Shkaku i protestës- konspiracion gjithandej- Kevi Muçllari
Nga: Kevi Muçllari
Është magjepsëse, madje tronditëse ideja e shkakësisë së protestës.
Nuk ka asnjë shkak të brendshëm, nuk mund të ketë. Nën qeverisjen e Edi Ramës, lulëzon demokracia, lulëzon ekonomia, mirëqënia ka kapur nivele të papërfytyruara më parë, llogaridhënia është shndërruar në përkufizues të saj. Si asnjëherë më parë, ne po rendim pa ndalim dhe pa kurrfarë dyshimi drejt familjes europiane. E gjithë ngrehina botëkuptimore e rilindasve po trupëzohet, i gjithë mendimi politik shqiptarist po merr jetë.
Po integrohemi në Europë, andej nga lind dielli për ne. Në këtë rrugë nuk mund të ketë pengesa, mund të ketë vetëm dashakeqës ose budallenj, por jo pengesa. Çdokush që ngre dyshime për qeverisjen e “të madhit fare”, nuk kupton logjikën e historisë, nuk e kupton që Edi Rama dhe Partia Socialiste (siç ka qejf të shprehet ai), janë përfaqësuesit ekskluzivë të logjikës historike.
Cila është kjo logjikë? Për “Shqiptarët dielli lind nga Perëndimi”. “Sentenca” e famshme e Naim Frashërit, e cila në thelbin e vet është aq romantike (Nacionalizmi Shqiptar, Poezia Romantike si deformim i Nacionalizmit, Milazim Krasniqi, Logos A, Fq. 50), sa që vetëm një megaloman (sigurisht shumë inteligjent), mund ta kuptojë dhe trupëzojë plotësisht në qënien e tij.
Europa i është premtuar Edi Ramës, pa atë ta harrojmë Europën. Në vazhdën e postulatit Naimian, Edi Ramës i lind e drejta e përkufizimit të gjithçkaje. Gjithë çfarë ndodh në Shqipëri, zbehet përpara këtij premtimi historik. Partia e njerëzve të punës (me mutacione të tipit Gjergj Luca), nuk ka kohë për t’u marrë me zhurmën e sheshit, “me njerëz që nuk kanë bërë asnjë punë ne jetën e tyre”.
“Me njerëz që janë të mashtruar nga algoritmi” dhe që nuk e dinë se çfarë duan. Bash si dikush që e di se “duhen pastruar rrobat, por që fajëson amvisën, se pse nuk e bleu në momentin e duhur detergjentin”. Njerëz me mendësi revolucionare, që nuk marrin erë nga punët e udhëheqjes. Opozitarë delirantë (madje edhe Fatos Lubonja), që vetëm japin mend, të cilët nuk kanë menaxhuar kurrë diçka, nuk kanë pasur nën patronazh as tre veta dhe jo më qeverisjen e një vendi. Këta nuk ja kanë haberin nga punët e qeverisjes, andaj nuk duhet të na kërkojnë llogari ne. Vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste e di se çfarë do të thotë qeverisje, andaj llogaridhënia nuk duhet të ketë karakter publik, por partiak. Vetëm grupi jonë (rilindja) e ka kuptuar të vërtetën e historisë dhe të vërtetën e epokës, të gjithë të tjerët janë në shesh për like dhe follow.
Po, ka disa gjëra që duhen bërë më mirë, por në tërësi gjërat janë bërë shumë mirë. Çfarë dreqin duan këta? Pa partinë socialiste (nënkupto rilindjen, udhëheqësi preferon t’i referohet në njëjës), Shqipëria nuk do të kishte as Flamingo. Gjahtarët e paskrupull, me dyfek në dorë, rrezikonin të zhduknin këtë specie që po trondit themelet e pushtetit Rilindas. Pa partinë socialsite nuk do të kishim as simbolikë për “revolucionin”. Me pak fjalë, pa Edin dhe Partinë Socialiste nuk do kishim nevojë për këtë revolucion paqësor. Pa këtë kriminalizim që i ka bërë sistemit ekonomik, nuk do të kishim nevojë fare për revolucionin e flamingove. Pa këtë armiqësi të hapët të tij, nuk do të kishim nevojë për këtë revolucion.
Të deklarosh se unë do iki kur të dua vetë, në një sistem demokratik, është deklaratë armiqësore kundrejt të gjithë shoqërisë (Momenti i fundit për të shpëtuar shtetin, Rudian Zekthi, Vna). Mirëpo për të madhin fare kjo është logjika e historisë. Anipse kjo logjikë është e papranueshmë në Europë. Madje është e papranueshme, skandaloze, që një kryeministër të fajësojë qytetarët e tij, duke i quajtur sehirxhinj, i cili me prepotencë dhe arrogancë, synon të gjejë armiq dhe jo të mbajë përgjegjësi (Lufta për mbijetesë, Rama kalon nga lideri i stilit narcisoid tek lideri i stilit paranoidal, Fitim Zekthi, Mapo).
Algoritmi na qenka armiku më i madh i demokracisë, po na e deklaroka ai i cili ka shpikur një teori të padëgjuar në sistemet vërtet demokratike, “përgjegjësia është personale”. Ai i cili e ka mbrojtur dhunshëm zv/Kryeminstren të akuzuar nga SPAK për korrupsion madhor. Në Europë një gjë e tillë është e pakonceptueshme, lere më të ndodhë. Ai i cili e ka ligjësuar paranë kriminale, dhe i cili ka mundësuar simbiozën mes politikës, biznesit klientelist dhe krimit të organizuar. Goditjet e fundit të SPAK janë një provë shtesë për vërtetimin e kësaj teorie. Megjithëse askush nuk ka dyshim për këtë.
Mirëpo, pavarësisht gjithë kësaj, ka nga ata që dyshojnë shkakësinë e protestës. Mirë, le ta pranojmë se u ndez nga grupimet e majta, po pastaj? A thua vallë të gjithë ata njerëz aty janë të Sorosit. Kjo është hiç më pak sesa çmenduri. Madje kjo tregon mangësi të theksuar në njohjen e shkencës politike. Madje në njohjen e logjikës së ndryshimit. Logjika e konspiracionit kërkon gjithmonë një shkak të padukshëm, një dorë tinëzare, e cila arrin të koordinojë me mijëra njerëz. Aty nuk po e gjejmë gjuhën mes tre-katër grupeve, këta po na shndërrojnë në instrument homogjen të një plani djallëzor.
Logjika konspiracioniste është gjithmonë materialiste, thellësisht djallëzore (dora djallëzore është gjithmonë prezente). Mirëpo harron konspiracionisti se providenca hyjnore është gjithmonë vepruese, madje mund të përdorë edhe djallin për realizimin e punëve të mira Është fascinuese, madje tronditëse ideja e shkakësisë së protestës. Nuk ka asnjë shkak të brendshëm, nuk mund të ketë. Nën qeverisjen e Edi Ramës, lulëzon demokracia, lulëzon ekonomia, mirqënia ka kapur nivele të pa përfytyruara më parë, llogaridhënia është shndërruar në përkufizues të saj. Si asnjëherë më parë, ne po rendim pa ndalim dhe pa kurrfarë dyshimi drejt familjes europiane. E gjithë ngrehina botëkuptimore e rilindasve po trupëzohet, i gjithë mendimi politik shqiptarist po merr jetë. Po integrohemi në Europë, andej nga lind dielli për ne. Në këtë rrugë nuk mund të ketë pengesa, mund të ketë vetëm dashakeqës ose budallenj, por jo pengesa. Çdokush që ngre dyshime për qeverisjen e “të madhit fare”, nuk kupton logjikën e historisë, nuk e kupton që Edi Rama dhe Partia Socialiste (siç ka qejf të shprehet ai), janë përfaqësuesit ekskluzivë të logjikës historike. Cila është kjo logjikë? Për “Shqiptarët dielli lind nga Perëndimi”. “Sentenca” e famshme e Naim Frashërit, e cila në thelbin e vet është aq romantike (Nacionalizmi Shqiptar, Poezia Romantike si deformim i Nacionalizmit, Milazim Krasniqi, Logos A, Fq. 50), sa që vetëm një megaloman (sigurisht shumë inteligjent), mund ta kuptojë dhe trupëzojë plotësisht në qënien e tij. Europa i është premtuar Edi Ramës, pa atë ta harrojmë Europën. Në vazhdën e postulatit Naimian, Edi Ramës i lind e drejta e përkufizimit të gjithçkaje. Gjithë çfarë ndodh në Shqipëri, zbehet përpara këtij premtimi historik. Partia e njerëzve të punës (me mutacione të tipit Gjergj Luca), nuk ka kohë për t’u marrë me zhurmën e sheshit, “me njerëz që nuk kanë bërë asnjë punë ne jetën e tyre”. “Me njerëz që janë të mashtruar nga algoritmi” dhe që nuk e dinë se çfarë duan. Bash si dikush që e di se “duhen pastruar rrobat, por që fajëson amvisën, se pse nuk e bleu në momentin e duhur detergjentin”. Njerëz me mendësi revolucionare, që nuk marrin erë nga punët e udhëheqjes. Opozitarë delirantë (madje edhe Fatos Lubonja), që vetëm japin mend, të cilët nuk kanë menaxhuar kurrë diçka, nuk kanë pasur nën patronazh as tre veta dhe jo më qeverisjen e një vendi.
Këta nuk ja kanë haberin nga punët e qeverisjes, andaj nuk duhet të na kërkojnë llogari ne. Vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste e di se çfarë do të thotë qeverisje, andaj llogaridhënia nuk duhet të ketë karakter publik, por partiak. Vetëm grupi jonë (rilindja) e ka kuptuar të vërtetën e historisë dhe të vërtetën e epokës, të gjithë të tjerët janë në shesh për like dhe folloë.
Po, ka disa gjëra që duhen bërë më mirë, por në tërësi gjërat janë bërë shumë mirë. Çfarë dreqin duan këta? Pa partinë socialiste (nënkupto rilindjen, udhëheqësi preferon t’i referohet në njëjës), Shqipëria nuk do të kishte as Flamingo. Gjahtarët e paskrupull, me dyfek në dorë, rrezikonin të zhduknin këtë specie që po trondit themelet e pushtetit Rilindas.
Pa partinë socialsite nuk do të kishim as simbolikë për “revolucionin”.
Me pak fjalë, pa Edin dhe Partinë Socialiste nuk do kishim nevojë për këtë revolucion paqësor. Pa këtë kriminalizim që i ka bërë sistemit ekonomik, nuk do të kishim nevojë fare për revolucionin e flamingove. Pa këtë armiqësi të hapët të tij, nuk do të kishim nevojë për këtë revolucion. Të deklarosh se unë do iki kur të dua vetë, në një sistem demokratik, është deklaratë armiqësore kundrejt të gjithë shoqërisë (Momenti i fundit për të shpëtuar shtetin, Rudian Zekthi, Vna). Mirëpo për të madhin fare kjo është logjika e historisë.
Anipse kjo logjikë është e papranueshmë në Europë. Madje është e papranueshme, skandaloze, që një kryeministër të fajësojë qytetarët e tij, duke i quajtur sehirxhinj, i cili me prepotencë dhe arrogancë, synon të gjejë armiq dhe jo të mbajë përgjegjësi (Lufta për mbijetesë, Rama kalon nga lideri i stilit narcisoid tek lideri i stilit paranoidal, Fitim Zekthi, Mapo). Algoritmi na qenka armiku më i madh i demokracisë, po na e deklaroka ai i cili ka shpikur një teori të padëgjuar në sistemet vërtet demokratike, “përgjegjësia është personale”. Ai i cili e ka mbrojtur dhunshëm zv/Kryeminstren të akuzuar nga SPAK për korrupsion madhor. Në Europë një gjë e tillë është e pakonceptueshme, lere më të ndodhë. Ai i cili e ka ligjësuar paranë kriminale, dhe i cili ka mundësuar simbiozën mes politikës, biznesit klientelist dhe krimit të organizuar. Goditjet e fundit të SPAK janë një provë shtesë për vërtetimin e kësaj teorie. Megjithëse askush nuk ka dyshim për këtë.
Mirëpo, pavarësisht gjithë kësaj, ka nga ata që dyshojnë shkakësinë e protestës. Mirë, le ta pranojmë se u ndez nga grupimet e majta, po pastaj? A thua vallë të gjithë ata njerëz aty janë të Sorosit. Kjo është hiç më pak sesa çmenduri. Madje kjo tregon mangësi të theksuar në njohjen e shkencës politike. Madje në njohjen e logjikës së ndryshimit. Logjika e konspiracionit kërkon gjithmonë një shkak të padukshëm, një dorë tinëzare, e cila arrin të koordinojë me mijëra njerëz. Aty nuk po e gjejmë gjuhën mes tre-katër grupeve, këta po na shndërrojnë në instrument homogjen të një plani djallëzor. Logjika konspiracioniste është gjithmonë materialiste, thellësisht djallëzore (dora djallëzore është gjithmonë prezente). Mirëpo harron konspiracionisti se providenca hyjnore është gjithmonë vepruese, madje mund të përdorë edhe djallin për realizimin e punëve të mira (shiko tregimin e Abdul Hakim Murad për konvertimin e tij).
Harron se realiteti është më shumë sesa shuma e fakteve të dhëna aktualisht, më shumë sesa ajo që në shohim brenda një realiteti konkret. Ky është një princip në shkenca politike. Është bash ky princip ai që lejon ndodhjen e ndryshimeve, që lejon njerëzit të shpresojnë se diçka mund të ndryshojë, përndryshe materializmi e ngulfat brenda një disfatizmi mjeran. Logjika e konspiracionistit mund të ngrejë dyshime edhe për aktet më fisnike. Edhe Martin Luther King mund të jetë përdorur nga kundërshtarët e Amerikës për të dëmtuar imazhin dhe sistemin politik të saj. Çfarë do ta ndalonte të mos e deklaronte, sipas logjikës së tij është shumë e mundur, madje ka gjasa të jetë kështu.
Kushdo që kërkon shkakësi përtej vendit dhe halleve të qytetarëve të tij, është i lirë të ëndërrojë, por të paktën le të mos guxojë të paraqesë si të vërtetë përfundimtare atë që e di vetëm ai. Kur për ekzistencën e Zotit ka pafund të dhëna, çfarë mund të themi për një protestë.
Problemi i shkakësisë, ose ndryshe thënë pyetja e shkakësisë është ezauruar. Ajo që ngelet është pyetja e vazhdimësisë së protestës, ose organizimit apo planifikimit të saj. Ku do na çojë ajo? Kjo është pyetja e vetme legjitime aktualisht. Dhe kjo pyetje mund të marrë përgjigje nga ata që janë orvatur t’i japin një të tillë.
Në këtë kontekst, unë nuk mund të bëj gjë tjetër vetëm se të sugjeroj që të lexohen dhe të përkrahen tezat që janë artikuluar. Ermal Hasimja, teza e qeverisë kujdestare, Dritan Goxhaj teza e nje qeverie tranzitore, e përkohshme, e perbërë nga 101 intelektuale dhe njerëz me kreëdibilitet dhe integritet publik, teza e Vehap Kolës, një forum kombetar për fundin e tranzicionit etj.
Komente