web analytics

Të veçanta

Habia filozofike shpërthen nga gërmadhat e Gaza-s

Habia filozofike shpërthen nga gërmadhat e Gaza-s

(apo kuptimi përballë pakuptimit)

Nga: Sabaudin Jashari

Ndër dëmet më të rëndësishme të interpretimit materialist të jetës është se ai i ka vrarë habinë filozofike. Me fjalë të tjera, ka ndaluar në mendjen e njeriut perëndimor në veçanti, procesin e interpretimit të njeriut përtej kufijve të tij materialë. Dhe kjo nuk ndodhi sepse njeriu perëndimor e ngopi mendjen, ndërgjegjen dhe botën e tij të brendshme me kuptimin që i caktoi vetes, me një kuptim që fillon me origjinën nga majmuni dhe përfundon me vdekjen dhe zhdukjen, por erdhi si dorëzim ndaj paaftësisë së tij për të gjetur kuptimin e vërtetë të vetvetes. Kështu, ai u bind me absurdizmin si doktrinë dhe shpjegim për jetën, dhe me ekzistencializmin si mendim dhe sjellje.

Por problemi i vërtetë dhe i madh nuk qëndron në këtë rezultat të natyrshëm dhe të pashmangshëm që mendja perëndimore do ta arrinte patjetër, për sa kohë mundohej larg burimit të saj të vërtetë. Problemi i madh qëndron në faktin se njeriu perëndimor i dorëzuar u përpoq për shekuj me radhë t’i impononte botës rezultatin e interpretimit të tij të shterpë të njeriut dhe të jetës, duke i thënë asaj: O botë! Mos mendo! Bile nuk ke të drejtë të mendosh për përcaktimin e kuptimit të njeriut dhe të jetës së tij — sepse nuk ekziston kuptim tjetër për njeriun përveç kuptimit, apo pakuptimësisë, që ne e kemi caktuar. Prandaj: lexoni absurdizmin dhe ekzistencializmin tone, e nëse nuk e bëni, mjerë për ju, o të prapambetur dhe reaksionarë!

Dhe ah, sikur njeriu perëndimor të kishte mbetur brenda kufijve të paaftësisë së tij filozofike, dhe brenda imponimit të filozofisë së tij mbi botën vetëm në nivelin teorik. Por ai nuk e bëri këtë dhe nuk mund ta bënte, sepse përpjekja e tij interpretuese, që përfundoi me kuptimin e shterpë të njeriut dhe të jetës, nuk ishte për kënaqësi intelektuale, por për ta kthyer këtë interpretim në një sistem jetese dhe në një mënyrë sjelljeje ndaj njeriut tjetër dhe ndaj botës.

Kështu, njeriu perëndimor modern, ose më saktë qytetërimi perëndimor modern, e ndërtoi tërësisht sistemin e jetës së tij mbi këtë kuptim të shterpë apo pakuptimësi, dhe mbi këtë bazë e ndërtoi edhe trajtimin e tij ndaj tjetrit dhe ndaj botës. Dhe ajo që është më e rëndë se gjithçka: ai nisi t’ia eksportonte këtë pakuptimësi botës. Dhe këtu dua të theksoj pikërisht kuptimin: domethënë pakuptimësinë, e jo tërësinë e sistemit që ai ndërtoi mbi të. Kjo sepse njeriu perëndimor i dha tjetrit një kuptim tjetër, “një pakuptimësi tjetër”, të ndryshme nga pakuptimësia që ai caktoi për veten e tij.

Me fjalë të tjera: po, njeriu perëndimor pranoi se njeriu buron nga majmuni dhe fundi i tij është zhdukja, por brenda sistemit që ndërtoi mbi “kuptimin” e tij majmunik, e ndau majmuninë në dy kategori: majmuni i bardhë, i pari për mbijetesë dhe i denjë për jetën dhe kënaqësitë e saj material, dhe majmunët e tjerë, të cilët duhet të jetojnë jetën e tyre dhe gjithçka zotërojnë për hir të interesit të majmunit të bardhë. Pra, majmunët e tjerë, jeta e tyre dhe interesi i tyre në sytë e njeriut-majmun perëndimor, janë krejtësisht të ndryshëm nga majmuni i bardhë perëndimor, jeta e tij dhe interesi i tij.

Dhe këtë besim në “tjetërsinë”, njeriu-majmun perëndimor e ktheu në veprim, duke ndërtuar një sistem kolonial që e eksportoi në shoqëritë dhe atdhetë e “majmunëve të tjerë”.

Provimi i Kuptimit Majmunik (domethënë Pakuptimësisë):

Kolonializmi i njeriut-majmun të bardhë nuk pati si pasojë të vetme shkatërrimin e tokës dhe njerëzimit, por ka një pasojë edhe më të rëndësishme, madje ajo është pasoja madhore: provimi i vlefshmërisë dhe i saktësisë së kuptimit (pakuptimësisë) të njeriut-majmun të bardhë, të cilit i kishte arritur përpjekja interpretuese filozofike gjatë disa shekujsh.

Provimi i Forcës dhe i Bukurisë:

Provimi i këtij kuptimi (pakuptimësie) të eksportuar te “majmunët e tjerë” u bë mbi bazën e forcës dhe të bukurisë. Natyrisht që kështu do të ishte. Sepse pakuptimësia që majmuni i bardhë perëndimor ia caktoi njeriut nuk e përfshin lirinë në elementët e saj, liri të cilën interpretimi materialist-majmunik i njeriut nuk mund ta arrijë kurrë.

Me fjalë të tjera: liria nuk është dhe nuk mund të jetë fryt i dinamikës së materies dhe evolucionit të saj, pra liria është një kuptim që vjen nga përtej materies.

Dhe kur njeriu perëndimor-majmun i bardhë vuri re se “majmunët e tjerë” po e trajtonin pakuptimësinë e eksportuar ndaj tyre mbi bazën e një elementi tjetër kuptimor, jashtë kufijve të kuptimit që ai kishte caktuar për veten e tij, pra mbi bazën e lirisë, ai e mohoi këtë liri si të drejtë të tjetrit, ashtu si e kishte si të drejtë vetë. Dhe përdori forcën dhe shtrëngimin për ta bërë tjetrin të pranojë kuptimin e ri majmunik. Domethënë: përdori forcën dhe shtrëngimin për të vrarë habinë filozofike në mendjet, ndërgjegjet dhe shpirtrat e “majmunëve të tjerë”, ashtu siç e kishte vrarë atë në mendjen, ndërgjegjen dhe shpirtin e vet.

Shpërthimi i një Habie Filozofike Fillestare:

Për shkak të rezistencës, të papritur, që njeriu perëndimor-majmun i bardhë hasi nga “majmunët e tjerë”, të cilët e refuzonin me forcë kuptimin majmunik të eksportuar ndaj tyre, te ky njeri majmunik i bardhë ndodhi një shpërthim i madh habie filozofike, që tronditi themelet e kuptimit majmunik në mendjen, ndërgjegjen dhe shpirtin e tij.

Por në çastet e para të këtij shpërthimi, duket se njeriu majmunik i bardhë u vetëmjaftua vetëm me habi, duke menduar se kjo rezistencë nuk ishte gjë tjetër veçse një reagim i çastit, i shkaktuar nga e papritura e eksportimit të kuptimit majmunik, dhe se ngadalë-ngadalë do të qetësohej dhe “majmunët e tjerë” do ta pranonin pakuptimësinë majmunike që njeriu perëndimor kishte caktuar për veten e tij.

Por me kalimin e kohës, njeriu majmunik i bardhë vuri re dhe u bind se kjo rezistencë nuk ishte thjesht një reagim i çastit, por një refuzim që buron nga mendja, ndërgjegjja dhe shpirti i “majmunëve të tjerë”, për shkak të një kuptimi të rrënjosur thellë në ato mendje, ndërgjegjje dhe shpirtra, një kuptim krejtësisht i ndryshëm nga kuptimi majmunik që njeriu perëndimor ia kishte dhënë vetes dhe racës së vet.

Dhe këtu ndodhi zgjimi i parë i njeriut-majmun perëndimor përpara një “të vërtete të madhe”: se ka në botë krijesa që i ngjajnë atyre, por që besojnë se majmuni mbetet majmun dhe njeriu mbetet njeri.

Nga ky zgjim fillestar dolën dy rezultate:

I pari: Njeriu majmunik perëndimor filloi të kuptojë dhe të pranojë , i detyruar, se ekzistojnë disa interpretime të kuptimit të njeriut.

I dyti: Kuptimi tjetër, pra se njeriu është njeri, nuk mund të fshihet nga mendjet, ndërgjegjet dhe shpirtrat e “majmunëve të tjerë”.

Por fatkeqësia e madhe qëndron në faktin se ai u vetëmjaftua vetëm me pranimin e këtyre dy rezultateve, pa u munduar të pyesë veten: nga vjen ky kuptim? cili është burimi i tij? cili është sekreti i forcës dhe i qëndrueshmërisë së tij? dhe si e bëri këtë njeri të bëjë aq shumë sakrifica për hir të tij?

Kësisoj, kolonizatori-majmun i bardhë u vetëmjaftua me arritjen e vetëm njërit prej dy qëllimeve që synoi t’i realizonte në kurriz të “majmunëve të tjerë”.

Sepse dy qëllimet e kolonizatorit, që dëshironte t’i realizonte mbi kurrizin e shoqërive të “majmunëve të tjerë” dhe mbi trupin e atdheut të tyre, ishin:

I pari: Shformimi i kuptimit të njerëzisë nga mendjet, ndërgjegjet dhe shpirtrat e “shoqërive të tjera majmunike”.

I dyti: Thithja e pasurive të atdheut të tyre nën flamurin: “Rroftë majmuni perëndimor i bardhë dhe le të shkojnë të gjithë majmunët e tjerë në ferr!”

Kështu, ai u vetëmjaftua me arritjen e qëllimit të dytë, pasi u bind se përpjekja e tij për të arritur qëllimin e parë kishte dështuar.

Gjatë realizimit të këtij qëllimi të dytë, thithjes së pasurive të vendeve të “majmunëve të tjerë”, ai ndjeu nevojën të studiojë të kaluarën e tyre, për t’ia lehtësuar vetes arritjen e tij. Por gjatë këtij hulumtimi dhe studimi, u befasua nga dy gjëra të rrezikshme që kurrë nuk do t’i kishte shkuar ndërmend majmunit perëndimor të bardhë:

E para: Se e kaluara e “shoqërive të tjera majmunike” shquhet për madhështi, krenari dhe dinjitet, falë arritjeve dhe të mirave të mëdha që këto shoqëri i kishin dhuruar, jo vetëm vetes, por edhe “majmunit perëndimor të bardhë”.

E dyta: Gjëja e dytë që e la “njeriun perëndimor-majmunik” të hutuar, si me vetveten ashtu edhe me kuptimin majmunik që i kishte dhënë vetes, ishte dendësia e kuptimit të njerëzisë e pranishme në mendjet, ndërgjegjet, sjelljet dhe jetën e “shoqërive të tjera majmunike”, pavarësisht prapambetjes së tyre të thellë në anën shtazore që sundonte plotësisht kuptimin që njeriu-majmun perëndimor i bardhë i kishte dhënë vetes.

Këtu, “majmuni perëndimor i bardhë” u detyrua të ndalojë për një çast me vetveten e tij majmunike dhe t’i flasë asaj, duke i thënë: E kaluara e lavdishme dhe e lulëzuar e këtyre “shoqërive majmunike”, dendësia e kuptimit njerëzor në to dhe ndikimi i saj në rezistencën e vazhdueshme kundër nesh, na detyron të rishqyrtojmë procesin e thithjes së pasurive të vendeve të tyre,  domethënë na detyron të mendojmë për një mjet tjetër, jo të drejtpërdrejtë, që të na garantojë vazhdimësinë e thithjes së pasurive të tyre dhe, në të njëjtën kohë, të na kursejë pasojat shkatërruese që na sjell përballja e drejtpërdrejtë me ta dhe rezistenca e tyre, e cila na ka rraskapitur për dekada dhe na i ka shpërndarë ëndrrat për qëndrim të përjetshëm në atdheutë e tyre.

Dhe ja që majmuni perëndimor i bardhë shpiku një mjet “të mrekullueshëm” alternativ për të arritur të dy qëllimet njëherësh: dorëzimin e zorrëve të thithjes në duart e një lloji të tretë majmunik nga e njëjta origjinë e “majmunëve të tjerë”, por që kishte pranuar kuptimin më të poshtër dhe më të ulët të majmunisë që njeriu perëndimor ia kishte caktuar vetes, dhe kishte mohuar pothuajse plotësisht kuptimin njerëzor të pranishëm me dendësi të lartë në shoqërinë e tij origjinale.

Kështu, “shoqëritë e tjera majmunike” u mashtruan për një kohë nga bijtë e tyre me kuptimin njerëzor të shformuar, nën flamurin: “Shuplaka e njeriut-majmun, që ka të njëjtën origjinë me mua, në faqen time, është më e lehtë për mua se shuplaka e majmunit të bardhë.”

Por nuk kaloi shumë kohë para se “shoqëritë e tjera majmunike” të kuptonin një të vërtetë edhe më të hidhur se e para: se “bijtë e tyre majmunë” ishin më të rrezikshëm për to, jo vetëm për pasuritë dhe gjakun e tyre, por madje edhe për kuptimin e tyre njerëzor origjinal.

Shpërthimi i një Habie Filozofike Tjetër:

Këtu, majmunin perëndimor të bardhë e goditi shpërthimi i një habie tjetër, një habi që buron nga dështimi i mjetit të tij të artë, i cili kishte mundësuar vazhdimësinë e procesit të thithjes së pasurive dhe dobësimin e kuptimit njerëzor të pranishëm me dendësi në mendjet dhe ndërgjegjet e “shoqërive të tjera majmunike”.

Edhe këtu, njeriu perëndimor-majmunik u vetëmjaftua me habi, por ndryshe nga habia e parë dhe habia e parë, filloi të mendojë mbi origjinën e këtij kuptimi njerëzor të pranishëm te “majmunët e tjerë”, kuptim që përfaqëson sekretin e dinamikës së këtyre shoqërive dhe sekretin e vazhdimësisë së rezistencës së tyre ndaj kuptimit majmunik perëndimor dhe praktikave të tij mbi atdheun dhe kurrizin e “shoqërive të tjera majmunike”.

Dhe këtu, njeriu majmunik perëndimor i bardhë u nxitua të vinte në punë armën më të rrezikshme që e kishte prodhuar filozofia e pakuptimësisë, e cila nuk është gjë tjetër veçse pragmatizmi.

Prandaj filloi të pranojë madhështinë e origjinës dhe të burimit të kuptimit të njeriut tjetër, duke i bërë komplimente dhe duke e madhëruar, e kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një qetësues i përkohshëm për valën e zemërimit të “majmunëve të tjerë” ndaj asaj që filozofia e pakuptimësisë kishte bërë ndaj tyre, e eksportuar me forcë dhe shtrëngim, dhe më pas përmes bishave të tij majmunike.

Shpërthimi i Fundit…!

Dhe vazhdoi gjendja e mosbesnikërisë dhe mos-sinqeritetit të njeriut-majmun perëndimor të bardhë, derisa shpërtheu një zemërim i një lloji të veçantë, nga gryka e një vullkani të veçantë, të përjetshëm dhe të pavdekshëm deri në fundin e ekzistencës, një vullkan i cili që nga fillimi ka pirë nga burimi i kuptimit dhe nga krijuesi i kuptimit njerëzor, dhe që nuk mundi ta kontrollojë kurrë majmuni perëndimor i bardhë me forcën e tij dhe bishat e tij, e ai nuk është gjë tjetër veçse zemërimi i Gazës, vullkani i Gazës.

Dhe pikërisht këtu, u shtang ai që kishte mohuar kuptimin njerëzor të vërtetë, origjinën e tij dhe krijuesin e tij. Pikërisht këtu u shtang njeriu perëndimor-majmun i bardhë.

Në të vërtetë, atë e shtangu një treshe e rrezikshme që tronditi themelet e sistemit të pakuptimësisë, madje i thërmoi gurin e tij të themelit dhe e detyroi të mendojë seriozisht mbi fundin dhe mbi fillimin: me fund nënkuptoj fundin e rolit të pakuptimësisë dhe të sistemit të saj, dhe me fillim nënkuptoj fillimin e ri që do të nisë, dhe patjetër do të nisë, nga një kuptim i ri, nga një origjinë e re dhe nga një krijues i ri.

Dhe kjo treshe e rrezikshme e kaloi habinë e njeriut perëndimor-majmunik të bardhë nga niveli i habisë në nivelin e vetëdijes së detyruar.

Ajo treshe është:

  • Gaza: madhësia e saj, shkatërrimi i saj dhe tunelet e saj.
  • Populli i Gazës: i vogël në numër dhe në luftëtarë, por i madh dhe mrekulli në forcë, në vullnet dhe në qëndrueshmëri.
  • Dështimi i forcës së njeriut-majmun perëndimor dhe tradhtia e mashtrimet e bishave të tij, pavarësisht shumicës dhe madhështisë së tyre.

Dhe përpara kësaj tresheje, njeriu majmunik perëndimor i bardhë u detyrua t’ia dorëzojë frenat e pakuptimësisë së tij, jo zemrës së tij, për të shpërthyer dhe për të shpallur haptazi, në mes të ditës, pyetjen e sinqertë: Si është e mundur kjo?! Dhe nga vjen kjo?!

Domethënë: Si është e mundur që të dështojmë dhe nga vjen ajo forcë, ai planifikim, ajo qëndrueshmëri, dhe nga vjen ajo sakrificë?!

Dhe këtu, para kësaj pyetjeje të sinqertë, pakuptimësia ra përgjithmonë. Forca dështoi. Dhe njeriu që është me të vërtetë njeri pret që dielli të lindë nga lindja e tij, duke i përveshur mëngët për të vendosur gurin e ri të themelimit të një sistemi të ri, të ndërtuar mbi një kuptim të ri!

“Dhe të mos të mërzitë ata që nuk besojnë” , në origjinën e kuptimit dhe në burimim e tij të pastër.

 

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shko te TOP

This website stores cookies on your computer. These cookies are used to provide a more personalized experience and to track your whereabouts around our website in compliance with the European General Data Protection Regulation. If you decide to to opt-out of any future tracking, a cookie will be setup in your browser to remember this choice for one year.

Accept or Deny