënësve dhe konsolidimit të kompetencave të nxënësve duke formuar individë qytetarë të aftë për jetë dhe punë. Kështu nisur nga këto arsye, një shkollë efektive planifikon, planin e vet strategjik, bashkëpunon me aktorë brenda dhe jashtë shkolle duke funksionuar si një organizatë të nxëni, duke plotësuar standarde të një shkolle efektikve si psh; 

    1-Shkolla efektive ka drejtim profesional:drejtim i vendosur dhe me qëllime; pjesëmmarrës; udhëheq profesionalisht. Pothuajse secili nga studimet e kryera për shkollën efektive ka treguar se lidershipi është një faktor kryesor. Gray ka argumentuar se “rëndësia e e udhëheqjes së drejtorit është njëri nga mesazhet më të qarta që vjen nga studimet mbi efektivitetin e shkollës”. Analiza e studimeve tregon se tri karakteristikat që janë gjetur më shpesh të lidhura me drejtimin e sukseshem janë;                                                                                        

a-vendosmëria dhe ekzistenca e qëllimeve 

b-përfshirja e pjesës tjetër të stafit në vendimamrrje 

 c-autoriteti profesional në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit. 

2-Shkolla efektive ka qëllime, vizion, unitet qëllimesh dhe kolegjialitet-bashkëpunim.

  Dihet se shumë shkolla kanë sukses të ndikuar nga kolegjialiteti, bashkëpunimi dhe uniteti i qëllimeve. Mundësia që kjo të bëhet realitet është e lidhur me vetë rolin e drejtuesit/ve, por nga ana tjetër edhe me karakteristika të tjera të vet shkollës…

3-Shkolla efektive është një mjedis të nxëni,shpirti i një shkolle përcaktohet nga vizioni, strategjia, morali dhe qëllimi i stafit, por janë drejtuesit që orkestrojnë panoramën e gjithë strategjive dhe implementimin e planit strategjik drejt të nxënit. 

4-Shkolla efektive fokusohet në mësimdhënien dhe të nxënit roli i drejtuesit/ve këtu është thelbësor në ;

a) aspektin e planifikimit, vëzhgimit, vlerësimit, feedbackut , suportit, në shfrytëzimin maksimal të kohës së të nxënit;                                                                                                                         

b-në theksin akademik 

c- në fokusimin drejt përparimit. 

5-Shkolla efektive organizon mësimdhënie me objektiva

    Roli i drejtuesit në këtë sens është shumë i dukshëm dhe efikas, pasi drejtuesit rekrutojnë mësuesit, mbështesin mësuesit e rinj, shkëmbejnë dhe përhapin përvojat e mësuesve të suskseshëm, monitorjnë klimën e mësimdhënies dhe të nxënit, japin feedbackun e duhur, kryejnë analiza sistematike, mbështesin me ide inovative mësuesit e rinj dhe ata që kanë nevojë për zhvillim profesional dhe orientojnë stafin drejt synimeve dhe theksit akademik. Orientojnë stafin drejt zbërthimit të planit strategjik në objektiva operacionale specifikë.

6-Tjetër cilësi e shkollave efektive është edhe fakti që ato kanë pritshmëri të larta-të shprehura qartë dhe ofrojnë simulim intelektual. Roli i drejtuesit është vendimtar, pasi ai mbështet stafin dhe ofron për stafin dhe nxënësit të gjithë mbëshetjen dhe përvojën e vet akademike, inteletkuale dhe profesionale në ndihmë të arritjeve duke mbajtur lart pritshmërite sigurisht nisur nga konteksti i shkollës, që sikur do të ndalemi më poshtë cdo drejtues duhet të niset së pari nga një diagnozë reale dhe thelbësore e shkollës, vetëm më pas ai përcakton strategjitë, vizionin dhe pritshmëritë. 

7-Shkolla efektive performon dhe përforcon pozitivisht. 

Drejtuesit organizojnë drejtimin në ekip, ofrojnë disiplinë të qartë punë për të gjithë, i kushtojnë rëndësi feedbackut ndaj çdo sjellje apo veprimi në shkollë dhe krijojnë klimën e etikës në institucionin arsimor, falë ngrijtes dhe bashkëpunimit më ekipin e etikës dhe disiplinës në IA. 

8-Shkolla efektive merret me vlerësimin e progresit dhe arritjeve. 

Qartësia e pritshmërive, vendosja e vizionit, synimit dhe objektivave, ngritja e ekipeve të bashkëpunimit, veprimit dhe monitorimit, organizmi i sinkronizmit midis planeve të shkollës, monitorimi i arritjeve, krahasimi midis arritjeve dhe standardeve të përmbajtjes dhe atyre të arritjes bën që shkolla të ofrojë për nxënësit një arsenal startegjik të fokusar në arritje dhe pritshmëri të përcaktuara qartë. Roli i drejtuesit në këto aspekte është thelbësor. Bazuar edhe në metodologjinë për vlerësimin e shkollës, roli i drejtuesit del qartë në monitorimin e arritjeve dhe vlerësimin e cilësisë së shkollës përmes treguesve dhe përshkruesve praktike. 

9-Shkolla efektive u jep nxënësve të drejta dhe përgjegjësi, -Drejtuesi është garantues i të drejtave të fëmijëve, stafit dhe prindërve, ai garanton zbatimin me përpikmëri të legjislacionit-rregullores nr 31 datë 28.01.2020 ku cilësohen qartë nenet me të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve dhe prindërve. (ASCAP, ASCAP-, 2020) 

10-Shkolla efektive ndërton marrëdhëniet dhe mbështetet në partneritetin shkollë-familje-shkolla efektive dhe drejtuesi apo lidershipi duhet të mbështetet fort në partneritetin shkollë familje duke ndihmuar prindërit të jenë; a-partnerë në edukim, b-donatorë dhe c-specialistë dhe ndihmues në zbatimin e parimeve të kurrikulës dukë qënë “një mësues” ndihmës për implementimin e kurrikulës në shkollë gjatë orëve mësimore…

11Shkolla efektive ka si vlerë të sajën edhe faktin se ajo funksionon si organizatë të nxëni– në sensin e përgjithshëm që  nxënës janë edhe mësuesit edhe drejtuesit. Analizat e deritanishme e vendosin theksin në kualifkimin në bazë shkolle, ku roli i drejtuesit është thelbësor në hartimin e planit të zhvillimit profesional, identifikimin e nevojave të stafit, analizën e pikave të forta dhe të dobëta, qartësimin e vizionit se si duam të jetë shkolla në të ardhmen dhe orientimin e stafit drejt politikave arsimore në mënyrë që drejtuesit dhe stafi të përmbushin standardet profesionale dhe arsimore. (Rapti, E; Karaj, Th, 2009)

     Një shkollë efektive sigurisht ka arritje dhe rendiment real, në trend rritës nga viti në vit dhe afër standardeve të arritjes. Ҫdo drejtues, ekip lëndor, mësues apo organizma në shkollë ka si pjesë të vetën procese të rëndësishme si planifikimi, zbatimi kontrolli, matja, krahasimi, analiza, raporti, vetreflektimi dhe vetvlerësimi  të gjitha këto procese që kërkojnë kohë, të dhëna, kohë për përpunimin e të dhënave, seriozitet që këto të dhëna të marrin jete dhe të përkthehen në strategji nga drejtuesit duke hartuar plane pune afatmesme, vjetorë, operacionalë, plane kontrolli, plane zhvillimi për stafin, plane përmirësimi për shkollën madje edhe plane vlerësimi përmes treguesve standard të metodolgojisë së vlerësimit të shkollave, në këtë kontekst çdo drejtues grumbullon të dhëna nga mësuesit si individë, nga ekipet, nga nxënësit, nga psikologët, oficerët e sigurisë, nga prindërit etj…

     Sa më shumë informacione dhe të dhëna që mbledh një drejtues apo drejtori aq më efektive është shkolla sidomos kur i bën të dhënat të marrin jetë.  Kështu nëse nisemi nga procesi i vetvlerësimit në mënyrë individuale apo dhe si ekip çdo mësues bën analizë të dy proceseve të rëndësishme, si mësimdhenia dhe të nxënit…

    Sa i përket mësimdhënies dhe rendimentit të saj mësuesi vetvlerësohet, por edhe e vlerësojne lidhur me mënyrën si ka planifikuar psh ; Sa plani i tij është bazuar në nevojat e nxënësve? Sa plani i mësuesit ofron mundësi për të mësimdhënie kontekstuale, konstruktivsite, bashkëpunuese dhe të vetnormuar? Sa plani i tij është në përputhje me parimet e kurrikulës? Sa janë përfshirë prindërit në mundësinë për të ndërvepruar me mësuesit në shkollë për aplikimin e kurrikulës ? Sa plani i tij është bazuar në program, pikëpmajet pedagogjike të mësuesit, dhe psikologjisë moshore të nxënësve? Sa plani është specifik për nxënësit dhe stilet e të nxënit? Sa merr parasysh nevojat dijet paraprake të nxënsve? etj Po ashtu edhe plani ditor për rednimentin e një orë/njësie mësimore…?! Por proçesi do të ishte jo i plotë nëse do të kishim vetëm mësimdhenie, pa mësimnxënie… Kështu mësuesi vetvlerëson punën e vet duke vetreflektuar së bashku me nxënësit , duke matur rendimentin e një ore, njësie apo periudhe apo edhe viti në rast kur ka klasa dalëse, si paratestimi PKAB, MSH etj.

Çdo mësues mat rendimentin e orës, 

1-Përmes një minitesti,pyetësori, linku worksheet, etj

2-Përmes një detyre përmbledhëse.

3-Përmes nje eseje

4-Përmes teknikave të të nxënit me në qëndër nxënësin, duke i vendosur të bashkëpunojnë në grup, tabela përmbledhëse, të nxënit përmes lojës, kafeneve të të nxënit, aftësive që dalin përmes zgjidhjes problemore, apo të nxënit me bazë projektin. 

Përmes një sërë pyetjesh në fund të orës:

a-Sa kanë nxënë nxënësit?

b-Sa kanë bashkëpunuar në grup?

c-Sa kemi caktuar kohën e veprimit në grup dhe sa të qarta i kanë rolet?

d-Sa qarkulluam për të asistuar nxënësit me vështirësi në të nxënë? 

e-Sa kemi dhënë detyra të bazuara në nevoja dhe stile të nxëni?

f-Sa ofrojmë mësimdhenie të diferencuar?  

5-Përmes vetvlerësimit që bëjnë nxënësit apo  vlerësimit të njëri tjetrit.

6-Përmes detyrave përmbledhse apo testimit të përiudhës mësuesi mat të dhënat dhe arritjet e nxënësve.

   Ai ka mundësi të analizojë sa afër kompetencave janë nxënësit? Sa larg janë ? Duke i ndarë në nxënës që janë larg kompetencave; Nxënës që janë afër përmbushjes së kompetencave. Nxënës që janë duke i plotësuar kompetencat. Nxënës që kanë nevojë të domosdoshme të plotësojnë kompetencat. Nxënës që shkojnë përtej kompetencave; Të gjitha këto mësuesi i mat me % për peshë konceptesh kështu ai analizon dhe identifikon gjatë analizës nevojat e nxënësve në vijimësi të procesit; po ashtu ai njeh ç’pjesë e koncepteve është arritur dhe çfarë pjesë e koncepteve një % e nxënësve kanë nevojë të rimerret njohuria;

       Po ashtu mësuesi njeh nevojat , mangësitë, prioritetet, dhe prej këtej planifikon strategji, metoda për periudhën pasardhëse.  Këtë analizë dhe proçes vetvlerësimi e bën çdo mësues brenda ekipit, por e bëjne edhe kryetarët e ekipit që monitorojnë së bashku me drejtuesit proçesin e vetvlerësimit të shkollës. 

   Kështu cdo ekip në një fushë të nxëni apo disa fusha të nxëni bëjnë analizat përkatëse; Mbledhin të dhëna; Përpunojnë të dhënat, krahasojnë me standardet, krahasojnë më objektivin shkollor, masin arritjet dhe mos arritjet dhe evidentojnë anë të forta, arritje apo aspekte që duhen përmirësuar  duke i bërë këto aspekte të dobëta pikënisje për hartimin e planeve vijuese dhe strategjive vijuese të shkollës. 

    Kështu planet e periudhave apo edhe ato ditare të mësuesve do të merrnin formë dhe jetë nisur nga të dhënat që mësuesi ka mbledhur rrreth rendimentit të matur në klasë me nxënësit, mësuesi mund të ruajë parimin e vijimësisë nëse më parë ka matur rendimentin e të nxënit dhe planin e tij e përshtat lidhur me nevojat e nxënësit, koherent me dijet dhe nevojat e nxënësit, sa fleksibël është plani yne, sa merr parasysh nevojat dhe mangësitë që kanë nxënësit, cilat rezultate nuk janë konsilduar ende, më pas mësuesi planifikon duke respektuar gjithëprfshirjen, nevojat, kohën që u duhet nxënësve për të arritur në rezultat. Po ashtu duhet të jemi fleksibël nëse një klasë nuk është konsoliduar një koncept mund të lemë 3 orë nga dy që janë parashikuar normalisht për atë koncept, kështu plani ynë do të vijë në përputhje me nevojat e nxënësve dhe është fleksibël që mundëson arritjet e tyre. 

    Po ashtu masim arritjet me anë të detyrave në klasë, indivduale ose në grup,  apo dhe testimeve me short sikurse edhe me parateste të klasave V–IX-XII të cilat mundësojnë një informacion paraprak, se deri ku jemi me arritjet e nxënësve dhe me punën tonë në shërbimin arsimor që jemi duke ofruar. 

    Tjetër formë që përdorim për të matur dhe grumbulluar info janë perceptimet e prindërve dhe të nxënësve përmes intervistave, pyetësorët, anketime, fokusgrupeve, etj Po ashtu nga konteksti i shkollës dhe karta e përformancës së një shkolle ne masim lehtësisht rendimentin e një shkolle përmes të dhënave që plotësohen në kontekst lidhur me arritjet, mesataret, notave të provimve etj. Po ashtu edhe nga karta e përformancës masim rendimentin dhe rankojmë shkollat bazuar në treguesit e kartës së përformonacës, çdo drejtues efektiv punon fort gjatë vitit, merr feedback nga aktorët brenda dhe jashtë shkollës, dhe mundohet të vetvlerësohet, por edhe te vlerësojë së brendshmi shkollën në mënyrë që të jetë lider pedagogjik që bazohet në të dhëna, si një nga standardet e drejtuesit të sotshëm.

    Së fundi ajo që e mat rendimentin e një shkolle është një platformë vlerësimi nga jashtë me të njëtit tregues të metodlogjisë vlerësimit të brendshëm.  Në fund shkolla merr raportin e vlerësimit të jashtëm dhe reflekton së bashku me aktorët për të përmirësuar treguesit që kanë nevojë për përmirësim. Po ashtu edhe testimet dalëse si MSH apo PKAB janë tregues realë nëse këto testime do të menaxhohen si duhet janë matëse të rendimentit të mësimdhënies dhe të nxënit në një shkollë. 

Përse shërben të shkuarit në shkollë rreth dy javë para se të fillojë viti shkollor? 

1-Së pari drejtuesit dhe mësuesit me shumë gjasa kanë lënë diçka pa përfunduar lidhur me analizën e arritjeve në fund të vitit, ku kanë plotësuar dhe dorëzuar shumë e shumë tabela të dhënash me arritjet, notat mesatare, mungesa, SMIP, dëftesa, karta performoancë, tabela qershori me përfundimet, tabela parashikime orësh etj etj… por këto raporte përfundimtare, këto analiza kolegësh, këto raporte ekipesh duhen përkthyer dhe shërbyer nga drejtuesit dhe stafi në pikënisje për;

1- planin e përmirësimit të shkollës, duke u bazuar në aspektet që nuk shkuan si duhet apo kanë nevojë për përmirësim.

2-planin e zhvillimit profesional të shkollës, nisur nga vetvlerësimi që çdo aktor i ka bërë punës së vet, po edhe nga fakti se sa dhe si janë dhënë aspektet që duhen përmirësuar në raportin e zhvillimit profesional apo edhe në raportet e drejtuesve gjatë monitorimit të orëvë mësimore dhe cilësisë së tyre. 

3-planin e ekipeve lëndore, të cilat marrin fill dhe orientim nga raporti vjetor i zbatimit të planit vjetor të shkollës, planit të përmirësimit dhe atij të zhvillimit profesional, plus kërkesave të kurrikulës. 

4-ekipet lëndore analizojnë dhë hartojnë raportin e tyre në rank ekipi, ku edhe kane evidentuar aspektet që shkuan mirë apo duhen përmirësuar në shkollë, nisur nga këto shina ata ndërtojnë dhe evidentojnë planin e tyre për këtë fillim viti shkollor, për shembull, sa planet tona si mësues janë në përputhje me parimet  e kurrikulës, bazuar në nevojat e nxënësve dhe sa janë studiuar rezultatet e të nxënit për fushë, shkallë dhe klasë, pasi ka raste që këto planifikohen njëjtë si për një koleg që jep mësim në klasën 6 po ashtu edhe për një koleg që jep mësim në klasën 7, edhe pse fusha mbetet e njëjtë këto dy klasa nuk arrijnë të njëjtin nivel aritjesh në këto dy klasa për një lëndë x të caktuar. Ekipi vetvlerëson punën e çdo aktori dhe jep suport për planifikimin e planeve mësimore vjetore dhe të periudhës së parë gjatë këtyre ditëve që vjen herët në shkollë, në mënyrë që planet të jenë sa më afër nevojave të nxënësve të tij dhe jo të njëjtat plane me të gjithë mësuesit e republikës nga Konispoli në Vermosh.  Sa dhe si kanë ndërvepruar aktorët brenda ekipit sa i përket olimpiadave?  Sa dhe si ndërveprojnë ata për të analizuar arritjet nga periudha në periudhë? Metodat dhe risitë? Sa dhe si ndërveprojnë për projekte ndërlëndore dhe integrimin apo të mësuarit e shkencës si një e tërë falë bashkëpunimit dhe gjetjes së qasjeve për integrim lëndor? Sa kanë bashkëpunuar për eleminmin e ngarkesëës së nxënësve gjatë vitit mësimor etj?

5-planin vjetor të IA-së, nëse stafi aktorët drejtues dhe grupi që do të ndihmojë për hartimine veprimtarive të planit vjetor do të vijnë herët në shkollë, kanë kohë dhe mundësi analizash reale për analizimin e arritjeve, mundësinë për ndryshim të asaj që nuk shkoi mirë, dhe kanë mundësi të jenë gjithëpërfshirës që çdo aktor në shkollë të ndërveprojë dhe të luajë një rol të rëndësishëm në hartimin e planit vjetor të shkollës, që për hir të së vërteteës në disa raste është drejtuesi vetë që e harton këtë plan dhe më pas ka vështirësi në zbatim dhe monitorimin e këtij plani, kjo pasi nuk ka pasur gjithpërfshirje të aktorëve brenda shkollës, ose shkolla nuk funksioni si organizatë të nxëni në ndihmë të arritjes së synimit apo objektivave vjetore. 

6-mësuesit dhe drejtuesit diskutojnë edhe aspektet që duhen përmirësuar në punën e tyre me synim plotësimin e nevojave për zhvillim profesional, apo aspekte që nuk kanë shkuar si duhet në menaxhimin e klasave, arritjeve, mungesave etj…

7-qartësohen strategjitë e arsimit dhe udhëzimi i fillim vitit lidhur me prioritet që do të kihen parasysh për këtë vit shkollor. Ngrihen grupet përkatëse, organizmat, rolet e tyre dhe fillimi i planifikimit në rank shkolle, shpesh fillon shkolla dhe këto plane, grupe, apo roli i tyre ende nuk është qartësuar nga shkolla. 

8-ftesa e prindërve për të prezantuar rolin e tyre në zbatimin dhe aplikimin  e kurrikulës në rank shkolle, duke u qartësuar edhe me potencialin që kanë ata për të qënë pjesëmarrës në edukim, projekte apo orë mësimore…

9-planin e vlerësimit të brendshëm përmes së cilit shkolla mat rendimentin, cilësinë e punës së mësimdhënies, drejtimit dhe menaxhimit, arritjet e nxënësve dhe mirëqënien e tyre në shkollë. Sa shkolla ka ngritur organizma dhe si veprojnë këto për përmirësimin e shkollës? 

10-ndarja e klasave, orëve kujdestari, normat mësimore dhe përgatitja e ambienteve fizike për mirëpritjen e nxënësve në shkollë…

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shko te TOP