web analytics

Të veçanta

Qëndrimi i kreut të Universitetit Al-Az’har ndaj projektit të mishërimit të feve abrahamike nën koncpetin “House of One”

          Shejhu i Al-Azhar Ahmed Al-Tayeb gjatë fjalimit të tij në kremtimin e 10-vjetorit të “Shtëpisë së Familjes Egjiptiane” të mbajtur në Kairo tha se thirrja për të ashtuquajturën “feja abrahamike” është një thirrje për të ndaluar lirinë e besimit dhe zgjedhjes, duke theksuar se bashkimi i njerëzve  në një fe ose në një mesazh hyjnor të vetëm është çështje e pamundur, po ashtu ai tha se ka dallim ndërmjet respektimit dhe njohjes së besimit të tjetrit dhe se kjo nuk do të thotë që të shpërbëhen dallimet ndërmjet besimeve dhe feve.

          Shejhu i Al-Azhar foli edhe rreth ngatërrimit që bëhet mes bashkimit të Islamit dhe Krishtërizmit në mbrojtjen e të drejtës së qytetarit për të jetuar në siguri, paqe dhe stabilitet dhe bashkimit të këtyre dy feve dhe shpërbërjes së dallimeve dhe specifikave të secilës prej tyre.

            Ai shtoi se ky ngatërrim vjen “nën dritën e prirjevee që pretendojnë se mund të ketë një fe të quajtur feja abrahamike dhe atë që këto thirrje aspirojnë nga përzierja e Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit në një mesazh ose një fe të vetme në të cilën njerëzit mblidhen dhe që shpëtojnë nga problematikat ​​e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve që çojnë në humbje jetësh, gjakderdhje dhe luftëra të armatosura midis njerëzve, madje edhe midis njerëzve të së njëjtës fe dhe besimtarëve të së njejtit besim.”

          Al Tayeb theksoi gjithashtu se: “Deri në këto momente ne nuk e kemi parë këtë produkt abrahamik të ri dhe nuk dimë asgjë për veçoritë dhe specifikat e tij dhe a ka për qëllim që besimtarët e feve të ndryshme të bashkëpunojnë në gjërat e përbashkëta dhe vlerat fisnike njerëzore, apo synohet të krijohet një fe e re që nuk ka asnjë vlerë?”.

          Kjo thirrje është si ajo e globalizimit, fundit të historisë, etikave globale e të tjera, në pamje të parë duket si thirrje për bashkim dhe unitet njerëzor si dhe për eleminimin e shkaqeve që sjellin mosmarrëveshje dhe konflikte mes tyre, por faktikisht jo, ajo është një thirrje për privimin e njeriut nga gjëja më e shtrenjtë që posedon, liria e besimit dhe e zgjedhjes.

          Ai potencoi të Vërtetën Kuranore në të cilën theksohet fakti se Allahu i ka krijuar njerëzit që të jenë të ndryshëm, e  nëse do donte i krijonte ata në një bashkësi, në një ngjyrë, në një gjuhë dhe në një përceptim. Gjithashtu ai theksoi se hapja e Al-Azharit dhe studiuesve të tij ndaj kishave të Egjiptit nuk është, siç e portretizojnë disa, një përpjekje për të shpërbërë dallimet midis besimeve dhe feve, duke shtuar se këta disa e kanë të vështirë “të  kuptojnë dallimin midis respektimit të besimit të tjetrit dhe besimi në të”.

          Al-Tayeb shtoi se hapja e Al-Azharit ndaj institucioneve fetare brenda dhe jashtë Egjiptit është një hapje për të kërkuar të përbashkëtat njerëzore midis feve qiellore dhe për t’u mbështetur në to për ta nxjerrë njerëzimin nga kriza e tij bashkëkohore dhe për ta çliruar atë nga padrejtësia e të aftëve, shtypja e të fuqishmëve dhe arroganca e shtypësve ndaj të dobtëve.

Përktheu Indrit Lita

Burimi: Al-Jazeera.net

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shko te TOP