Koha
Përplasur qosheve të zymta flas
I joshur prej mendimit të pakufi
Harbutësisht në heshtje, butësisht godas
Jam unë ajo që je dhe ti
Ngjitur pranë teje, ëmbël përbuz
Tradhëtoj veten bashkë me ty
Kënaq zemrat, shpresën shkëpus
Jam unë ajo që je dhe ti
Ujis shpesh frikën me ujë vetmie
Ndër vlerën e quajtur pangopësi
Unë rrit të voglin dhe mplak të madhin
Jam unë ajo që je dhe ti
Me gjurmët e tua thjesht rris shtegëtimet
Nesër nuk jam,as dje, por jam tani
Jetoj mes ëndrrash, hutoj mendimet
Jam unë ajo që je dhe ti
Fatjon Kadillari
Komente