E dashur vetvete!
E dashur vetvete! Do doja të të thoja disa fjalë, doja të të thoja që; buzëqeshja nuk kushton asgjë, por ka domethënie të madhe.
Mos harro që kur qesh, bashkë me ty qesh e gjithë bota ndërsa kur qan je krejt e vetme.
Ti duhet të dish që për nje njeri gjithçka nuk përfundon kur humbet, por kur tërhiqet. Në jetë do të takosh edhe ata që notojnë në drejtim të kundërt të anijes, por ka dhe të tjerë që humbasin jetën në pritje të saj. Mbase dallgët e jetës do të të përplasin furishëm në breg por ti përsëri do jetosh, sepse ti je e fortë!
Kurrë mos i harro punët e mira! Vendos çfarë do dhe unë të premtoj që do e marrësh atë që do. Duhet të dish që lumturia nuk është diçka që na vjen me postë dhe se askush nuk mund të të hidhërojë pa vullnetin tënd.
E dashur vetvete, kurrë mos e krahaso veten tënde me të tjerët, ti je unike dhe je shumë herë më e mirë se të tjerët, ti je e mrekullueshme! Ti je speciale! Je krenari! E dashur vetvete, të lutem prefero gjithmonë thjeshtësinë sepse ti mbetesh njeri çfardo cilësie të të faturojnë.
Të lutem ruaje gjithmonë njeriun që je, njeriun e thjeshtë! Kur të jesh mërzitur shumë mos harro se nervozizmi nuk ndreq gjëra, që izolimi nuk e pakëson stresin por vetëm e shton atë, që shmangia nuk i zgjidh problemet por i shton ata. Ah se desh harrova: bota është aparat fotografik prandaj të lutem qëndro gjithmonë e buzëqeshur para saj!
Xhuljana Zaja
Komente