Prej disa kohësh, pjesë e angazhimeve të mia ka qenë edhe ndjekja e daljeve dhe e fjalimeve publike të lidërve kryesorë politikë në Shqipëri, Kosovë dhe jo rrallë herë edhe në Maqedoni. Kreun e listës e zënë daljet publike të kryeministrit të Shqipërisë, z. Rama, natyrisht për shkak të pozicionit që ka. […]
Pandemia e përhapur në pothuajse të gjithë pjesët e globit, përfshirë edhe Shqipërinë, ka sjellë bashkë me frikën e infektimit, edhe debatin rreth autoritetit të shtuar shtetëror në marrjen e masave parandaluese ndaj përhapjes në masë të këtij virusi dhe për të ndërprerë infektimin e një pjese të mirë të shoqërisë. […]
Liri, sot të kuptova, madje tani. sapo! Sapo hëngra drekën, gjell me patate, me copëza mishi e me ca copëza karrota. Barkun e fryva shumë…! Shumë feta bukë hëngra, gjë që e kuptova pikërisht me lugën e fundit të çorbës, më falni, të gjellës me patate…! Të lumshin duart, i thashë nënës! E paske bërë […]
Ajo që po ndodh ditët e fundit me emigrantët nga Lindja e Mesme, në kufinjtë e zonës së Bashkimit Europian, është treguesi më i mirë rreth faktit që lufta është një mekanizëm, që më së shumti i dëmton popujt, qofshin pjesëmarrës në të apo qofshin spektatorë të saj. Nëse bëjmë një vështrim pas në kohë, […]
Sfidat që po has në ditët e sotme shtypi i shkruar dhe televizioni. Debati përsa i përket krizës në shtypin e shkruar nuk është një debat i kohëve tona, por ai e ka zanafillën qysh herët, fillimisht pas daljes së radios, më pas me daljen e televizorit dhe është përforcuar më së shumti në ditët […]
Konceptet dhe pikëpamjet e një filozofi synojnë të interpretojnë parime dhe ligjësi të së vërtetës, të cilat në kohë dhe kontekste të ndryshme kuptohen në mënyra të ndryshme. Ashtu si parimet e së vërtetës, të cilat zotërojnë ekzistencë të mëvetësishme, edhe sistemi i moralit qëndron përtej realiteteve shoqërore, pra nuk buron nga vetë njeriu. Edhe […]
Politikë, ekonomi, sociologji, e shumë fusha të tjera për shumicën prej nesh tashmë janë bërë fusha ekspertize, madje edhe në mjekësi, duke ditur që për ta zotëruar atë fushë duhen vite të tëra shkollë, nuk ngurojmë të themi se çfarë bën e çfarë nuk bën për dikë me një sëmundje të caktuar. Mania për të […]
Sot më datë 30 nëntor 2019, ora 7.30, Tirana është e boshatisur. Jam i ulur në kafenenë pranë vendaktivizimit tim të përditshëm ku sapo rrufita kafenë e mëngjesit. Dua të ngrihem, të shkoj e të hap derën e zyrës, sepse kështu bëj përditë pasi pi kafenë e mëngjesit. Por sot qenka ndryshe.. […]
“Më pyeti vdekja: ku don të vdesësh?! I thashë: dua të vdes aty ku për herë të parë rrahu zemra ime, pompuan ajër mushkëritë e mia dhe dhashë shenjën e parë të jetës, teshjen, e nëna ime iu gëzua sakrificës së saj nëntë mujore dhe natyrshëm prindërit e mi përballuan stërvuajtjet e tyre për […]
Çdo popull gjatë historisë së ekzistencës së tij kalon nëpër disa etapa, të cilat sjellin ngritjen, zhvillimin, kulmin e begatisë, dobësimin dhe rënien e tij. Kjo është shumë e prekshme dhe e vërtetueshme tek popujt e mëdhenj, të cilët prodhojnë civilizime. Ndërsa tek popujt e vegjël, këto faza jo domosdoshmërisht kalohen nëpër rrjedhën […]