web analytics

Të veçanta

Koronavirus, stili i jetës dhe marketingu. Marketingu mund të ndryshojë botën

Keni vënë re se çdo profil kompanie në mediat sociale, po komunikon vetëm thirrje: Bli online; tashmë mund të porosisni online; etj, etj…

Fatkeqësisht, në vendin tonë apo në vende pjesërisht të zhvilluara, marketingu konsiderohet si një mjet ku bizneset përfitojnë më shumë dhe klientëve ju hedhin hi syve. Cikli i jetës është i tillë:

PRODHUESI- MARKETINGU- SHOQËRIA

Koronavirus është në ballë të mendimeve të gjithëkujt në këtë kohë. Zyrtarisht po jetojmë në kohën e një pandemie, ku pothuajse kushdo është i prekur. Edhe nëse je i vetë-izoluar, apo duke punuar nga shtëpia, apo je në ankth se çfarë ka rezervuar e ardhmja, mundësitë janë që koronavirus ka ndikuar tek ty në një formë apo mënyrë tjetër.

Nuk kam aspak qëllim të theksoj atmosferën negative të krijuar, por ajo çfarë shohim është se të gjithë i janë drejtuar mediave sociale për ta përjetuar sensin e komunitetit.

Marketingu ka ekzistuar gjithnjë aty ku ka patur shkëmbim vlere përgjatë gjithë historisë së njërëzimit. Shoqëritë e zhvilluara dhe të përparuara me forma të shëndetshme, kanë aplikuar gjithnjë marketingun e saktë, i cili është marketingu nëpërmjet përmbajtjes dhe transparent me palën audiencë. Shoqëritë e shëndetshme, marketingun e kanë përdorur si një instrument për të ofruar vlerat më të drejta si alternativë për organizmin e jetës shoqërore dhe jo si një instrument për të marrë në konsideratë vetëm interesin njëpalësh. Por me shpërndarjen e drejtë të interesave, këtu kemi të bëjmë me palët ndërvepruese, ashtu edhe me mjedisin ku jetojmë, tokën, ajrin, grupet e tjera shoqërore dhe secilin element përbërës në jetën tonë.

Pyetja një milion dollarëshe është sa gjatë kjo do të vazhdojë dhe si do ta ndikojë marketingun në javët dhe muajt në vijim.

FORMAT TRADICIONALE TË MARKETINGUT MARRIN GODITJEN E MADHE.

Pothuajse të gjitha shtetet në botë janë izoluar dhe nën efektin e termit më të përdorur të momentit – “karantinë”, duke i këshilluar njerëzit të qëndrojnë benda banesave të tyre, duke ulur në mënyrë drastike lëvizjet jashtë në hapësirat publike, dhe kështu duke i bërë kompanitë të fokusohen në ndërveprimin online, specifikisht në reklamimin digjital.

Shtesë kësaj është edhe anulimi i eventeve të mëdha sportive, festivaleve apo projekteve, të cilat format kryesor të komunikimit kanë massmedian apo tubimet.

Kjo nuk do të thotë se massmedia, veçanërisht televizoni, do të ketë rënie. Gjithçka varet se sa vlen për audiencën ajo që transmetohet.

Ndërveprimi me mediat sociale është rritur me 30% dhe ndërveprimi me brand influencer është rritur me rreth 80%, çmenduri apo jo?

PO TANI, EJANI DHE TA BËJMË ÇDO GJË ONLINE!?

Çfarë kanë nevojë njerëzit në kohën e koronavirus?

Sigurisht që këtë hapësirë do ta shfrytëzojë çdo kompani. Për rrjedhojë, përdoruesi online do të zgjedhë atë reklamë më përmbajtjen më tërheqëse për të.

Individët kanë nevojë për mbështetjen e markave që ata pëlqejnë dhe media sociale është një formë e jashtëzakonshme për ta bërë të mundur ktë gjë.

Përmbajtjet rreth shëndetit mendor dhe të jetuarit shëndetshëm do të jenë me tepër interes për audiencën online. E njëjtë për nga rëndësia është
çdo përmbajtje, e cila na mban të lidhur, optimistë dhe entuziastë rreth botës, jetës dhe individit.

Për këtë arsye duhet një mendim i zgjuar se ku i orientoni buxhetet tuaja të marketingut.

Endri Caci

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shko te TOP