Liri, sot të kuptova…! (Përtej pesimizmit, për hir të vetëdijësimit)
Liri, sot të kuptova, madje tani. sapo!
Sapo hëngra drekën, gjell me patate, me copëza mishi e me ca copëza karrota. Barkun e fryva shumë…! Shumë feta bukë hëngra, gjë që e kuptova pikërisht me lugën e fundit të çorbës, më falni, të gjellës me patate…! Të lumshin duart, i thashë nënës! E paske bërë shumë të shijshme. Por, rutina ishte ajo që ma komandoi gjuhën dhe jo ndijimi i shijes…! E kuptova sa shtazor qe proçesi i furnizimit fiziologjik…! Fajin e pati përhumbja e mendimit në kërkim të përjetimit të ca grimca lirie…!
Portokallet, nuk qenkan si të djeshmet, mollat qenkan më të mira… ! Sot, kishte më pak se dje furnizime në dyqane…thotë njëri ! Uji na ka ardh më vonë… më thotë tjetri…! Plehrat, sapo i hodha…, të tjerat do i lej për nesër…! Sot as për të mbushur ujë në dajt, nuk shkova! E për sot nuk mund të shkoj më sepse afati i “lirisë” dhe për sot mbaroi…!
As për ilaçet nuk mund të dal, sepse distanca me farmacinë është e largët…!
Faleminderit Liri…! Madje Zoti të shtoftë e të begatoftë…! Madje mos vdeksh kurrë Liri…!
“Faleminderit” liri që po na mungon për ca ditë…!
Falë mungesës tënde unë sot kuptova, përmes shqetësimeve kafshërore të akumuluara, se si njeriu i lartësuar mund të bie nën nëngradat më të ulëta të të poshtëruarve:” E pastaj e kthyem atë në nëngradat më të ulëta të të ultëve” Kuran, Tin
Faleminderit liri që më solle edhe një herë ndërmjet kangjellat e dyqaneve të bukës e të qumështit dhe rradhët e gjata të bidonave të cilat u ndanë nga ne këtu e 30 vjet më parë, e nga shpirti të them; Ooo Zot mosss…!
Faleminderit liri që më bëre thellësisht të përkujtoj e përjetoj se lloji i shqetësimeve dhe substanca e tyre është ajo që e dallon njeriun ng shtaza…!
Liri, faleminderit që më ndriçove edhe më shumë shpirtin në lidhje me shkakun e vërtetë të hixhretit e të Hudejbijes…! Të falenderoj përzemërsisht liri që më tregove me fakt të përjetuar, se pse për shkakun tënd jepet dhe jeta e për hatrin tënd xhihadi është lartësuar në nivelin e kulmit…!
Liri një mijë herë faleminderit që për ca kohë po na mungon…! Por e dashur liri, veç mos u kthefsh por me leje t,Zotit kam me ta tregu… ! Prandaj para se të vish forcoi mirë e mirë kurrizin e shpatullat se barrë të rrandë kam me t’vënë mbi to…! Saqë, nëse tani unë po t’përgjërohem ty; aman ktheu, ty do më përgjërohesh mua e do më thuash; aman, më lër të pushoj në ca grimca kohe e të përjetoj ca thërrime lirie…!
Ahhh liri…!
Shumë faleminderit Liri…! Por veç mos ardhsh…!
Sabaudin Jashari
Komente