web analytics

Të veçanta

A thua e kanë parë…?!

A thua e kanë parë…?!
A thua e kanë parë politikanët e mi dhe drejtuesit e vendit tim filmin “Joker”?! Duhet ta shohin. Këmbëngul! Patjetër duhet ta shohin!
Aty do të kuptojnë mirë se çdo të thotë pavëmendje ndaj popullit. Aty do të kuptojnë çdo të thotë hipokrizi ndaj popullit! Aty do të kuptojnë çdo të thotë zhgënjimi i popullit! Aty do të kuptojnë se çdo të thotë shkelje mbi ëndrrat e popullit! Aty do të kuptojnë se zemërimi i popullit është si një kazan që nxehet ngadalë por kur arrin pikën e vlimit…! Aty do të kuptojnë se sa të sprovuar janë! Aty do të kuptojnë se të kesh pushtetin për të drejtuar njerëzinë nuk është pozicion për tu pasur zili! Aty do të kuptojnë se verdhushkat e akumuluara bëhet mënxyrrë e zezë nga zemërata e popullit! Aty do të kuptojnë se askush nuk e do krimin e askush nuk don të bëhet kriminel por zemrës së copëtuar nga injorimi dhe zhgënjimi i pushtetarëve nuk u ka lënë rrugë tjetër! Aty do të kuptojnë se dëshpërimi i popujve është si vullkan apo cunami shkatërrimtar! Aty do të kuptojnë se kjo botë e vjetër vazhdon të rrotullohet!
A thua e kanë parë Joker-in?! Nuk besoj se e kanë parë! E po duhet ta shohin patjetër!
A e dini pse?! Do ta kuptoni në fund të filmit!!
“Kjo është jeta, kjo është.
Dhe të bën për të qeshur
Disa njerëz qeshin duke shkelur ëndrrat.
Por nuk lejoj të më gjunjëzojnë
Sepse kjo botë e vjetër
Vazhdon të rrotullohet”
Me këtë këngë mbyllet filmi!
A e kanë parë drejtuesit e vendit tim?! Nuk besoj se e kanë parë.
Por…ah sikur ta shikonin para se kjo botë e vjetër të rrotullohet! Ouu harrova unë se bota vazhdimisht rrotullohet! Por kam frikë se njerëzia, ky populli im, do jetë shumë i pamëshirshëm ndaj atyre që nuk kanë nxjerrë mësim nga e kaluara!
A e kanë parë Joker-in?! Duhet ta shohin patjetër, para se filmi Joker të vjetrohet… !

Sabaudin Jashari

Komente

Bëhu i pari që komenton këtë artikull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shko te TOP