REVOLTA E TURMAVE – HOSE ORTEGA y GASSET
Ardhja e Turmave…
Filozofi spanjoll i paraprin kritikave ndaj qytetërimit perëndimor veçanërisht Evropës duke diagnostifikuar prezencën e një fenomeni ogurzi për të ardhmen e qytetërimit. Ky fenomen është ardhja e turmave në një fuqi të plotë shoqërore, çka përbën dhe gjendjen e krizës të cilën autori e quan si “kriza më e madhe që mund të godasë popujt, kombet dhe qytetërimin”. Turma, ose shumësia e individëve të cilët kanë ardhur në pushtet, ekzistonin ehde më herët, por atëherë jetonin të veçuar, ndryshe nga shfaqja e unitetit të tyre që iu ka mundësuar të vendosen në vendet më të mira, syresh të cilët janë rezervuar për minoritetet.
Por çfarë konkretisht kupton Hose Ortega me turmën? Turma është njeriu mesatar, ose të gjithë ata njerëz të cilët nuk i parashtrojnë vetes asnjë vlerë – të mirë ose të keqe – të barazuar mbi diçka specifike, por pavarësisht nga kjo e ndjen veten si gjithë të tjerët, madje ndihet i lumtur duke u ndjerë njësoj si gjithë të tjerët apo si çdokush tjetër. Për Ortegën njeriu i turmës që ka marrë në përgjegjësi udhëheqjen është thjeshtë pseudointelektual i pakualifikuar, i pakualifikueshëm, i skualifikeshëm.
Autori shpalos disa ide të cilat pakkush mund t’i kuptojmë thellësisht në kohët tona. Ai thekson se, përsa i përket demokracisë së vjetër (asaj që u instalua para se të kaplonte kriza) ajo u kalit fare një doze bujarie të liberalizmit dhe falë entuziazmit për ligjin. Ndërsa ardhja e turmave ka sjellë sistemin e hiperdemokracive në të cilat shumësia nuk arrin të qeverisë në mënyrë të drejtpëdrejt aq sa më herët. Kështu turmat sot besojnë se kanë të drejtë të diktojnë dhe t’iu japin forcën e ligjit nocioneve të lindura në kafene. “Turmat arrijnë të shtypin nën vete çdo gjë që është e ndryshme, e mrekullueshme, e përveçme, e kualifikuar dhe e zgjedhur.”
Ngjitja e nivelit historik…
Si moment të parë të lindjes së turmave në histori Ortega e përcakton historinë e Perandorisë Romake. Që prej atëherë “perandoritë e turmave” përthithin dhe asgjësojnë minoritetet drejtuese duke i zëvendësuar me veten. Epoka e turmave për autorin është epoka e kolosales, këtë shpjegim ka për të ndërtimi i godinave të stërmëdha. Ndërsa shoqëria për Ortegën është e tillë aq sa është në vetvete aristokrate, pasi në thelb ajo e përmban këtë karakter të cilin përpiqet t’ia shuajë turma.
Në shekullin XX (fillim shekulli) revoltimi i turmave identifikohet nga dy detaje të rëndësishme. Së pari turmat ushtronin funskione të jetës shoqërore që më parë ishin të rezervuara për minoritetet; së dyti këto turma janë treguar shumë mospërfillëse ndaj minoriteteve, nuk u bindën, nuk i ndiqnin dhe nuk i respektonin. Në këtë mënyrë njeriu mesatar ka fituar aftësinë e të qenit zot i vetvetes, deri në atë pike sa vepron vetëm në dobinë e vet. Ky tip i njeriut përfaqëson fushën mbi të cilën vepron historia e çdo epoke. Për historinë ai luan rolin që ka niveli i detit për gjeografinë, nivel të cilin më herët e kishte arritur vetëm aristokracia. Pra, papritur niveli i histories ka arritur të ngrihet vërtet. Madje jeta njerëzore e marrë si një e tërë është ngjitur më lart.
Përmasat e epokave…
Në këtë kapitull Ortega shqyrton atë çka e quan ‘koka e jetës’ dhe me të cilën ka për qëllim nivelin e jetës ndër epoka. Mendimtari spanjoll e gjykon të gabuar fenomenin e cilësimit të kohës së shkuar si kohë më e ulët nga ana e njerëzve që jetojnë në një epokë dhe shoqëri të caktuar. Në rrjedhën e histories, traditë e shoqërive të hershme ishte vlerësimi i kohëve të shkuara si më të bukura, më të plota apo kohë të arta.
Viti 150 p.e.r ka qenë zanafilla e fenomenit të tkurrjes së vitalitetit, i rënies së nivelit, i shprishjes dhe humbjes së ritmit, shfaqur më së shumti në Perandorinë Romake. Për Ortegën ekzistojnë dhe të ashtuquajturat epoka kulmore, të cilat janë rezultrat i shumë periudhave përgatitore, i shumë kohëve të tjera të mangëta në kulm dhe inferior para saj.
Epoka moderne e identifikuar edhe si epokë kulmore ose përfundimtare cilësohet edhe si periudhë e një forme të veçantë të trishtimit. Për Ortegën “kulturë moderne” nuk është gjë tjetër veçse realizim i atyre që janë konceptuar deri në shekullin XIX si dëshira, por konkluzioni i autorit e hedh poshtë këtë përcaktim pasi sipas tij epoka moderne zbulon një intuitë të faktit se nuk ekzistojnë asnjëherë epoka të tilla përfundimtare, të sigurta, të kristalizuara përgjithmonë. “Epoka moderne shfaqet superiore ndaj të gjitha epokave të tjera dhe inferior ndaj vetvetes. E fortë, vërtetë, por në të njëjtën kohë e pasigurtë për fatin e vet; krenare për forcën që ka dhe jëkohësisht e frikësuar prej saj”.
rritja e nivelit të jetës…
Zhvillimi i skajshëm i teknologjisë përbën burimin e shumë shndërrimeve në modernitet, mes të cilëve bëjnë pjesë qeverisja e turmave dhe rritja e nivelit të jetesës. Këto të fundit janë vetëm simptoma. Mjetet teknike u zhvilluan aq shumë sa ato ndihen aq larg sa shkon efekti i tyre, nga ana tjetër, nëpërmjet tyre u zbuluan shumë qytetërime të vjetra, të cilët për modernët janë të rinj në dijen e tyre.
Tipar tjetër i kësaj periudhe është edhe rritja e jaashtëzakonshme e numrit të profesioneve si edhe e formave të përmbushjes së kënaqësisë. Ky potencial në veprim i shoqërive moderne shfaqet edhe në angazhimin njerëzor i shprehur në formatet e sportit, artit, etj.
Ortega konstaton gjithashtu edhe një paradoks. Epokën moderne të nivelit të lartë të jetesës “njeriu e ndjen veten mrekullisht të aftë të krijojë, por pa ditur se çfarë të krijojë. Zoti të gjitha gjërave, ai s’është zot i vetvetes. Ndihet i humbur midis boshllëkut të vet.”
Një fakt statistikor…
Epoka moderne edhe pse shfaqet superiore, e bollshme dhe e mrekullueshme, nga fakti se qëllimin e vet e ka më madhor, tashmë i ka përmbysur të gjitha parimet, normat e idealet që ka arritur t’i japë tradita. Sipas filozofit, njeriu edhe pse është “hedhur” në botë, përsëri atij i paraqiten disa trajektore për tu ndjekur, kështuqë fati i tij nuk është plotësisht i paracaktuar. I gjendur mes rrethanash, njeriu është detyrimisht i lirë të zgjedh, ky është fakti i të jetuarit.
Në jetë nuk vendosin rrethanat, por karakteri i subjektit, fillimisht paraqitet një horizont mundësisht dhe më pas vjen një vendimmarrje, që zgjedh dhe përcakton formën më efektive të ekzistencës kolektive. Çdo shoqëri e ka për natyrë këtë vendimmarrje, e kjo natyrë përkon me natyrën e njerëzve që e sundojnë. Sipas autorit në modernitet ai që vendos është njeriu i turmës, gjë që nuk ndodhte në kohën e demokracisë.
Fakti statistikor që ka për qëllim Ortega është katërfishimi i popullsisë së Europës brenda një shekulli, çka nuk u arrit dot as për dymbëdhjetë shekuj. Në tre breza Europa prodhoi një masë gjigante njerëzish, të cilët të lëshuar në hapësirën historike e përmysën atë. Fakti kuptohet edhe triumfi i turmave.
Fillimi i autopsisë së njeriut të turmës…
Njeriu i turmës është personifikimi i karakterit social që kanë paralajmëruar filozofë të mëdhenj si Hegel, Niçe apo Comte-i, ndryshe, njeri i cili ka arritur në stadin e dakadencës së vlerave shpirtërore.
Shekulli i XX-të ka përcaktuar disa ndryshime rrënjësore të cilat kanë pasuar në zhbërjen e kastave shoqërore dhe rritjen e standardit të e të të drejtave shoqërore të njerëzve të shtresës së ulët. Burimi i këtyre tre ndryshimeve kanë qenë tre parime bazë të modernitetit; liberal-demokracia, eksperimentet shkencore dhe industriaizmi. Shekulli i XIX-të ishte shekull revolucionesh, jo aq për shkak të skemave të barrikadave, por më shumë sepse e vendos njeriun e turmës në kushte jete radikalisht të kundërta me pararendëset. Kështu, ky tip i njeriut paraqitet i diferencuar nga të gjithë tippet njerëzore të shekujve të kaluar.
Shekulli i XIX-të iu dha turmave një përsosmëri të tillë sa nuk perceptoheshin më si sistem i organizuar, por si sistem natyror.
Jeta fisnike dhe e rëndomtë, ose përpjekja dhe plogështia
Një prej dallimeve kryesore mes mënyrës së jetsës tradicionale dhe asaj të epokës së turmave qëndron tek fakti i vështirësive, kufizimeve, mundësive të kufizuara të cilat nuk ekzistonin më pas ardhjes së turmave në pushtet. Turma moderne është mësuar ta perceptojë lirinë si diçka natyrale pa asnjë veçori specifike. Njeriun e turmave nuk e nxit asgjë e jashtme t’i njohë vetes kufizime e as t’u referohet autoriteteve më të larta se vetvetja.
Ortega bën dallim mes njeriut të shkëlqyer dhe të zakonshëm. Njeriu i parë iv endos vetes kërkesa dhe punën e tij e lidh me diçka trashendentale Ndërsa i dyti nuk njeh autoritet tjëtr veç vetes së tij. Kur njeriu i ashtuquajtur i shkëlqyer iv endos kërkesa vetes, e nëpërmjet tyre mat vetveten, kjo gjë e bën jetë e tij fisnike, të jetuar si disiplinë.
Njeriu i turmës që analizon Ortega, ka zëvendësuar në modernitet njeriun e shkëlqyer i cili me forcat dhe meritat e veta arrin të ndërtojë një jetë fisnike.
ndërhyrja e turmave në çdo gjë dhe pse kjo ndërhyrje bëhet vetëm me dhunë…
Njeriu i turmës ka arritur në fazën e vetshuarjes. Ai e ndjen veten të plotësuar intelektualisht, duke mos pasur asnjë mangësi të jashtme. Në fakt, sipas Ortegës, ky lloj njeriu zotëron kapacitet kuptues, por nuk e vendos atë në punë.
Idetë që mbart njeriu i turmës nuk janë të vërteta, rrjedhimisht zbatimi i tyre nuk përbën kulturë.Autori e argumenton pohimin e vet duke sqaruar se idetë e vërteta mund të arrihen vetë, nëse njeriu e do të vërtetë dhe ndjek rregullat e standartet e saj për ta arritur atë. Si pasojë, në vend të kulturës përhapet barbarizmi, fenomen i cili pushtoi Europën e para një shekulli.
Tipi i r ii njeriut të shfaqur në Europë në shekullin e XX-të të cilin Ortega e quan “turmë”, nuk pranon të dëgjojë arsye apo të jape të drejtë, ai vetëm dëfton opinionet e tij kudo, përvetvson të drejtën për të mos qenë i arsyeshëm. Ky është mentaliteti i turmave të cilat kanë vendosur të qeverisin shoqërinë pa pasur kapacitetin e duhur për të bërë njv gjë të tillë. Kudo ku turmat kanë arritur të zënë pjesë në jetën publike, këtë gjë e kanë arritur vetëm nëpërmjet dhunës.
primitivja dhe teknikja…
Në sensing historik, rebelimi i turmave përbën një formë të pashembullt të organizimit njerëzor që ka sjellë pasoja katastrofike. Për Ortegën, në Europën e mes-shekullit të XX-të, drejtimi i shoqërisë është marrë në dorë nga një tip njeriu i cili nuk është i interesuar për parimet e qytetërimit. Turma është më e interesuar ndaj makinave dhe prodhimeve të tjera industriale, se sa ndaj parimeve prej të cilave ato u prodhuan.
Sipas autorit, njeriu i cili sundonte në Europë në shekullin e kaluar ishte njeri primitive i lindur në mes të një bote të qytetëruar. I mahnitur nga aspekti teknik i qytetërimit, njeriu i turmës e konsideron këtë arritje artificiale si diçka të natyrshme, prej të cilës buron dhe varet jeta. Ndërsa për autorin, jeta nuk varet nga mjetet tenike pasi ato nuk prodhojnë as ujë as ajër.
Primitivizmi dhe historia…
Natyra është e pavarur, ajo e mban vetë veten, ndërsa qytetërimi jo. Qytetërimi gjithmonë kërkon shërbesat e një artisti a artizani. Në evoluimin historik të qytetërimit ka ardhur edhe rreziku i shuarjes së tij për shkak të mungesës së parimeve. Sa më shumë rritet niveli i jetesës, aq më shumë jetesa bëhet komplekse, e rrjedhimisht mjetet e zgjidhjes së problemeve duhen shumë më të përsosura.
Ndër të gjitha mjetet që i shërbejnë qytetërimit, sipas Ortegës, historia si dije zotëron eksperiencën më të madhe për të shkuarën dhe të ardhmen, pra, për ta ruajtur dhe vijuar qytetërimin e përhapur. Ajo çka i ka humbur qytetërimit perëndimor është humbja e “kulturës së vet historike.”
Periudha e vetëkënaqësisë
Shekulli i XIX-të e gjeti Europën në gjendjen në të cilën njeriu i zakonshëm mori përsipër të udhëheqë botën. Struktura psikologjike e këtij tipi të njeriut, sipas autorit të “Rebelimit të turmave”, cilësohet e përbërë nga bindja e thellë se jeta është e lehtë, e bollshme, pa kufizime të rëndësishme, po ashtu ky lloj njeriu e pohon përgatitjen e vetë morale e intelektuale. Kjo kënaqësi ndaj vetvetes e udhëheq atë të mbyllet ndaj çdo ndikimi të jashtëm. Këtë njeri të turmës Ortega e krahason me aristokratin i cili ka trashëguar privilegje nga paraardhësit dhe me fëmijën e llastuar.
Barbarizmi i specializimit
Njeriu i turmës është prodhuar automatikisht në shekullin e XIX-të. Mekanizmi i cili e prodhoi ishte pikërisht bashkëpunimi midis kapitalizmit dhe shkencës eksperimentale. Pra, faktori i cili gjeneroi tekniçizmin, prej të cilit linden një shumësi specializimesh në Europë. Ky tekniçizëm ka sjellë edhe lindjen e njeriut të turmës në kuptimin sasior ( deri në vitin 1800 popullsia e Europës nuk i kaloi kurë 180 milion banorë, nga 1800-1914 arriti në 460 milion). Ky fenomen shkaktoi edhe lindjen e njeriuut të turmës në sensin cilësor, çka për Ortegën përbën kuptimin më të keq.
Turma nuk përfaqëson vetëm klasën punëtore, por një lloj njeriu i cili sot gjendet në të gjitha klasat shoqërore. Madje ky tip e gjen personifikimin më ideal tek njeiru i shkencës. Krijimi i shkencave ndryshon nga zhvillimi i tyre. Zhvillimi shkencor lindi nevojën e ndarjes së saj dhe u formuan specialitetet të cilave iu përshtat më së miri njeriu i turmës.
Rreziku më i madh, shteti
Shekulli i XVII-të shënon periudhën e fundit të revolucioneve të vërteta. Pas kësaj natyra e shtetit shëndrrohet në një dimension që e pamundëson revolucionin, duke u udhëhequr prej elitave të cilat edhe pse ndërrohen, nuk ndryshojnë asgjë në sistemin qeverisës, veç rotacionit. Kësisoj mund tv thuhet se në modernitet revolucionet zvendësohen nga grushtet e shtetit. Ndërkohë autori rrezikun më të madh konsideron kur pushteti shtetëror merret nga turmat. Ky lloj njeriu i ardhur në sundim beson se është vetë shteti e rrjedhimisht përpiqet të vendosë në punë mekanizmat e shtetit. Një lëvizje tipike të njeriut të turmës Ortega e konstaton tek një shprehje e Musolinit: “Gjithçka për shtetin, asgjë jashtë shtetit, asgjë kundër shtetit.”
Komente