web analytics

Të veçanta

Fjalor i Diplomacisë (A 1)

A

Abrogation – Shfuqizim – Shpall si të pavlerë e të pafuqi një traktat, një marrëveshje etj., që kam pasur me një shtet tjetër a me disa shtete; bëj të njohur botërisht qëndrimin tim kundër një vendimi a veprimi të dikujt, hedh poshtë a dënoj botërisht.

Abstention (Abstenim) – Në një forum multilateral, vendimi për të qëndruar i/e përmbajtur gjatë votimit, as për dhe as kundër një një rezolutë të propozuar.

Accesion (ndonjëherë është e ngjashme me ratifikimin, por përdorimi më specifik është aderimin (bashkimin) në një traktat nga një shtet i cili nuk është nënshkrues origjinal në traktat.

Accredited representative (përfaqësues i akredituar) – është personi me autoritet të caktuar për të vepruar në emër të një personi, grupi ose organizate tjetër. Autoriteti për të përfaqësuar zakonisht jepet me ligj ose me rregullat e grupit ose organizatës.

Accreditation (akreditimi) – emërimi i një individi si kryesues i një misioni ose si anëtar i misionit diplomatik.

Acting head of mission – Kreu i një përfaqësimi diplomatik, si: ambasadori, komisioneri i lartë, ngarkuesi i punës, përfaqësuesi i përhershëm ose konsulli.

Ad hoc diplomacy – Term që i referohet diplomacisë që veprohet me ndërprerje, si një mision special.

Ad hoc diplomat – Përshkruan rolin e luajtur nga bartësi i zyrës politike, kreu i qeverisë ose ministri për punë të jashtme, kur angazhohen me misione diplomatike. Një aktivitet i tillë mund të bëhet në një takim samiti, takim me ndërkombëtarë ose konferencë. Kuptimi 2. Caktimi i një anëtari në një mision të veçantë.

Ad interim (E përkohëshme) – mënyrë për të treguar se një zyrë ose një marrëveshje është e përkohëshme.

Adjudictation (gjykim) – gjykim, vendim, ligj ndërkombëtar. *arbitrazh – themelimi i një tribunali ad hoc nga palët dhe sjellja e ligjit që arbitrazhi ta aplikoj. *zgjidhje gjyqësore – mosmarrëveshja udhëhiqet nga një grup gjykues tashmë ekzistues, statuti i të cilit përcakton mënyrën e veprimit, duke përfshirë ligjin që duhet zbatohet.

Ad referendum – Kjo fazë tregon një vendim ose marrëveshje joformale nga diplomati që është bërë pa udhëzime specifike dhe kufizohet për tu miratuar.

Adviser (këshilltar) – Ai që është caktuar pranë një institucioni, një organizate etj  për të dhënë mendimin për çështje të ndryshme dhe për të ndihmuar me këshilla në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore a shtetërore.

Advisory opininon (mendim këshillues) – është një opinion i lëshuar nga një gjykatë ose një komision si  zgjedhor që nuk ka efekt të gjykojë një çështje të caktuar ligjore, por vetëm këshillon kushtetutshmërinë ose interpretimin e një ligji.

Administrative and technical staff (Stafi administrativ dhe teknik) – kategori e identifikuar nga Konventa e Vjenës – anëtarët e jashtëm të stafit në një mision diplomatik, sekretari, finacieri, PR grupi.

Adoption (adoptimi) – akt zyrtar me të cilin marrëveshja është dakord nga shtetet në këmbim të përkrahjes dhe favoreve tjera (para dhe armë) këta të fundit pranojnë këshilla politike vetëm nga të mëparshmit.

African Union (AU) bashkim kontinental, i përbërë nga 55 vendet e kontinnentit afrikan, e shtrirë pak në Azi nëpërmjet Gadishullit Sinai në Egjipt. U themelua në vitin 2002 si pasardhëse e Organizatës së Unitetit Afrikan, e themeluar më 1963, për të nxitur unitetin e Afrikës. Vendimet më të rëndësishme të AU bëhen nga Asambleja e Bashkimit Afrikan, një mbledhje gjysmë-vjetore e krerëve të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të saj. Sekretariati i AU-së, Komisioni i Bashkimit Afrikan, është i vendosur në Addis Abeba.

Agreement (Marrëveshje) – marrëveshje, kontratë: marrëdhënie e ndërsjellë (me shkrim ose jo) ndërmjet dy ose më shumë palëve që synon të ketë një karakter ligjor detyrues.

Aggresion (sulm) – sulmi i një shteti ndaj një shteti tjetër, që është e pajustifikuar, në aspektet: politik, ligjor dhe moral. Nga këto nivele ka shpesh mosmarrëveshje nëse një sulm është i garantuar ose jo. OKB është përpjekur që të qartësojë definicionin e sulmit më 1974, si: Asambleja e përgjithëshme arriti të pajtohet me një nga konsensuset, por në 8 definicionet ka mbetur hapësirë për dikutim, në rat të veçantë në lidhje me atë interpretim dhe aplikim.

Armed conflict (konflikt i armatosur): Të gjitha rastet e luftës së deklaruar apo të çdo konflikti tjetër të armatosur që mund të lindë ndërmjet dy ose më shumë shtetesh, madje edhe në rast se gjendja e luftës nuk është njohur nga njëri prej tyre (shiko Neni 2, Konventat e Gjenevës I-IV, 1949 – konflikti i armatosur ndërkombëtar). Një konflikt i armatosur ekziston në rast se shtetet në konflikt përdorin forcën e armëve apo në rast se ka dhunë të vazhdueshme e përdorim armësh ndërmjet autoriteteve shtetërore dhe grupeve të armatosura të organizuara, ose midis grupeve të tilla brenda një shteti (çështja Tadiç Nr. IT-94-1-AR 72, fq. 35, Dhoma e Apelit, ICTY – konflikti i armatosur jondërkombëtar).

AMBASSADOR – shefi i misionit diplomatik, përfaqësues i lartë diplomatik i një vendi në vendin në të cilin është emëruar. Misioni në fjalë është ambasadë, dhe ka vetëm një ambasador. Shpesh disa agjentë përshkruhen si ambasadorët e shtetit dërgues në shtetin pranues. Në vendin e tyre, Britania i referohet si ‘Madhështia e tij ambasadori’, kurse nëse shkakton paqartësi për shkak të ambasadorëve tjerë atëherë i referohen si ‘Madhështia e tij, ambasadori britanik’.

Misioni i përhershëm i një shteti në një organizatë ndërkombëtare mund të përfshijë më shumë se një individ me këtë titull, por vetëm njëri nga ta mund të jetë përfaqësuesi i përhershëm i shtetit, i cili poashtu është edhe kryesuesi i misionit.

*Caradon – ministri i shtetit në qeverinë e Britanisë ishte përfaqësues i Britanisë në OKB, por nuk quhej ambasador.

ANNEXE – Shtojcë që i ngjitet një dokumenti kryesor. Një shtojcë e detajuar e një traktati, i cili përmban dispozitat e tij më të rëndësishme dhe është me vlefshmëri të barabartë me dispozitat e pjesës më të përgjithshme të dokumentit.

ANNUAL REVIEW (Shqyrtimi vjetor) – raporti i fundvitit ku raportohen nga ambasadorët në shërbime diplomatike zhvillimet e fundit në vendet që janë dërguar. Në praktikën britanike është e zakonshme që edhe të bëhet llogaritje të shkallës së suksesit të arritur gjatë vitit dhe jepen rekomandime për vitin e ardhshëm.

Arbitration (Arbitrazh) – Organ i posaçëm, i përbërë nga arbitra, që merret me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kontraktore.

Arms control (Kontrolli i armëve) – I referohet kontrollit të sasisë ose natyrës së armëve, si numri i armëve bërthamore ose lloji i tyre – një kombi specifik që i lejohet të ketë në një kohë të caktuar.

Audience – një intervistë zyrtare e dhënë para një grupi.

Amnesty (amnisti): Falje e përgjithshme që jepet paralelisht me “legalizimin” dhe i drejtohet personave që mund të vërtetojnë qëndrimin e tyre në një shtet të caktuar (për të cilin jepet amnistia), pavarësisht nga fakti se ky qëndrim ka qenë i paligjshëm. Shiko edhe legalization.

Admission (pranim): Lejimi i hyrjes në një shtet. Një i/e huaj quhet ‘i/e pranuar’nëse ai/ajo ka kaluar në një pikë kontrolli (ajrore, tokësore apo detare) dhe është lejuar të hyjë nga punonjësit e policisë kufitare. Një i huaj që ka hyrë në mënyrë klandestine nuk konsiderohet i pranuar. Shiko border officials, checkpoint, entry, nonadmission

Attache – Një zyrtar i caktuar në një mision ose ambasadë diplomatike. Zakonisht, ky person ka ekspertizë të avancuar në një fushë të caktuar, si bujqësia, tregtia ose ushtria.

Asylum (diplomatic) azil (diplomatik): Strehimi që shtetet mund t’i japin një individi që kërkon mbrojtje nga autoriteti që e përndjek apo që ka pretendime ndaj tij/saj jashtë kufijve të territorit të tyre, në vendet ku ata kanë imunitet (diplomatik) nga juridiksioni. Azili diplomatik mund të jepet në misionet diplomatike dhe rezidencat private të kreut të misionit, luftëanije apo avionë, por jo në mjediset e organizatave ndërkombëtare apo konsullatave. Individi nuk e gëzon të drejtën e marrjes së azilit diplomatik, sikurse edhe shteti nuk është i detyruar për ta dhënë atë. Shiko edhe asylum (territorial), non-refoulement, right of asylum.

Asylum (territorial) –  azil (territorial): Mbrojtje e dhënë nga një shtet për një të huaj në territorin e tij përkundër ushtrimit të juridiksionit nga shteti i origjinës, bazuar në parimin e mos-kthimit (non-refoulement) që çon në gëzimin e disa të drejtave të njohura në nivel ndërkombëtar. Shiko edhe asylum (diplomatic), non-refoulement, right of asylum.

Asylum seekers – azilkërkues: Personat që kërkojnë të pranohen në një shtet si refugjatë dhe janë në pritje të vendimit për aplikimin e tyre për statusin e refugjatit në përputhje me instrumentat përkatës ndërkombëtarë dhe kombëtarë. Në rast vendimi negativ, azilkërkuesi duhet të largohet nga vendi dhe mund të dëbohet, ashtu si çdo i huaj me qëndrim të parregullt, përveç rastit kur lejohet të qëndrojë për arsye humanitare apo shkaqe të tjera të ngjashme. Shiko edhe alien, application, refugee, right of asylum.

                                                                 



Burimi: A dictionary of diplomacy

                                                                 Second edition

                                                                 G.R.Berridge and Alan James

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shko te TOP