“ORIENTALIZMI”
Edwuard Said
KAPITULLI 1
Pjesa e 1
Orientalizmi nga Edward W. Said është një kritikë e studimit të Orientit dhe ideologjisë së saj. Said shqyrton pikëpamjet historike, kulturore dhe politike të Lindjes që mbahen nga Perëndimi dhe shqyrton se si ato zhvilloheshin dhe prej nga vinin. Ai në thelb gjurmon pikëpamjet dhe perceptimet e ndryshme në periudhën koloniale të dominimit britanik dhe evropian në Lindjen e Mesme. Gjatë kësaj periudhe, Shtetet e Bashkuara nuk ishin ende një fuqi botërore dhe ende nuk hynë në Lindje. Pikëpamjet dhe perceptimet që u krijuan në thelb ishin rezultat i britanikëve dhe francezëve. Britanikët kishin koloni në Lindje në këtë kohë; francezët nuk kishin, por po përpiqeshin të fitonin disa.
Fillimi i studimit të orientalizmit gjurmohet në fillim të shekullit të XVII dhe përqëndrohet në gjuhë. Ky studim i hershëm konsistonte në përkthimin e veprave nga gjuhët orientale në gjuhët evropiane. Udhëheqësit kolonialë nuk mund të sundonin siç duhet, besohej, pa ndonjë njohuri për njerëzit që sundonin. Ata mendonin se mund ta fitonin këtë njohuri nga përkthimi i veprave të ndryshme nga gjuha amtare në të tyren. Orienti ekzistonte për t’u studiuar dhe se studimi u bë nga perëndimorët, të cilët besonin se ishin superior ndaj “të tjerëve”, gjë që e përshkroi Lindjen. Ata ishin në thelb e kundërta e Lindjes dhe konsideroheshin si aktiv ndërsa Orienti konsiderohej pasiv. Orienti ekzistonte për t’u sunduar dhe dominuar.
Studiuesit orientalistë nuk bënin dallime midis vendeve të rajonit. Termi “Oriental” është përdorur për të përshkruar Lindjen e Mesme, Lindjen e Afërt dhe Lindjen e Largët. Të gjitha këto kultura të ndryshme u grumbulluan kryesisht në një për qëllimet e studimit. Arsyeja për studimin ishte gjithashtu politike. Fokusi është në gjuhë, letërsi dhe në studimin në fushën e filologjisë ku tekstet e shkruara tashmë dhe veprat e tjera u përkthyen si një mjet për të studiuar kulturën. Përhapjet e Orientit dhe aspektet e ndryshme të tij çuan në konfuzion dhe keqinterpretim nga dijetarët dhe politikanët.
Said thekson gabimet e këtyre orientalistëve të hershëm. Ai e parashtron pretendimin se Orienti ishte biologjikisht inferior ndaj evropianëve dhe kështu kërkoi dominimin. Said dëshiron që studimi të përqëndrohet në përvojën njerëzore të kulturave dhe shoqërive. Ai vë në dukje gabimet në shumë nga studimet e mëhershme. Orientalistët, dhe për këtë arsye evropianët, nuk e kuptonin myslimanin apo orientalin dhe kishin frikë. Studimet e tyre i përhapin këto frikëra dhe vazhduan deri sa të arrihej një nivel i caktuar i të kuptuarit. Kjo ndodhi pas Luftës së Parë Botërore kur studimi i Orientit u zhvendos nga Evropa në Shtetet e Bashkuara dhe u bë pjesë e studimeve të zonave të departamenteve të ndryshme të shkencave shoqërore në universitete. Orienti duhet të shihet më vete dhe për kulturat dhe shoqëritë e veta dhe jo në konceptin e perspektivës perëndimore. Perspektiva e Saidit çoi në një ndryshim në mënyrën se si iu qas Orienti në studime, gjë që e çoi fushën në një qasje më moderne.
Kapitulli 1 i Oreintalizmit të Edward Said përshkruan se si shkenca e orientalizmit u zhvillua si një sistem i njohurive në kohët moderne. Sipas Said, Orinetalët Perëndimore e strukturuan botën si të përbërë nga dy elementë kundërshtarë, tonët dhe të tyret. Këto nuk ishin vetëm ndarje gjeografike, por më e rëndësishmja ato epistemologjike. Perëndimi dhe Lindja do të ishin dallimet kulturore, dallimet në qytetërim apo mungesa e tij. Në sytë e perëndimit orientët ishin të paaftë për t’u kujdesur për veten e tyre, ata ishin të dhembshëm, plot hidhërim, iracional dhe i dhunshëm, por edhe ekzotik dhe misterioz. Superioriteti i vetëshpallur i Perëndimit mbi Lindjen gjithashtu bëri që studiuesit perëndimorë të mendonin se ata janë më të prirur të kuptojnë orientin sesa vetë orienti, duke i “orientalizuar” ata dhe duke i nënshtruar ato me standardet perëndimore të cilat nuk ishin në të favor tyre.
Sipas studiuesve të Edward Said dhe njerëzve e administratës morën një përqasje shumë eurocentrike dhe selektive për të kuptuar Orientin dhe orientalët. Të gjitha llogaritë dhe perceptimet ndaj Orientit, sipas Saidit, ishin të prirura drejt përgjithësimeve, duke i atribuar rëndësinë dhe peshën kolektive, akteve të individëve. Perëndimi gjithashtu përdori terminologjinë e vet për të përcaktuar dhe analizuar Orientin, duke përdorur termat e panjohura për subjektet e tyre. Kështu u zhvilluan konceptet e Orientit nga sytë perëndimore dhe për sytë perëndimore.
Orientalizmi për Said ishte në thelb një sistem i vetëshpalljes. Orienti shërbeu si pasqyrë për Perëndimin, i cili donte ta shihte veten si superiore. Duke e përshkruar orientalin si të pacivilizuar, Perëndimi përpiqet të shpallë qytetërimin e vet. Saidi përfshin gjithashtu mekanizmin frojdian të projektimit, duke argumentuar se Evropa parashikoi gjithçka që nuk donte të pranonte për veten në Orient (duke përfshirë fantazitë seksuale). Pika e kapitullit 1 të Orientalizmit të Said-it tregon se Njohja Perëndimore e Lindjes nuk ka qenë kurrë neutrale, pasi që ishte gjithmonë e përfshirë në një axhendë politike dhe kulturore.
Pjesa 2
Gjeografia imagjinare dhe ajo çka përfaqësoi:
Orientalizmi i orientales
Sipas Edward Said-it, zanafilla formale e orientalizmit përkon me vendimet e vitit 1312 të Koncilit të Vjenës. Në bazë të këtij vendimi u themeluan katedra në “arabisht, greqisht, hebraisht dhe gjuhën e vjetër persiane në Paris, Oksford, Bolonja, Avinjon dhe Salamanka.” Ajo çka Orientalizmi synoi që prej fillimeve të veta ishte reduktimi i fushave të dijes rreth Orientit në një bosht përgjithësimesh imagjinare që përcaktojnë përkufizimin gjeografik dhe shoqëror të antipodit të Perëndimit. Kulturat, gjuhët, shkencat dhe marrëdhëniet mes popullsive të Orientit tashmë kishin hyrë në një proçes perceptimi që do i shërbente qëllimeve që Perëndimi do parashtronte në kontaktet dhe marrëdhëniet me këtë pjesë të botës.
Orientalizmi u themelua dhe u ndërtua si disiplinë akademike. Orientalisti përpara se të ishte studiues apo përshkrues i Orientit formohej si njohës i mirë i gjuhëve të Lindjes. Deri në gjysmën e shekullit të XVIII shumica e orientalistëve kategorizoheshin në dijetarë biblikë, studiues të gjuhëve semitë, specialistë të Islamit dhe sinologë (studiues të Kinës). Viktor Hygo në vitin 1829 pohon se fokusi i hulumtimeve ka pësuar ndryshim, në shekullin e XIV perëndimorët ishin helenistë ndërsa në shekullin e XIX ishin orientalistë.
Periudha për të cilën interesoheshin më shumë orientalistët akademikë ishte ajo klasike. Duke iu referuar disa cilësive mitologjike dhe shpesh hamendësuese rreth njeriut oriental, orientalistët e përshkruanin atë si një qenie barbare, të prirur kah instikti, i painteresuar për vetëqeverisjen dhe i mësuar të jetojë në nënshtrim dhe despotizëm. Kundrejt kësaj qenie qëndronte njeriu perëndimor i cili konceptohej si racional, i kulturuar, me vullnet të lirë politik etj. Ky perceptim synonte t’i hapte rrugën ndikimit dhe dominimit të perëndimorëve në Orient. Fillimisht orientali duhet të perceptohej dhe t’i përcaktohej një përfaqësim teorik, pasi vetë nuk mundej ta realizonte. Duke e demonstruar si të paaftë në dijen rreth vetes dhe të përfaqësuar në këtë aspekt nga shkrimtarë të fushave të ndryshme të Perëndimit, Orientit -sipas orientalistëve- do i mundësohej shpëtimi nëpërmjet sundimit prej shteteve të fuqishme perëndimore.
Prirja më e dallueshme që e shënon orientalizmin ka qenë përfshirja dhe përgjithësimi i gjithë sa ishte dhe sa përfaqësonte Lindja, në një fushë të vetme të dijeve akademike. Ky element përbën atë që autori i librit e ka quajtur gjeografia imagjinare. Orientalistët fomësuan në veprat e tyre një mendësi që e ndante hapësirën në pjesën familjare, “e jona” dhe hapësira e huaj përtej tonës, “e tyrja”. Kështu ata ndërtuan një mënyrë të të bërit ndarje gjeografike, thelbi i së cilës ishte arbitrariteti. Arbitrariteti qëndron në faktin se kjo gjeografi e të ndarit të tokës në “toka jonë”-“toka e barbarëve”, nuk kërkon të njihet prej palës tjetër. Këto përcaktime gjografike nuk synonin të shndërronin fakte empirikë, por synonin të tjetërsonin pikpamjen kuptimore dhe emocionale të përkatësisë së orientalit në një sipërfaqe gjeografike, sepse raporti me terrenin fizik nuk ka ndonjëfarë rëndësie para asaj që filozofi Bachelard e quan “poetika e hapësirës.” Nëse do arrinte të ndryshonte imagjinatën dhe perceptimin mbi Orientin, dominimin empirik do e kishte shumë të lehtë.
Aktiviteti i orientalizmit ka përkuar gjithmonë me ndërtimin e një boshti dijesh mbi Orientin i cili përmban më shumë informacion se sa njihet empirikisht ai. Që në antikitet, vepra e Eskilit “Persët” bën fjalë për një dominim të Evropës ndaj Azisë armike që përshkruhet me ndjenjat e boshllëkut, humbjes dhe mënxyrës. Edhe Euripidi tek vepra “Bakidet” krijon një imazh negativ për Azinë duke e konsideruar origjinë të Dionisit, personazhit që simbolizon forcat e errëta të së keqes në tekstet e lashta greke. Imagjinata e oriantalistëve u frymëzua tek ta edhe nga rrjedha që morri historia në epokën para erës së re me dijet e konceptuara nga historiani dhe eruditi Herodot, e nga ana tjetër prej sundimit të Aleksandrit të Madh në pjesën më të madhe gjeografike të Lindjes.
Një faktor shumë i rëndësishëm me të cilin orientalistët punuan jashtëzakonisht shumë ishte Islami. Myslimanët u konsideruan si rreziku më i madh që cënonte realizimin e qëllimeve të Perëndimit në Orient. Pushtimet e mëdha që kishin arritur dhe përhapja e fesë islame në shumicën e territoreve të Lindjes ishin fakte të pamohueshme. Kështu orientalistët u morrën me shtrembërimin e imazhit të kësaj feje të cilën e paraqisnin si një version i gënjeshtërt i Krishtërimit. Orientalistët në veprat e tyre realizuan edhe një shndërrim konceptual duke i njohur Muhamedit pozitën të cilën Jezusi ka në krishtërim, kësisoj nisën ta quajnë islamin muhamedanizëm. Qëllimi i vetëm ishte që lexuesve të mos iu transmetohej asgjë nga ajo çka është islami në realitet. Figura e Muhamedit në veprën e oriantalistëve paraqitet si njeri i shfrenuar, tradhëtar dhe i paudhë. Një nga veprat më të rëndësishme që paraqet përpjekjen e Europës për ta orientalizuar Orientin është “Bibliotheque Orientale” e D’Erbelo-s. Edhe “Komedia Hyjnore” e Dantes përfaqëson një tentative për ta përcaktuar njohjen mbi islamin si fenomenin më negativ dhe më të dëmshëm me të cilin është përballur Europa.
Perëndimi kishte projektuar disa herë ushtrimin e sundimit të vet në Orient. Këtë sundim e ka parë si pasojë të rezultateve që do sillte orientalizmi. Para projektit të Napoleonit njihen edhe dy projekte që i paraprijnë. I pari i përket Abraham Hisajinit Anketil Dypero. Ky teoricien përktheu Avestën dhe me hulumtimin e vet donte të gjente rrenjët ariane të evropianëve. Paraqitja e teksteve që solli ky orientalist mundësoi që për herë të parë Azia t’i shfaqej Europës me një dimension preciz historik dhe intelektual. Projekti i dytë ishte ai i Uilliam Xhonsit i cili njihte shumë mirë arabishten, hebraishten dhe persishten. Ai studioi islamin dhe kryesisht Indinë. Konsiderohet si njohësi më i mirë i ligjeve dhe politikave të Hindustanit. Ndërsa projekti më i rëndësishëm dhe më strategjik ka qenë ai i Napoleonit. Ky projekt bazohej mbi tre elementë kryesorë: fuqia kërcënuese e Anglisë – frymëzimi i Napoleonit prej teksteve që kanë temë Lindjen e Egjiptin që në rininë e tij – njohja strategjike, historike dhe tekstuale e Egjiptit nga Napoleoni. Projekti i pushtimit të Egjiptit zanafilloi nga eksperinca idesh e mitesh, e jo nga realiteti empirik. Këtë projekt e shoqëroi me ndërtimin e një boshti dijesh, arkivë e gjallë të cilën e quajti “Institute d’Egypte”.
Në fillim të shekullit të XX-të e në vazhdim u shfaqën krizat e orientalizmit. Ndërtimi i një diskursi dhe verëperceptimi nga orientalët si edhe rimëkëmbja politike e shumë shteteve të Lindjes e dobësuan ndikimin e orientalizmit në shoqëritë perëndimore edhe ndryshuan rrjedhën e angazhimit të Orientit me vetveten. Në pjesën e diskursit të ri që ndërtuan orientalistët mbi Lindjen vihet re përcaktimi i pasurive natyrore të saj si fat apo diçka e merituar e cila duhej vendosur nën tutelën e fuqive perëndimore nëpërmjet një kolonializmi të ri.
Kapitulli II
Çështja 1 : “ Struktura dhe ristrukturimet e Orientalizmit”
Në epokën e Romantizmit ( shek. 18-19) do të dilte në pah ideja e rigjenerimit të Evropës përmes Azisë. Në këtë periudhë Evropa ishte në gjendje jo të mirë ku shumë luftra dhe probleme nacionaliste ishin në rritje. Nga shumë autorë u mendua se rigjallërimi i Evropës mund të bëhej nga misticizmi lindor, kjo pasi Orienti deri në atë kohë nuk njihej shumë nga europianët, ishte i largët në dukje dhe me plot të fshehta. Por në fakt kjo përpjekje nuk ishte për të rigjallëruar Evropën nga Azia , por për ta përdorur Azinë për interes të Evropës. Duke përvetësuar kulturën lindore, hap pas hapi me zhvillimin laik të Evropës, Orienti filloi të shihej si “tjetri” i Evropës.
Madje ato kohë edhe koncepti i orientit ndryshoi. Fillimisht si Orient cilësohej e gjithë pjesa përtej Evropës, duke filluar nga Perandoria Osmane deri në Kinë dhe Japoni. Kjo filloi t’i hapë rrugën zhvillimit të shkencës së orientalizmit. Ky zhvillim erdhi si pasojë e disa faktorëve:
– Orienti ishte shumë më shumë sesa Islami, që perceptohet sot si Lindje.
– Romanticienët filluan studimin e Orientit, duke mos vepruar si Rilindasit të cilët e kishin armik të përbetuar Lindjen, por këta donin të përfitonin sa më shumë, veçanërisht nga Kultura Lindore.
– Pati dhe disa prej tyre të cilët guxuan të shfaqin simpati rreth disa tipareve lindore ( psh. në shkrimet e Napoleonit, ai shfaq simpati për disa veçori të kulturës lindore. Gjithashtu edhe Moxarti nuk e ka mohuar simpatinë e tij për tingujt e muzikës lindore.
– Filluan tendencat klasifikuese për lindorët duke i ballafaquar me natyrën evropiane. E kështu filloi të bëhej diferencim mes kulturash të ndryshme.
Çështja 2: Antropologjia racionale dhe laboratori filologjik.
Kjo pjesë lidhet me dy emra të rëndësishëm që kanë studiuar Orientin, përkatësisht: Silvestër de Sasi, ( antropologjia racionale) Ernest Renan ( laboratori filologjik). Vepra e de Sasit përfshin burimin e një disipline të re në horizontin kulturor të shek. XIX me rrënjët e ngulura thellë në Romantizmin revolucionar. Ai ishte një njohës shumë i mirë i gjuhës arabe. Emri i tij si një ndër njohësit më të mirë të Orientit lidhej më dy faktorë kryesorë: Prestigji i de Sasit, i njohur si autoritët perëndimor për çështjet në fjalë, i aftë për të marrë nga Orienti atë që largësia dhe tëhujtësia kishin mbajtur të fshehtë për brezat e mëparshëm. Fuqia e brendshme semiotike e shëmbujve për të shprehur dhe manifestuar orientin. Instrumentat kryesorë të punës së tij ishin: antologjia, kristomacia, skema, shqyrtimi i parimeve të përgjithshme.
Origjinaliteti i kontributit të Sasit qëndron në trajtimin e Orientit si diçka që duhej marrë dhe restauruar jo vetëm për shkak të prezencës së rregullt dhe evazive të Orientit modern, por pavarësisht kësaj prezence. Ai i vendosi arabët në Orient ndërsa këta të fundit në tablonë e përgjithshme të dijës moderne. Pra, orientalizmi duhej t’i përkiste lëmit të dijes evropiane, por lënda e saj e parë duhej të rikrijohej prej orientalizmit përpara se të hynte në tempullin e kësaj dijeje. Çdo orientalist rikrijoi Orientin e tij në përputhje me rregullat epistemologjike të humbjes dhe rigjetjes të ofruara dhe të vëna në zbatim prej Sasit. De Sasi, ashtu siç qe babai themelues i Orientalizmit, u bë dhe kurbani i parë i tij sepse me përkthimin e teksteve, fragmenteve dhe ekstrakteve të reja, orientalistët e mëvonshëm pak e nga pak e margjinalizuan vepren e tij.
Ernest Renan, është një tjetër studiues orientalist, i cili kontribuoi në këtë fushë me specializimin e tij si filolog. Ai trajtoi në veprat e tij sesi filologjia ( pra shkenca e studimit të gjuhës nëpërmjet teksteve antike) dhe kultura moderne përfshihen tek njëra tjetra. Ai pretendon se filologjia është disiplinë krahasuese, që e zotërojnë vetëm modernët si simbol i superioritetit modern. Sipas tij, çdo studim pas shek. XV, çdo përparim që njerëzimi ka bërë është fryt i mendjeve filologjike, të cilët e vështrojnë të shkuarën me kthjelltësi, duke mos e marrë parasysh të mbinatyrshmen dhe duke qenë në të njejtin hap me zbulimet shkencore fizike. Ai kështu i bën lavde shkencës së filologjisë duke dashur ta shpalosë atë si shkencën e njohurive dhe arsyen e përparimit njerëzor. Në gjithë studimet e tij ai nuk ishte armik i Orientit, por besonte se duke studiuar të gjithë elementët e asaj kulture , mund të nxirrje të dhëna të cilat fillonin nga fillimi i njeriut dhe deri sot. Me këtë ai u përpoq ta laicizonte shkencën filologjike, duke futur një mënyrë të re të menduari në orientalizëm që ndiqet edhe sot nga shumë orientalistë. Pra studimi empirik i veçorive kulturore të Orientit , për t’i dhënë përgjigje çdo gjëje orientale nga pikëpamja jofetare.
Çështja 3 : Rezidenca Orientale dhe erudicioni: kërkesat e leksikografisë dhe imagjinatës
Bëhet fjalë për Orientalizmin modern i cili në këtë stad, pasi e ka përcaktuar objektin e tij, e shtërngon fort atë. Kështu ai lëvron rritjen progresive duke formuar një fjalor të specializuar që e vendos Orientin në një kontekst krahasues për ta përdorur e për të manipuluar me të. Orientalisti Renan është ai që në sajë të këtij krahasimi cakton një pabarazi ontologjike mes Lindjes dhe Perëndimit. Nga kjo pabarazi e ka origjinën edhe projekti kufizues edhe ristrukturues i Orientalizmit.
Në modernizëm Orientalizmi merr një formë të veçantë. Orientalistët si Renan-i apo Muir-i në veprat e tyre sjellin një imazh të Orientit që ka në sfond erudicion të sofistikuar dhe të përmasave më të larta. Pasi paraqesin historinë e pasur dhe të detajuar me elementë kulturorë e filologjikë të shumtë, demonstrojnë pohime të cilat synojnë ta përulin dhe zhvlerësojnë Orientin. Kështu do konstatojmë se Renani paraqet këndvështrime anti-semite në veprën e tij. Muir-i nga ana tjetër shprehet se “shpata e Muhamedit dhe Kurani jane armiqtë më kokëfortë që bota deri më sot ka njohur, të Qytetërimit, Lirisë dhe së Vërtetës.”
Një tjetër aspekt që shfaqet në rezidencën orientale moderne falë karakterit erudite të saj është edhe përdorimi i erudicionit për ta veshur johistorinnë e parregullt të Orientit me koherencë, rrjedhë kronologjike, ngjarje e personazhe. Nëse në Orientalizmin klasik figura e Muhamedit deformohej, në Orientalizmin modern Muhamedit i njihen të gjitha atributet pozitive dhe kontributi në përmirësimin e shumë elementëve të jetës shoqërore, por interpretohet se Islami në thelb ishte veç një instrument politik i Muhamedit, pra, portret njëdimensional i tij, person të cilit nuk i interesonte asgjë përtej sferës politike. Këtë imazh e ke servirur Kusin-i. Karlajl-i është një orientalist tjetër që përdor këtë mënyrë të sofistikuar të veshur me rigorozitet shkencor dhe eruditizëm. Ai nuk pranon të shfaqë Muhamedin si personazh legjendë, as si pervers seksual pa principe, apo demagog iluzionist e magjistar të rremë siç prezantohej në veprat e mëhershme të orientalistëve. Përkundrazi e paraqet Muhamedin si njeri të guximshëm dhe largpamës. Ndërfutja e elementit që realizon synimet e një studiuesi të Orientit qëndron tek fakti se ky orientalist e konsideron Muhamedin si autor të Kuranit, libër ky që për Karlajl-in është “i mërzitshëm, konfuz, lëmsh i pazgjidhshëm, i papërpunuar, përsëritje që nuk mbërrijnë, një shteg pa krye, më një fjalë, i padurueshëm.”
Këta orientalistë synojnë të na tregojnë se arritjet orientale karshi atyre europiane janë thuajse të papërfillshme. Në fillimet e shekullit të XXI ndodhi një revolucion filologjik pas të cilit Orientalizmi u transformua në formatin krahasues, por edhe në stereotipet popullore, Orienti paraqitet intelektualisht i nënshtruar ndaj Perëndimit.
Hasen edhe përjashtime që e zbehin pabarazinë e demonstruar në veprat e orientalistëve midis Orientit dhe Oksidentit. Për shembull, Karl Marks e konsideron ndërhyrjen kolonialiste të Britanisë së Madhe si shfrytëzim njerëzor.
Mënyra se si operonte një orientalist në procesin e krijimit të veprës së vet në këtë epokë përshkruhet më së miri nga shembuli i studiuesit Lejn, përkthyes i “Një mijë e një netë-ve”. Ky orientalist familjarizohej me egjiptianët deri në atë masë sa kuptonte shumë natyrën e kësaj shoqërie dhe njihte mirë kulturën e saj, por asnjëherë nuk bëhej një prej tyre, mysliman. Lejn depërtonte përtej gjendjeve subjektive, shkëputej nga ekzistenca njerëzore dhe vetitë e përftuara prej saj, shndërrohej në vëzhgues shumë i ftohtë objektiv dhe vazhdonte misionin e vet të studimit. Ai nuk interesohej të ndërtonte një diskurs ku të pasqyronte egjiptianët, por diktonte se në këtë shoqëri identitetin e Europës dhe Perëndimit në përgjithësi. Kështu, trashëgimia e tij pati më shumë rëndësi për Perëndimin se sa për Orientin.
Orientalizmi u organizua sistematikisht si një instrument grumbullues dokumentesh dhe shpërndarës racional dijesh të specializuara mbi Orientin. Orientalizmi e përftonte Orientin në mënyrën më të plotë e të drejtëpërdrejtë, nga ana tjetër ai ia përshtaste këtë dije Perëndimit, duke e filtruar nëpër kode e rregulla, klasifikime, shembuj, botime periodike, fjalorë, gramatika, komente, përkthime, ku të gjitha së bashku formonin një simulacion të Orientit duke e prodhuar atë materialisht në Perëndim dhe pë Perëndimin.
Pjesa e fundit
Orientalizmi nëpër botë
Tek orientalistët anglezë kuptojmë dallimin që ata kanë vendosur midis racave njerëzore duke e perceptuar veten e vet (njeriun e bardhë) si qenie të pastra dhe udhëzuese për tek pastërtia në çdo hapësirë ku ai shkel. Për shembull, Kipling e sheh udhëheqjen e njerëzve të bardhë si gjenë më normale, si liri të plotë, e nëse kjo liri/udhëheqje mungon, atëherë legjitimon luftën. Të qenit i bardhë nënkuptonte të drejtën absolute për të marrë një pozitë në planetin tokësor, një mënyrë për të zotëruar realitetin, gjuhët, idetë. Këtë ndarje të shoqërisë orientalistët e mbështesnin në antropologji, histori, gjuhësi edhe në tezat darviniste të përzgjedhjes natyrore dhe mbijetesës së më të fortit.
Tek disa tekste orientalësh modernë përshkruhet civilizimi i të a.sh. arabë edhe vetë arabet si individë pasivë, të kapur pas disa normave çmoralizuese, të prapambetur dhe pa ndonjë arritje në fushën e luftrave, çka i bën edhe popull me imazh në rënie. Kështu ata e përgjishësonin këtë imazh të arabit duke krijuar një uniformitet dhe ide se çdo arab është i tillë, edhe përskaj shumëllojshmërive të racave dhe kombësive arabe.
Përsa i përket studimit të feve si Islami, Budizmi apo Zoroastrianizmi nga ana e orientalistëve të shekullit të XX-të, besimtari i këtyre feve përshkruhej prej tyre si “shpirti i një njeriu të lashtë që endej nëpër botë duke u përpjekur mendërisht ta rindërtonte atë ashtu siç kishte qënë, pavarësisht çorientimit nga ndryshimet e shumta.”
Fakt për t’u theksuar është se e vërteta rreth dallimeve ndarëse mes racave, civilizimeve dhe gjuhëve ishte (ose mëtonte të ishte) rrënjësore dhe e patundshme. Çifutët dhe orientalët, si objekte të studimit oriental, ishin lehtësisht të kuptueshëm falë origjinës së tyre primitive: ky ishte dhe në një farë mase vazhdon të jetë guri i qoshit në themelin e Orientalizmit modern.
Lloji i orientalistëve si Smithi në veprat e tyre përcaktuan identitete të semitëve dhe arabëve nën hijen e qëllimit për t’i përgjithësuar ata dhe në këtë mënyrë e thjeshtuan përshkrimine prototipit orientalist në një varg shpjegimesh përgjithësuese që kishin në fokus krahasimin e tyre me njeriun e bardhë. Krahasimi i tyre synonte gjithmonë të paraqiste superior njeriun e bardhë dhe orientalin e përshkruan të prapambetur, negativ, madje edhe me bindje që nuk kanë bazë në doktrinat e besimit të tyre. Kështu ata (orientalistët) konfiguronin pozitën vendimtare të njeriut perëndimor me veti humane, i kulturuar dhe i aftë të diagnostifikojë të metat e pakompensueshme të orientalëve. Më pas, në sajë të këtyre këndvshtrimeve orientaliasti hyn në botën e Orientit si shkrues i historisë së tij dhe ndërtues i politikave në këto shtete.
Komente