web analytics

Të veçanta

Sot, në 20 shkurt, 30 vjet përpara

Sot, në 20 shkurt, 30 vjet përpara, Allahu i Madhëruar e çau detin për popullin shqiptar dhe e njëjta mrekulli që popullit shqiptar i dha lirinë, po e njëjta e mbyti faraonin shqiptar dhe ushtrinë e tij.
Doni të thoni: po e ngatërron me historinë e profetit Musa a.s!
Faktikisht jo!
Faraoni i mbytur nuk është përmendur me emrin e tij, por me titullin e tij të mishëruar me cilësinë e zullumit dhe të ekstraarrogancës gjakatare. Arsyen se përse na e vërtetoi edhe 20 shkurti, 30 vjet përpara.
Një tjetër diktator ra dhe një tjetër popull shpëtoi nga zullumi. Një tjetër popull kaloi nga epoka e sfidës së skllavërisë tek epoka e sfidës së lirisë sepse siç na tregon edhe ngjarja e 20 shkurtit të faraonit të Musait a.s, ashtu siç skllavëria përbën sfidë po ashtu dhe liria përbën sfidë. Këtë na e vërteton edhe jeta dyzetë vjeçare, në shkretëtirë, e popullit të Musait a.s.
Pse vallë ky dyzetë vjeçar?! Mos vallë erdhi si dënim për shkak se populli i Musait a.s ngeli në testet e njëpasnjëshme të menaxhimit të lirisë?! Apo diçka më e thellë se kaq?! Faktikisht, popullit të Musait iu dha liria për të realizuar një mision. Çlirimi i Kudsit nga babilionasit.
Shkaku madhor se pse dështoi në realizimin e misionit, brezi hebraik që doli nga skllavëria e faraonit ishte se fazën e lirisë insistuan ta shfrytëzojnë për gjëra meskine, të vogla e të ulëta të cilat u kishin munguar vazhdimisht gjatë epokës së faraonit. Pra dolën nga deti i çarë me një shpirt shumë të vogël, të mishëruar me shumë lakmi, cinizëm e frikë. Edhe pse Musai a.s u mundua shumë për t’i ngritur në nivelin e misionit, përpjekja doli pa rezultat.
Musai a.s kuptoi se për atë mision të madh duheshin shpirtëra të mëdhenj që ishin edukuar me vlera të mëdha në atmosferë lirie!
Këtë bëri Musai a.s, dyzet vjet në shkretëtirë derisa rriti dhe edukoi atë brez për hir të së cilit Zoti i gjithësisë pezulloi edhe ligjet e natyrës.
Por këtu ka një element shumë të rëndësishëm e vendimtar. Elementi i protagonistit kryesor në realizimin e proçesit të edukimit.
Faraoni ishte aktori kryesor i “edukimit” me robëri të hebrenjve. Profeti Musai a.s ishte protagonisti dhe aktori kryesor i edukimit të brezit të ri të hebrenjve në kushte lirie.
Pas kësaj pasqyre historiko-realiste dhe pasi kanë kaluar 30 vjet nga “mbytja e faraonit” dhe kanë mbetur edhe 10 vite nga 40 vjeçari mua personalisht më rishtrohen 3 pyetje:
1- A e kemi përcaktuar realisht misionin tonë si popull?!
2- Për hir të çfarë mendojmë ta shfrytëzojmë dhjetë vjeçarin e mbetur?!
3- Kujt i takon të jetë Musai i kësaj faze, nëse realisht nuk duam të kemi një faraon të ri ?!

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shko te TOP