Kultura si koncept përfshin një rrafsh jashtëzakonisht të madh qasjesh shkencore dhe njerëzore. Shumë përkufizime të konceptit dhe një tërësi e pafund kuptimesh rreth asaj që përfaqëson ky koncept, na mundësojnë fillimisht të kuptojmë vlerën e madhe që zotëron kultura ndaj çështjeve dhe problemeve të njerëzimit. Shpesh përkufizimi i termit ‘kulturë’ nga aspekti shkencor është […]
Ky shkrim ka si qëllim të trajtojë një nga fenomenet më të përhapura të kohës moderne të cilën më duket e vendit ta cilësojmë si “anemia afatshkurtër”. Së pari në emër të kuptueshmërisë sa më të thellë të temës që po trajtohet është e nevojshme të japim një shpjegim të këtij koncepti […]
Zhvillimi i jetës në të gjitha fushat e veta ka prodhuar një gjendje të re të njeriut në ditët e sotme. Vetpercetimi i tij mbi qenien e vet ka pësuar dhe vazhdimisht po pëson ndryshime të pandërprera. Rrjedhimisht edhe mënyra e jetesës apo struktura sociale ndërtohet në sajë të këtij këndvështrimi mbi të […]
Prej disa kohësh, pjesë e angazhimeve të mia ka qenë edhe ndjekja e daljeve dhe e fjalimeve publike të lidërve kryesorë politikë në Shqipëri, Kosovë dhe jo rrallë herë edhe në Maqedoni. Kreun e listës e zënë daljet publike të kryeministrit të Shqipërisë, z. Rama, natyrisht për shkak të pozicionit që ka. […]
Pandemia e përhapur në pothuajse të gjithë pjesët e globit, përfshirë edhe Shqipërinë, ka sjellë bashkë me frikën e infektimit, edhe debatin rreth autoritetit të shtuar shtetëror në marrjen e masave parandaluese ndaj përhapjes në masë të këtij virusi dhe për të ndërprerë infektimin e një pjese të mirë të shoqërisë. […]
“Njeriu është më shumë se ç’mund të thonë për të të gjitha shkencat së bashku”- (Alija Izetbegoviç). A nuk përbën kjo ide madhështore motiv dhe nxitje për të reflektuar dhe medituar edhe një herë, edhe më seriozisht në lidhje me vlerën e qenies njerëzore? Kjo ide dhe të ngjashme gjithmonë më ngacmojnë […]
Në brendësi të këtij punimi do të bëhet paraqitja e themelimit të moralit si universal tek Kanti përballë paradoksit të besimit dhe thyerja e universalit nga singulariteti në raportin absolut me absolution tek Kierkegardi. Në vazhdim do të analizojmë filozofinë morale të Kantit në aspektin e universalizimit të saj dhe telosin e brendshëm të moralit, […]
Kultura e vërtetë dhe kultura e rreme “Problemi nuk është vetëm tek shpikja e një pajisje teknologjike, por edhe tek ajo që na bën t’i përshtatemi asaj, që na bën të ndihemi sikur kemi nevojë për të. (Martin Heidegger) A është kinemaja dhe filmi vetëm një aspekt i industrisë të kulturës, apo kemi të bëjmë […]
Konceptet dhe pikëpamjet e një filozofi synojnë të interpretojnë parime dhe ligjësi të së vërtetës, të cilat në kohë dhe kontekste të ndryshme kuptohen në mënyra të ndryshme. Ashtu si parimet e së vërtetës, të cilat zotërojnë ekzistencë të mëvetësishme, edhe sistemi i moralit qëndron përtej realiteteve shoqërore, pra nuk buron nga vetë njeriu. Edhe […]
Zgjedhjet elektorale janё nga temat mё tё pёrfolura nё pothuajse tё gjitha vendet, nё tё cilat zhvillohen procese tё tilla. Nё çdo sistem, zgjedhjet janё mjetet, tё cilat e legjitimojnё njё udhёheqje tё caktuar. Nё sistemet demokratike, sidomos me pёrhapjen e demokracisё pёrfaqёsuese, zgjedhjet paraqiten si mundёsia e popullit pёr tё shprehur vullnetin e tij […]